LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Kanadaja nuk arrijnë një marrëveshje/ Pezullohen negociatat, kryeministri Carney: Do t’i barazojmë tarifat qindarkë për qindarkë

Carney tha se ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-të ishin të padrejta, jo ekonomike dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje.

22 August 2026, 08:00 Nga E. D
SHBA dhe Kanadaja nuk arrijnë një marrëveshje/ Pezullohen
Mark Carney 

KANADA- Një valë e re tarifash doganore amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi që nga mesnata e së shtunës, pas dështimit në minutat e fundit të bisedimeve tregtare. Duke njoftuar pezullimin e negociatave pak para afatit të së premtes në mbrëmje, kryeministri kanadez Mark Carney tha se do të vendoste tarifa doganore reciproke 'qindarkë për qindarkë' ndaj mallrave amerikane.

Carney tha se ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-të ishin të padrejta, jo ekonomike dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje. Negociatorët tregtarë ishin përfshirë në bisedime intensive që prej korrikut, pasi presidenti Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një tarifë doganorë prej 50% ndaj gati 20 miliardë dollarëve amerikanë importe kanadeze deri më 19 gusht.

Trump i pezulloi përkohësisht këto tarifa doganore në fillim të javës, duke thënë se të dyja palët ishin pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare që do të ishte shumë e mirë për të dyja vendet. Por, vetëm pak minuta para afatit për arritjen e një marrëveshjeje, Carney tha se, ndonëse në bisedime ishte bërë përparim i rëndësishëm, ai nuk ishte i mjaftueshëm për të përmbushur objektivat për kanadezët.

“Si rezultat, këtë mbrëmje kam vendosur të pezulloj negociatat tregtare me SHBA-të dhe u kam kërkuar negociatorëve të kthehen në Ottawa. Ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-të ishin të padrejta, joekonomike dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje”, tha ai.

Pas njoftimit të Carney-t, përfaqësuesi tregtar i SHBA-ve, Jamieson Greer, tha në një deklaratë: “Sonte, Kanadaja refuzoi të përfundonte marrëveshjen tregtare sipas kushteve të dakordësuara në fillim të kësaj jave. Pavarësisht ofertës së SHBA-ve për t’i dhënë Kanadasë trajtimin më të favorshëm që mund të marrë çdo eksportues i madh në tregun tonë, kërkesat e reja dhe tërheqja nga angazhime të tjera nga ana e Kanadasë kanë prishur ekuilibrin e kujdesshëm të arritur gjatë ditëve të fundit.

Dështimi i bisedimeve shënon një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, krahasuar me fillimin e javës, kur zyrtarët amerikanë dhe kanadezë shpreheshin optimistë se një marrëveshje tregtare ishte pranë. Sipas raportimeve, negociatorët po diskutonin një marrëveshje që do t’i ulte tarifat doganore amerikane ndaj çelikut dhe aluminit kanadez nga 50% në 25%, ndërsa tarifat ndaj automjeteve kanadeze do të uleshin nga 25% në 15%.

Në këmbim, Carney kishte kërkuar që provincat kanadeze të rikthenin pijet alkoolike amerikane në raftet e dyqaneve. Tensionet mes dy partnerëve të mëdhenj tregtarë kanë nisur që kur Trump u rikthye në detyrë në janar të vitit të kaluar dhe nisi një program të gjerë tarifash doganore në mbarë botën, duke përmbysur tregtinë e lirë që vijonte prej dekadash midis Kanadasë dhe SHBA-ve.

Tani që bisedimet kanë dështuar, Kanadaja do të përballet me tarifa të reja amerikane prej 50%, të vendosura nga Trump duke përdorur një ligj të epokës së Depresionit të Madh, të njohur si Akti i Tarifave i vitit 1930. Tarifat do të zbatohen ndaj një sërë mallrash, përfshirë verën, produktet e qumështit, çimenton, veshjet dhe pajisjet e hokejit. Ato u shtohen tarifave ekzistuese që SHBA-të kishte vendosur tashmë ndaj çelikut dhe aluminit kanadez, automjeteve dhe lëndës drusore.

Bizneset dhe grupet e interesit në të dyja anët e kufirit kishin bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, duke argumentuar se tarifat e reja doganore amerikane ndaj Kanadasë do të dëmtonin të dyja vendet.

Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi në fillim të javës se tarifat më të larta doganore do të dëmtonin të dyja ekonomitë, do të rrisnin kostot për familjet amerikane, do të shkaktonin ndërprerje të mëtejshme në zinxhirët kritikë të furnizimit dhe do të vinin në rrezik 13 milionë vende pune në SHBA që varen nga tregtia në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë SHBA–Meksikë–Kanada. 'Hakmarrja' rrezikon të shqetësojë administratën Trump, me përfaqësuesin e tregtisë Jamieson Greer që thotë se SHBA-të nuk do të tolerojnë kundër-tarifat./Dosja.al

mark carney shba kanada

Sondazh

Bota 22 August 2026, 07:17 E. D

Ekonomistët e epokës së AI-së

Inteligjenca Artificiale ka krijuar tashmë triliona dollarë vlerë në tregje dhe ka kthyer një grusht specialistësh të tekno...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...