6 April 2025, 12:30
Nga E. D
foto ilustruese
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se negociatat e drejtpërdrejta me SHBA-në nuk kanë kuptim. Araghchi i bëri këto deklarata pasi Presidenti i SHBA Donald Trump propozoi negociata të drejtpërdrejta me Teheranin mbi programin e tij bërthamor, ndërsa kërcënoi të bombardonte vendin nëse diplomacia dështon.
“Negociatat e drejtpërdrejta me një palë që vazhdimisht kërcënon se do të përdor dhunë (...) dhe e cila shpreh qëndrime kontradiktore nga zyrtarë të ndryshëm nuk do të kishin kuptim. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj diplomacisë dhe jemi gati të provojmë rrugën e negociatave indirekte," vlerësoi Aragchi, siç njoftoi sot ministria e tij.
Vendet perëndimore, para së gjithash SHBA, kanë dyshuar për dekada se Teherani dëshiron të marrë një armë bërthamore. Irani i hedh poshtë këto akuza dhe deklaron se aktivitetet e tij bërthamore janë ekskluzivisht paqësore. Në mars, Trump u dërgoi një letër zyrtarëve iranianë duke i ftuar ata të negociojnë mbi programin bërthamor të vendit të tyre.
Por në të njëjtën kohë, republikani kërcënoi se do të bombardonte Iranin nëse diplomacia dështon dhe vendosi sanksione të reja kundër sektorit iranian të naftës. Presidenti amerikan tha të enjten se ai do të preferonte të kishte negociata të drejtpërdrejta me Iranin sepse ata lëvizin më shpejt dhe ju e kuptoni shumë më mirë palën tjetër.
"Nëse dikush dëshiron të negociojë, çfarë dobie ka të kërcënosh?", pyeti dje të shtunën presidenti iranian Mashoun Pezheskian.
Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje për programin e tij bërthamor me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe Britania) dhe Gjermania, e cila parashikonte kufizime në aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.
iran shba
Bota
6 April 2025, 11:30
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do ti propozojë sot Kuvendit emrin e kandida...
Bota
6 April 2025, 11:10
E. D
foto ilustruese
SHBA- Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkak...
Bota
6 April 2025, 10:51
E. D
Marine Le Pen
FRANCË- Dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në Francë, e djathta ekstreme organizon sot një tubim në Paris n&...
Bota
6 April 2025, 10:53
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Një muaj pas njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për themelimin...
Bota
6 April 2025, 09:54
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se forcat e vendit do të "ndërronin ingranazhet" në Gaza, duke ndar...
Bota
6 April 2025, 09:32
E. D
rrenojat
MIANMAR- Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente...
Bota
6 April 2025, 09:28
E. D
foto nga protesta
SHBA- Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekz...
Bota
6 April 2025, 09:14
M.B
Foto nga intervista
KROACIA- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar mbështetjen e plotë për integrimin n&eu...
Bota
6 April 2025, 09:09
E. D
Rodrigo Duterte, Benjamin Netanyahu dhe Vladimir Putin
HAGË- Arrestimi i bujshëm i ish-presidentit kontrovers të Filipineve në mars shk...
Bota
6 April 2025, 08:55
M.B
Foto ilustruese
KINA- Nga Indonezia në Meksikë, humbjet e vendeve të punës mund të rriten pasi tarifat e Trump-it devijojnë e...