29 August 2023, 20:48
Nga I.A
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës nga Perëndimi për luftën, tha ministri i Jashtëm ukrainas, duke hedhur poshtë gjetjet e një ankete të publikuar në SHBA, në të cilën thuhej se ka rënie të mbështetjes së publikut dhe u vunë në pah komentet kritike nga disa konservatorë amerikanë.
Përderisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon të bëjë përparim të ngadalshëm, një anketë e realizuar nga CNN u publikua në fillim të gushtit, në të cilën thuhej se mbi gjysma e amerikanëve ishin kundër mbështetjes shtesë amerikane për Ukrainën, duke paraqitur rënie të mbështetjes.
“Ne nuk po ndiejmë se ka rënie të mbështetjes nga Kongresi [amerikan], nga Parlamenti Evropian”, tha Dmytro Kuleba gjatë një konference për media në Paris, pas takimit me homologen tij franceze, Chatherine Colonna.
“Ne po shohim disa persona që po bëjnë deklarata në Amerikë dhe në Evropë se duhet të mbështesim më pak Ukrainën. Në SHBA kjo lidhet me nisjen e ciklit zgjedhor”, tha ai, duke shtuar se “ne do ta tejkalojmë këtë situatë. Do të gjejmë një zgjidhje”.
Gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, disa prej kandidatëve kritikuan politikën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e Ukrainës dhe ata sugjeruan se do të heqin dorë nga kjo politikë. Qëndrimi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, - që konsiderohet kandidati kryesor i republikanëve – mbetet i paqartë, por ai ka pretenduar se mund t’i japë fund brenda një dite luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Për të shmangur paqartësitë, aleatët perëndimorë të Ukrainës po kërkojnë të krijojnë plane afatgjate për ta furnizuar Ukrainën me armë dhe fonde. Kuleba refuzoi idenë se negociatat e paqes me presidentin rus, Vladimir Putin, do ta ngrinin konfliktin, duke argumentuar se Putin nuk është jë person që mund të besohet.
Putin në shkurtin e vitit të kaluar urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës. Që atëherë, shtete nga e mbarë bota kanë ofruar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Marrë nga REL
lufta ukraine-rusi
Bota
29 August 2023, 20:41
I.A
SHKUP- Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në For...
Bota
29 August 2023, 20:33
m.s
Ura ne Pakistan
Në botën e civilizuar, mund të shijojmë arritjet e inxhinierisë moderne (ndonëse ka edhe dështime tragj...
Bota
29 August 2023, 20:14
I.A
Giampiero Romano
SERBI- Ne ende presim të shohim një shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës, tha ...
Bota
29 August 2023, 19:41
m.s
foto ilustruese
Në Britani, ka ende kaos me qindra fluturime që nuk funksionojnë në shumë aeroporte të vendit. Me njoft...
Bota
29 August 2023, 19:50
I.A
Grate e Krushes
KOSOVË- Të martën është dita ndërkombëtare e të zhdukurve dhe për disa nga gratë e Krush&...
Bota
29 August 2023, 19:20
m.s
foto ilustruese
Sezoni turistik veror i këtij viti për Francën, destinacioni më i mirë i pushimeve në botë, pritet...
Bota
29 August 2023, 19:16
I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Komisioni Evropian rrëzoi të martën objektivin e Charles Michel për 2030 për zgjerim...
Bota
29 August 2023, 18:33
m.s
foto ilustruese
FBI dhe agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit, çmontuan një rrjet masiv kompjuterësh të hakuar q&...
Bota
29 August 2023, 18:35
I.A
Mushkonje
GREQI- Janë regjistruar gjithsej 11 vdekje në pacientët me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor dhe ma...
Bota
29 August 2023, 18:14
m.s
foto ilustruese
Sindikata më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në Francë, SNCTA, ka vendosu...