30 September 2022, 15:54
Nga F.M
Hekuran Murati
KOSOVË- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova është me fat që e kalon më së miri krizën e energjisë elektrike. Mediat e Kosovës shkruajnë Murati ka bërë të ditur se energjinë e kanë subvencionuar me 60 milionë euro deri tani nga 90 milionë sa ka qenë zotimi i Qeverisë, dhe se për të përfunduar i gjithë zotimi ka afat deri më 31 mars 2023.
“Çdo vendim që merret siç e kam thënë në pjesën e parë të intervistat do të realizohet. Siç e kam thënë edhe herën e kaluar përmbushja e zotimit është deri më 31 mars 2023 dhe çdo zotim që e ka bërë qeveria do të bëhet dhe do të realizohet. Si Ministri e Financave ndarjen buxhetore e kemi bërë. Shuma e ndarë deri më tani në kuadër të zotimit prej 90 milionë euro është 60 milionë euro deri tani shuma e alokuar në Ministrinë e Ekonomisë. Janë bërë dy alokime, alokimi i parë ka qenë ndarja prej 41 milionë euro dhe alokimi i dytë është prej 19 milionë euro,”- tha Murati.
Murati në intervistimin nga Komisioni Hetimor për Energji tha se për shkak të subvencionimit çmimi i energjisë elektrike për kilovat është më i lirë në Kosovë se në Shqipëri.
“Përmbushja e zotimit ka afat deri më datën 31 mars 2023 dhe nuk është afat që ka skaduar, çdo afat do të përmbushet. Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret atje është shtuar blloku i ri tarifor – njësoj siç e kemi bërë edhe ne ku mbi nivelin prej 800 kilovat të konsumit në muaj ka tarifë tjetër. Por, nëse i krahasojmë tarifat në Kosovë tarifa nën 800 kilovat, tarifa e shtrenjtë e ditës kushton 6,75 centë kurse në Shqipëri nëse konvertohet kushton rreth 8 centë kurse mbi 800 kilovat tek ne kushton rreth 12 centë ndërsa në Shqipëri 36 centë. Për shkak të subvencionimit e kemi çmimin më të lirë prej 12 cent. Ne si ministri ndarjet i ndajmë duke u bazuar në ligj, sipas kërkesave që na vijnë. Funksioni është financimi dhe prioriteti i qeverisë,”- tha ai ndër të tjera.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës. Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi.
Ndërsa në vendin tonë, Kryeministri Edi Rama, ka bërë të ditur se fasha e energjisë elektrike për 800 kilovat në orë nuk do të hyjë në fuqi në muajin tetor, sikurse ishte vendosur më herët.
hekuran murati kriza ekonomike prej luftes
Bota
30 September 2022, 15:40
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe 'guvernatorët' pro-rusë të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zapor...
Bota
30 September 2022, 15:30
F.M
Von Der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Presidenti i Ru...
Bota
30 September 2022, 15:27
e.k
Flamuri i NATO-s dhe i Finblandës
FINLANDË-Që nga 30 shtatori, shtetasit rusë me viza turistike nuk do të mund të hyjnë ...
Bota
30 September 2022, 15:27
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncuan të enjten planin ru...
Bota
30 September 2022, 15:09
k.m.
Pamje nga kasollja
GREQI- “Hajde në vathë, hajde në vathë,”-kështu i tha 54-vjeçari që vrau gruan dhe f&e...
Bota
30 September 2022, 15:08
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Duke vazhduar përbuzjen e tij kundër Perëndimit, Putini ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë për rrjedhjet n...
Bota
30 September 2022, 14:58
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga rimarrja e të gjitha raj...
Bota
30 September 2022, 15:00
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për b...
Bota
30 September 2022, 14:51
d.a.
Stoltenberg dhe Scholz
GJERMANI- Në një telefonatë të premten, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kancelari gjerman Olaf Scholz diskut...
Bota
30 September 2022, 14:39
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin në fjalën e tij përsëriti pretendimet që ai ka bërë shumë herë, se P...