8 July 2023, 22:38
Nga I.A
Oleksii Reznikov
UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta furnizuar Kievin me bomba thërrmuese, duke thënë se ato do të shërbenin si ndihmë për çlirimin e territorit ukrainas, por premtoi se nuk do të përdoren në Rusi.
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do të furnizonin Ukrainën me bomba thërrmuese, që janë të ndaluara në më shumë se 120 vende, me qëllim për përdorimin e tyre nga trupat ukrainase, në kundër-sulmin e nisur ndaj Rusisë.
Zoti Reznikov tha se bombat thërruese do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, duke shtuar se Ukrainado të shkëmbejë informacione me partnerët e saj mbi përdorimin e tyre.
“Qëndrimi ynë është tepër i thjeshtë, duhet të çlirojmë territoret e pushtuara dhe të shpëtojmë jetët njerëzore. Ukraina do të përdorë bombat thërrmuese vetëm për çlirimin e territoreve që njihen ndërkombëtarisht si territoret tona. Këto municione nuk do të përdoren në territoret që zyrtarisht njihen si territore ruse”, shkroi ai përmes një postimi në Twitter.
Më shumë se 120 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese. Vendet kanë rënë dakord të mos përdorin, të mos prodhojnë, transferojnë apo të kenë rezerva të tyre. Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë. Bombat të cilat nuk shpëthejnë, por mbeten në terren, paraqesin rrezik për dekada të tëra.
Marrë nga VOA
oleksii reznikov lufta ukraine-rusi
Bota
8 July 2023, 20:14
I.A
Poloni
POLONI- Të shtunën Polonia filloi dislokimin e mbi 1,000 trupave në lindje të vendit, tha ministri i mbrojtjes, mes shqetës...
Bota
8 July 2023, 19:12
I.A
Donika Gërvalla
KROACI- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut ka thën&e...
Bota
8 July 2023, 18:33
I.A
Gabriel Escobar
KROACI- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeminis...
Bota
8 July 2023, 18:20
I.A
Joseph Borrell dhe Andrej Plenkoviç
KROACI- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigu...
Bota
8 July 2023, 18:11
I.A
NATO
BRUKSEL- Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një zotim të ri për të shpenzuar të paktën 2% t&...
Bota
8 July 2023, 17:45
I.A
Janet Yellen dhe He Ligen
SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nxiti të shtunën forcimin e komunikimit mes Kinës dhe Shteteve...
Bota
8 July 2023, 15:14
I.A
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se udh&...
Bota
8 July 2023, 14:29
f.i
pamje nga festa
TURQI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku bashkia e Izmirit dha lejen për të zhvilluar një fest&e...
Bota
8 July 2023, 13:53
f.i
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçka zhvilluar një bis...
Bota
8 July 2023, 13:52
k.m.
Foto ilustruese
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler ka shprehur dëshpërimin e saj për gjendjen n&eum...