7 September 2022, 07:56
Nga A.B
Christine Lambrecht
Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, priti të martën (6.02.) në Berlin, homologun e saj nga Kosova, Armend Mehaj. Siç bëjnë të ditur burime të DW pranë Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në takim është biseduar për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
„Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë“, shkroi ministrja Lambrecht pas takimit në një mesazh në Twitter: Ajo përshëndeti marrëveshjen e arritur kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovëspër rregullat e hyrje-daljeve. Por paralajmëroi se "do të duhet frymëmarrje e gjatë"
Lambrecht siguroi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës.
Së fundmi, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, ishte shprehur për një prezencë më të rritur të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë.
Mandati aktual i ushtarëve gjermanë të KFOR-it, vazhdimi i të cilit u miratua në korrik nga Parlamenti Gjerman, parashikon dërgimin e deri më 400 ushtarëve, në rast nevoje. Aktualisht aty janë të stacionuar rreth 70 ushtarë gjermanë.
Së fundmi, Gjermania së bashku me Francën kanë treguar iniciativë për një angazhim më të fortë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten, më 9 shtator, dy këshillltarët për çështje të jashtme të kancelarit gjermanm, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të shkojnë në Kosovë dhe Serbi për të parë se cilat janë opsionet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, dy këshilltarët pritet të kërkojnë me ngulm nga dy palët gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve. /dw
christine lambrecht
Bota
7 September 2022, 07:56
A.B
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të martën se sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërth...
Bota
7 September 2022, 07:28
A.B
Nancy Pelosi
SHBA- Nëse Partia Demokratike humbet shumicën e saj në Kongresin Amerikan pas zgjedhjeve afatmesme nëntorin e ardhsh&...
Bota
6 September 2022, 22:53
I.A
Yevgenia Albats
RUSI- Yevgenia Albats, kryeredaktore e revistës The New Times, është larguar nga Rusia mes goditjes së vazhdueshme ndaj...
Bota
6 September 2022, 22:41
I.A
Foto ilustruese
ITALI- Qeveria italiane po përpiqet të marrë masa për të kursyer energjinë, në mënyrë...
Bota
6 September 2022, 22:36
I.A
DASH
SHBA- Ndërhyrja me zë të lartë e Departamentit të Shtetit për vënien në dyshim të sovranitetit të is...
Bota
6 September 2022, 22:25
I.A
Stevo Pendarovski
SHKUP- Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski e thirri sot Këshillin Kombëtar të Sigurisë lidhur me krizën ener...
Bota
6 September 2022, 22:12
I.A
Aeroporti
SIRI- Një sulm ajror izraelit në aeroportin e Aleppos në veri të Sirisë ka dëmtuar pistën dhe e ka nxjerrë...
Bota
6 September 2022, 22:10
I.A
Joe Biden dhe Xi Jinping
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha të martën se ishte "i sigurt" se do ta takonte Xi Jinping në në...
Bota
6 September 2022, 21:57
I.A
Labinot Maliqi
KOSOVË- Studiuesi i fesë islame Labinot Maliqi, njëherësh imam në një nga xhamitë në Prishtinë,...
Bota
6 September 2022, 21:51
I.A
SHBA- Studiuesit e sigurisë kibernetike të hënën hasën në një shkelje të mundshme të të dhënave në...