LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Modelet IA dhe revolucioni në botën e modës

Krijesat e Inteligjencës Artificiale (IA) nuk kanë nevojë për kamera. Modelet e IA po përgatiten të zhvendosin modelet e vërteta dhe po trondisin industrinë e modës duke i i vënë nën presion veçanërisht vajzat e reja.

19 August 2024, 11:10 Nga M.B
Analiza e DW: Modelet IA dhe revolucioni në botën e modës
Foto ilustruese

SHBA- Viti 2024 është që tani një vit historik. Për herë të parë në historinë e Miss-eve, konkurseve botërore të bukurisë, sivjet u zgjodh një mbretëreshë bukurie e krijuar nga kompjuteri. "Miss-i Inteligjencës artificiale, IA" i pari në botë është influencuesja virtuale Kenza Layli, e cila fitoi garën kundrejt 1500 konkurrentëve të tjerë virtualë. Miss-i imagjinar me një hixhab të artë u krijua nga Myriam Bessa, themeluesja dhe drejtuesja e agjencisë marokene të IA, Atelier Digital. Ajo u shpall fituese më 8 korrik nga Shoqata Botërore e Çmimeve të Krijuesve të IA (WAICAS).

Marka e Mangos krijon trendin

A ipo u vjen fundi modeleve të vërteta së shpejti? Edhe nëse kësaj pyetje nuk mund t'i jepet përgjigje përfundimisht, një gjë është e sigurt: IA po revolucionarizon industrinë e modës. Marka spanjolle e modës Mango tregon se nga po shkohet. Për koleksionin e ri "Sunset Dream” nuk dolën më modele reale para kamerës. Vetëm veshja në foto është e vërtetë e projektuar në modelet e Ineligjencës Artificiale. Fushata e Mangos nuk ishte e vetmja risi në këtë sektor. Vitin e kaluar, ishte marka Levi's që zu titujt e mediave me modelet virtuale dhe një bashkëpunim me startup-in holandez, Lalaland, që prodhon modele të IA për komercin elektronik.

"Inteligjenca artificiale po shkakton ndryshime të jashtëzakonshme në industrinë e modës”, shkruan Max Dewod nga agjencia amerikane e marketingut Reverb, e cila është e specializuar për IA. "Markat si Zara, H&M, Nike, Levi's ASOS dhe Burberry po demonstrojnë se si IA tashmë po përdoret për të identifikuar dhe përdorur trendet, për të përmirësuar kujdesin ndaj klientit, për të optimizuar kërkimin dhe për të personalizuar sjelljen e blerësve."

Dove: "Modele të vërteta në vend të pamjeve të IA"

Vetëm një markë po refuzon qëllimisht të ndjekë trendin: Dove. Në një njoftim në maj të këtij viti, kompania, e cila është pjesë e grupit britanik Unilever, premton "të mos shfaqë kurrë imazhe të IA po gra të vërteta dhe të mos përdorë kurrë falsifikimin dixhital që të tregojë pamjen joreale, të shtrembëruar dhe bukurinë 'perfekte' pa të meta, që mundësohet nga përdorimi i përpunimit të imazheve."

Arsyeja: Në një studim të kryer nga grupi i titulluar "Gjendja reale e bukurisë: Një raport global" provohet, se modelet e IA dhe influencuesit e IA vënë nën presion veçanërisht gratë dhe vajzat e reja me pamjen e tyre perfekte. Për shembull, shumica e vajzave 14 deri në 17 vjeç ranë dakord me fjalinë: "Kirurgjia plastike ju ndihmon të ndiheni më rehat në trupin tuaj". Përqindjet e miratimit ishin veçanërisht të larta në Brazil (69%) dhe Kinë (56%), Meksikë (54%) dhe Indi (48%).

Për studimin u anketuan rreth 33,000 njerëz në 20 vende. Këtu u përfshinë 14,000 gra dhe 4,000 burra nga mosha 18 deri në 64 vjeç, dhe 9,500 vajza dhe 4,700 djem nga mosha dhjetë deri në 17 vjeç.

Burrat do donin më shumë muskuj

Burrat dhe djemtë janë gjithashtu nën presion për të optimizuar pamjen e tyre. 79 për qind e meshkujve dhe 74 për qind e djemve thanë se nuk mendonin se trupi i tyre ishte muskuloz sa duhej. Mesatarisht në mbarë botën, 68 përqind e meshkujve dhe 59 përqind e djemve thanë se ndjeheshin nën presion për t'u dukur më tërheqës.

Aktivistja braziliane Beta Boeschat, e cila punoi për këtë studim e konfirmon se ka një pakënaqësi të përgjithshme në rritje me pamjen e jashtme. "Sa më shumë mjete të disponueshme ka për të ndryshuar pamjen tonë, aq më shumë rritet presioni për të arritur idealin dixhital të bukurisë fizikisht dhe në realitet", tha ajo për DW.

Provën për këtë ajo e sheh në numrin në rritje të operacioneve estetike në mbarë botën. Ndërhyrja kirurgjikale tani është bërë më e përballueshme financiarisht dhe më e lehtë. "Kjo rrit presionin për të optimizuar veten jo vetëm për gratë, por edhe për burrat," thotë Boechat.

Bukuria digjitale dhe pamja e vërtetë

Helmut Leder, profesor i estetikës empirike në degën e psikologjisë në Universitetin e Vjenës, shprehu gjithashtu shqetësimin për DW për presionin që lind nga hendeku midis idealeve të bukurisë dixhitale dhe pamjes reale. "Ky është një problem shumë dramatik," thotë Leder.

Ai sqaron: "Fytyrat e prodhuara artificialisht janë me një përsosmëri të lëkurës, kanë përmasa perfekte dhe pothuajse të gjitha korrespondojnë me një ideal të përgjithshëm bukurie". Sipas psikologut, "në një botë në të cilën ne nuk përballemi me njerëz të vërtetë, por me shumë fytyra të zbukuruara artificialisht, dëshira individuale për të qenë tërheqës dhe të bukur është shumë e madhe."

Filtrat e bukurisë

Për zhvilluesit e bukurisë artificiale të modeles Milla Sofia modelet virtuale nuk janë ndonjë dramë e madhe, por shembuj për transformimin shoqëror të nxitur nga inteligjenca artificiale. Në faqen e tyre në internet, ata e lënë të flasë vetë modelen virtuale që përpiqet të heqë shqetësimet në lidhje me bukurinë digjitale. "Filtrat e bukurisë të njohura në mediat sociale kanë rritur presionin mbi pamjen,” thotë ai. "Me IA, ndryshimet janë thjesht më të lehta; ato janë vetëm një hap tjetër në trendin tashmë ekzistues drejt vetë-optimizimit." Ndërsa ekspertja britanike e bukurisë Sally-Ann Fawcett e sheh revolucionin e IA në industrinë e modës si një mundësi për më shumë prezencë femërore. Autorja ishte anëtare e jurisë në konkursin e bukurisë "Miss IA 2024”. "Në vitet '70, shumica e konkurseve të bukurisë organizoheshin nga burrat," u shpreh ajo për revistën amerikane Time. "Tani 95 për qind e të gjitha konkurseve të bukurisë në Britani drejtohen nga femrat.

Kurse aktivistja Beta Boechat, nga ana tjetër, i trembet një kthimi mbrapa të "lëvizjes për pozitivet ndaj trupit", e cila ka bërë fushatë për heqjen e idealeve joreale dhe diskriminuese të bukurisë për dekada. Aktivistët e konstatojnë këtë që tani, pohon ajo për DW. "IA po e arrin shoqërinë në një moment shumë të ndjeshëm," vëren Boechat. "Kërkesat estetike po shtohen dhe lëvizjet kundër fuqisë së kultit të trupit janë dobësuar”./ DW

ia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin