Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
MOTI i keq në Itali/ Përmbytje në Milano dhe Venecia! Shemben dy ura, vërshon liqeni i Comos (PAMJET)
Në Milano, një rrebesh i madh shkaktoi pezullimin e linjës së metrosë dhe linjave të autobusëve të qytetit. Në Como, si pasojë e vërshimit të liqenit u vendosën barriera të lëvizshme përgjatë liqenit. Moti i keq preku edhe Valtellina dhe Valchiavenna, ku janë raportuar përmbytje, rrëshqitje të vogla dheu, rënie të pemëve, ku rreth njëzet zjarrfikës kanë dalë në të gjithë territorin për të kontrolluar situatën.
31 October 2023, 21:50Nga f.i
pamje nga përmbytjet
ITALI- Italia është goditur nga shira të furishëm, erërave të forta dhe stuhi të forta në disa rajone. Moti i keq në rajonin Emilia Romagna shkaktoi shembjen e pjesshme të dy urave jashtë qyteteve Parma dhe Piacenza.
Mediat e huaja raportojnë se shiu i dendur çoi në shembjen e urës "Ozzanello", e cila lidh Fornovo dhe Terenzo. Po ashtu një tjetër urë u shemb midis Fornovo di Taro dhe Terenzo. Ura kalonte mbi përroin e Sporzanës, i cili u fry mjaft nga reshjet e dendura të shiut.
Në Milano, një rrebesh i madh shkaktoi pezullimin e linjës së metrosë dhe linjave të autobusëve të qytetit. Në Como, si pasojë e vërshimit të liqenit u vendosën barriera të lëvizshme përgjatë liqenit. Moti i keq preku edhe Valtellina dhe Valchiavenna, ku janë raportuar përmbytje, rrëshqitje të vogla dheu, rënie të pemëve, ku rreth njëzet zjarrfikës kanë dalë në të gjithë territorin për të kontrolluar situatën.
Në Venecia, efektet e fenomenit të baticës ishin të kufizuara falë barrierave artificiale të sistemit “Mose”, të cilat u ngritën për t’i mbrojtur gjatë natës. Alarm i kuq për shkak të motit të keq është dhënë në Veneto, portokalli në Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Lombardi, Trentino Alto Adige, në Abruzzo, Campania, Lazio, Molise dhe Toscana.