13 September 2024, 17:17
Nga M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada. Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë, është thënë se mund të regjistrojnë 400 litra shi për metër katror brenda katër ditëve, derisa Austria dhe Sllovakia mund të regjistrojnë deri në 200 litra. Ngjarjet kulturore të planifikuara për fundjavë, tashmë janë shtyrë në katër shtetet, për shkak të ciklonit Boris.
Polonia pritet të regjistrojë shira të rrëmbyeshëm në jug të shtetit. Ndërkohë, ministri çek i Ambientit, Petr Hladik, ka thënë se situata në vendin e tij “mund të jetë e ngjashme me atë që kemi përjetuar më 1997 dhe 2002”. Në vërshimet e vitit 1997 është goditur keq rajoni i Moravisë – ku pritet të regjistrohen shira të rrëmbyeshëm edhe këto ditë – duke marrë jetën e 50 njerëzve dhe duke shkaktuar dëme në vlerë të miliarda dollarëve.
Në vërshimet e vitit 2002 janë goditur pjesë në perëndim të shtetit, duke vrarë 17 njerëz dhe duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha sesa më 1997. Në qytetet e rajonit të Moravisë janë vendosur barriera kundër vërshimeve, dhe janë përgatitur thasë me rërë. Kanali televiziv austriak ORF, ka thënë se reshjet e mëdha mund të ndikojnë që niveli i ujit të lumit Danub të shënojë rritjen më të madhe në pesë apo 10 vjetët e fundit.
Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të mërkurën se ushtria është gati për të angazhuar 1.000 ushtarë përgjatë fundjavës, nëse ka nevojë. Edhe ushtria sllovake dhe zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie për të reaguar. Nëse parashikimet për Sllovakinë dalin të vërteta, reshjet e shiut do të jenë edhe më intensive sesa ato të vitit 2013, të cilat, atëbotë, janë konsideruar si diçka që ndodh një herë në 1.000 vjet./ REL
europa
Bota
13 September 2024, 17:07
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Izraeli mbrojti sulmin ndaj një shkolle të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të kthyer në stre...
Bota
13 September 2024, 16:59
E. D
pamje nga vendngjarja
BULLGARI- Një avion ushtarak është rrëzuar gjatë stërvitjes, ku si pasojë humbën jetën d...
Bota
13 September 2024, 16:20
E. D
Donald Trump dhe Kamla Harris
SHBA- Sipas një anketimi të fundit të opinionit publik, zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ...
Bota
13 September 2024, 16:18
M.B
Bisnik Bislimi
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serb...
Bota
13 September 2024, 16:08
M.B
Yevgeny Prigozhin
BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka larguar të premten prej listës së sanksioneve, Violetta Prigozhinan, nënën e lid...
Bota
13 September 2024, 16:04
S.B
foto ilustruese
FRANCË- Dhjetra kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesat e bananeve në katër dyqane të n...
Bota
13 September 2024, 16:03
E. D
Olivier Guerot dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ditën e sotme në takim ambasadorin e Republik&eu...
Bota
13 September 2024, 15:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ata kinezë po zhvillojnë bisedime përpara zgjedhj...
Bota
13 September 2024, 15:44
Keir Starmer dhe Joe Biden
BRITANI E MADHE- Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeminstri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të...
Bota
13 September 2024, 15:44
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave që po mbaheshin nga Rusia në një shkëmbim të ri të burgos...