31 January 2025, 12:23
Nga N.F
Louvre
PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macro do të restaurojë me themel muzeun e famshëm Louvre në Paris, sepse lagështira po rrezikon veprat e artit dhe hyrja është e vogël për masën e vizitorëve.
Ndërtesa e muzeut të famshëm Louvre në Paris është në gjendje jo të mirë. Muret e prekura nga lagështia mund të rrezikojnë veprat e çmuara të artit, ndërsa hyrja është e ngushtë për masën e vizitorëve që vërshojnë nga të katër anët e botës për të vizituar Louvre.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dëshiron që muzeu të restaurohet. Kryevepra e Leonardo da Vinçit "Mona Lisa" do të zhvendoset në një sallë të re duke u ekspozuar në një mënyrë që të shijohet edhe më mirë nga vizitorët, deklaroi Macron.
Në Louvre rreth nëntë milionë vizitorë në vit
Muzeu më i frekuentuar në botë pas restaurimit kapital do të ketë edhe një hyrje të re, për të menaxhuar më mirë kalimin e masës së vizitorëve. Hyrja e tanishme nën piramidën me xhama do të rikonceptohet tërësisht duke iu ndryshuar funksioni në salla të reja. Përurimi i hyrjes së re parashikohet në vitin 2031. Për projektimin e hyrjes së re në fasadën lindore në fund të vitit 2025 do të shpallet një konkurs ndërkombëtar i arkitekturës, tha Macron. Për herë të fundit Louvre është rinovuar në vitet 1980, kur arkitekti Leoh Ming Pei konceptoi piramidën ikonike të xhamit për hyrjen e muzeut, e cila u përurua më 1989 në kohën e presidentit Francois Mitterand. Por kjo hyrje asokohe ishte planifikuar për një masë turistësh deri në katër milionë në vit. Aktualisht Louvre vizitohet nga nëntë milionë turistë në vit, tha Macron.
"Muzeu Louvre pjesë e një mesazhi, që Franca i jep botës"
Çmimet e biletave për vizitorët jashtë vendeve të BE-së do të rriten. Macron nuk i bëri të ditura kostot e projektit, që mund të arrijnë në disa qindra milionë euro. Por një pjesë e kostove pritet të mbulohen nga të ardhurat e vet muzeut Louvre prej rritjes së çmimit të biletave dhe donacioneve.
Duke filluar nga janari 2026 vizitorët jashtë vendeve të BE-së do të duhet të paguajnë më shumë. Se sa do të çmimi i ri i biletave, nuk është komunikuar ende. Afatgjatë pritet që numri i vizitorëve të arrijë në 12 milionë në vit, tha Macron."Ky muze është pjesë e historisë së Francës, dhe është pjesë një mesazhi, që Franca i jep botës". Ashtu si arkitektura dhe mjeshtëria e zejtarisë franceze ka rigjallëruar katedralen e Parisit Notre-Dame, duhet që edhe rilindja e Louvre të krijojë një akses të ri tek arti dhe historia e artit, deklaroi Macron. "Eshtë një etapë e re në jetën e kombit", shtoi ai./DW
muzeu i vouvre mona lisa macron
Bota
31 January 2025, 12:24
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Kosto më të ulëta të energjisë, më pak taksa, më shumë stimuj financiarë për in...
Bota
31 January 2025, 12:18
r.ll
kaja kallas
BRUKSEL- Kur ishte kryeministre e Estonisë, Kaja Kallas, përfaqësonte 1.3 milionë shtetas të një vendi t&eum...
Bota
31 January 2025, 12:01
r.ll
foto e studenteve
SERBI- Studentët serbë të nisur nga Beogradi, që kaluan natën në Ingjije, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti...
Bota
31 January 2025, 09:22
r.ll
al bano
ITALI- Europa po shpreson që fundi i luftës Ukrainë-Rusi të jetë sa më afër. Ndonëse ende nuk ka pasur ndo...
Bota
31 January 2025, 08:02
r.ll
Doug Burgum
SHBA- Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendsh&...
Bota
31 January 2025, 07:43
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Janë gjetur kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter ushtarak p...
Bota
31 January 2025, 07:44
N.F
Përmbytjet
MALAJZI- Pesë persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e...
Bota
31 January 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
KROACI- Të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndim...
Bota
31 January 2025, 07:34
N.F
Tulsi Gabbard
SHBA- E emëruara e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit të vendit, kritikoi ashpër që...
Bota
31 January 2025, 07:22
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një gjykatë amerikane Apeli arriti të enjten në përfundimin se është jokushtetuese që të...