31 July 2022, 17:50
Nga e.k
Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar qytetarët se ky dimër që po vjen do jetë një nga më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai premton se familjet sociale me të ardhura të ulëta do të ndihmohen nga qeveria me masat anti-krizë që po përgatiten. Ndërsa institucionet tjera përkatëse po bëjnë çmos që vendi gjatë dimrit të furnizohet me energji përmes burimeve alternative.
“Na pret dimër më i rëndë pas luftës së dytë Botërore në Europë. Këtë e kam thënë në muajin maj, por edhe kryeministrat e tjerë në rajon, të gjitha masat të cilat do të merren do të jenë të destinuara për familjen e rrezikuara. Të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe qytetarët të cilët marrin paga më të ulëta do të kenë përparësi për t’i shfyrtëzuar masat të cilat do t’i ndërmerr qeveria. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative', tha ai në një prononcim për mediat.
Ndërkohë opozita maqedonase VMRO-DPMNE akuzon se qeveria në kohë krizë dhe infalcion po shpall tendera milionëshe.
“Maqedonia po zhytet në varfëri, po zhytet në kriza, po zhytet në inflacion dyshifror, por ka vetëm një kompani e interesuar në tenderët milionëshe të shpallura nga qeveria dhe ajo kompani është e afërt me LSDM-në”, thuhet në një reagim të tyre.
Deri tani qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 76 milionë euro për mast anti-krizë, janë marrë vendimet e para për të siguruar ngrohje për Qytetin e Shkupit dhe energji elektrike në sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në vend.
maqedonia e veriut dimitar kovaçevski
Bota
31 July 2022, 17:29
e.k
Vladimir Putin në Ditën e Marinës
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësi...
Bota
31 July 2022, 16:48
e.k
Fidel Ramos
FILIPINE- Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos, i cili udhëhoqi vendin përmes një periudhe të rrallë zhvillim...
Bota
31 July 2022, 16:24
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbasditën e djeshme në&...
Bota
31 July 2022, 16:14
e.k
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Një aksident i rëndë ndodhi në Ostia mbrëmjen e djeshme ku tre makina u përfshinë në n...
Bota
31 July 2022, 16:07
k.m.
Thesaret e gjetura
SPANJË- Një anije e mbytur spanjolle, e ngarkuar me thesare aq luksoze kërkohet që nga viti 1656. Kur një...
Bota
31 July 2022, 15:42
e.k
Liz Truss
LONDËR- Liz Truss duket se është një nga kandidatet favorite për të marrë drejtimin e Anglisë pas dor&eum...
Bota
31 July 2022, 15:42
I.A
Liz Truss
ANGLI- Liz Truss do të lërë 'sëpatën' për taksat më të larta dhe do të bëjë një revol...
Bota
31 July 2022, 15:28
I.A
Foto dhe skicime
SHBA- Misteri rrëqethës i "Djaloshit në Kuti" i cili u gjet i vdekur i palosur brenda një kuti kartoni, ka habitur het...
Bota
31 July 2022, 15:28
e.k
Princi Charls
LONDËR- Mbretëria e Bashkuar është tronditur nga skandali që përfshin Mbretin e Ardhshëm të Britanis&...
Bota
31 July 2022, 15:11
I.A
Foto nga stervitja
RUMANI- Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbashkëta në afërsi të Detit të Zi. Sip...