20 April 2026, 16:09
Nga E.d
Foto ilustruse
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë arritur rreth 95 dollarë për fuçi, pas përshkallëzimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iran dhe dështimit të përpjekjeve diplomatike për armëpushim, sipas raportimeve të Reuters.
Nafta e referencës globale Brent u rrit me rreth 5%, duke arritur në 95.19 dollarë për fuçi, ndërsa WTI amerikane u ngjit në rreth 88.8 dollarë për fuçi, pas një rikuperimi të fortë nga rënia e mëparshme.
Vetëm pak ditë më parë, çmimet kishin pësuar një rënie të fortë prej rreth 9%, me Brent që kishte zbritur në 90.38 dollarë për fuçi, pas sinjaleve pozitive për negociata dhe hapjes së përkohshme të Ngushticës së Hormuzit.
Megjithatë, situata u përmbys shpejt pas dështimit të bisedimeve të zhvilluara në Islamabad dhe rikthimit të tensioneve në terren.
Incidenti i fundit, ku Marina e Shteteve të Bashkuara sekuestrroi një anije iraniane që kishte shkelur bllokadën detare, ka përshkallëzuar krizën dhe ka shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit global.
Tensionet janë përqendruar rreth Ngushticës së Hormuzit, një korridor strategjik nga i cili kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë. Sipas Reuters, kufizimet në këtë zonë kanë çuar në ndërprerje të prodhimit deri në 10–11 milionë fuçi në ditë, duke ushtruar presion të fortë mbi tregjet energjetike.
Analistët theksojnë se tregu po reagon më shumë ndaj zhvillimeve politike sesa ndaj ofertës reale, duke krijuar luhatje të forta brenda pak ditësh.
Nëse tensionet vazhdojnë dhe negociatat nuk rifillojnë, çmimet e naftës mund të rikthehen sërish drejt 100 dollarëve për fuçi, ndërsa ekonomia globale përballet me rritje të inflacionit dhe pasiguri të shtuar në tregjet financiare./Monitor.al
naftë shba–iran tensione
Bota
20 April 2026, 16:07
D.S
JAPONI- Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë veriore të hënën, duke shkaktuar një pa "Mos e lini vendin e sigurt deri...
Bota
20 April 2026, 15:34
D.S
IRAN- Aktualisht në Lindjen e Mesme ka dy armëpushime në fuqi njëra e rënë dakord midis udhëheqësve të Libanit dh...
Bota
20 April 2026, 14:55
E. D
Në sfondin e luftës me Iranin, më shumë se një duzinë shtetesh u dakorduan të premten (17.04.) në Pari...
Bota
20 April 2026, 09:06
E. D
Giorgia Meloni, Donald Trump
ITALI- Sulmet e Donald Trumpit ndaj Papës Leo XIV dhe një postim në rrjetet sociale që e paraqiste pr...
Bota
20 April 2026, 08:55
E. D
SHBA- Tre persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror të ndërmarrë nga SHBA-të ndaj një anijeje të dyshu...
Bota
20 April 2026, 08:39
E. D
SHBA- Forcat e Shteteve të Bashkuara e kanë kapur një anije me flamur iranian në Gjirin e Omanit pasi kishin shtënë ndaj sa...
Bota
20 April 2026, 08:23
E. D
GAZA- Rrëfime tronditëse janë publikuar nga gra në Gaza, që pretendojnë se militantët e Hamasit abuzojnë seksualisht d...
Bota
20 April 2026, 08:16
E. D
Rumen Radev
BULLGARI- Ish-presidenti, Radev i kryesonte prej javësh sondazhet. Sipas llogaritjeve paraprake, Rumen Radev dhe partia e tij e "Bul...
Bota
20 April 2026, 07:58
E. D
Rumen Radev
BULLGARI- Rumen Radev ka kryesuar bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgaria, me partinë e...
Bota
20 April 2026, 07:51
E. D
Përfaqësuesi amerikan, Joe Wilson
SHBA- Një ligjvënës i lartë republikan ka ngritur shqetësime për vazhdimin e shfa...