10 January 2024, 16:37
Nga h.k
Foto ilustruese
SHBA-NASA në bashkëpunim me kompaninë Lockheed Martin ndërtuan një aeroplan supersonik, i cili do të jetë i heshtur dhe do të udhëtojë mijëra kilometra në kohë rekord.
Avioni i ri i tipit X-59 me teknologji Quiet SuperSonic është në punë që nga viti 2019. Është projektuar për të thyer barrierën e zërit, por pa shkaktuar bumin e zërit, pra zhurmën shurdhuese që shoqëron këtë lloj fluturimi. Në fakt, sipas pretendimeve të prodhuesve, tingulli që lëshon kur ngrihet, të kujton në intensitet zhurmën e mbylljes së derës së makinës.
Kjo sigurisht mbetet për t’u konfirmuar sapo avioni të bëjë fluturimin e tij të parë, pasi atëherë do të fillojë një studim i madh mbi zhurmën që mund të shkaktojë gjatë kalimit mbi zona të banuara. Modeli u prezantua për herë të parë për publikun vitin e kaluar në verë.
Ky aeroplan nuk do të ketë dritare ku do të ulen pilotët, të cilët do të monitorojnë se çfarë po ndodh jashtë aeroplanit përmes një sistemi të posaçëm kontrolli të jashtëm, i cili do t’u paraqesë atyre një realitet të shtuar, të kombinuar me të dhëna dhe informacione të tjera që do të jenë të nevojshme për pilotim.
Gjatësia e avionit do të jetë rreth 30 metra dhe gjerësia e tij do të jetë 9 metra. Shpejtësia e tij do të arrijë gati 1500 kilometra në orë, ndërsa do të fluturojë në lartësinë 16 mijë metra, vetëm me një motor. Për momentin nuk e dimë se sa pasagjerë do të mund të transportojë.
Pasi modeli të kontrollohet tërësisht nga autoriteti kompetent i aviacionit amerikan, atëherë mund të fillojnë fluturimet e tij komerciale testuese.
Prezantimi zyrtar i avionit do të bëhet më 12 janar përmes kanalit të NASA-s në YouTube. Nëse vërtet një avion i tillë arrin të fluturojë me shpejtësi të tilla, do të mund të ndryshojë jetën e shumë njerëzve, por sigurisht që nuk do të jetë i aksesueshëm për publikun e gjerë për shumë vite, kryesisht nga pikëpamja ekonomike.
nasa
Bota
10 January 2024, 16:18
h.k
Foto ilustruese
LONDËR-Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer e etiketoi kryeministrin britanik Rishi Sunak të mërkurën ...
Bota
10 January 2024, 15:52
N.F
Oscar Elias Biscet
KUBË-Një bashkëpunëtor i ‘Radio Marti” u arrestua të martën në mëngjes në Hav...
Bota
10 January 2024, 15:40
N.F
Daniel Noboa
EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa tha të martën se vendi është mbërthyer nga një “konflikt i b...
Bota
10 January 2024, 15:40
M.B
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Uashingtoni mbështet “hapa konkret&...
Bota
10 January 2024, 15:34
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-Anas Al-Kassem ka detajuar vendimet e pamundura që duhet të marrin mjekët e fundit të mbetur, pasi stafi, pajis...
Bota
10 January 2024, 15:17
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 27 personave për shkak se ishin marrë me kontraband...
Bota
10 January 2024, 15:06
N.F
Lloyd Austin
SHBA- Pentagoni ka ofruar detaje të reja trajtimit të fshehtë në spital të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin...
Bota
10 January 2024, 14:54
M.B
SHBA- Dera e një avioni Boeing pësoi shkëputje menjëherë pas ngeitjes në SHBA dhe lidhur me këtë ngjarje shefi i ...
Bota
10 January 2024, 14:52
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i kanë rrëzuar 21 dronë dhe ...
Bota
10 January 2024, 12:50
N.F
Vuçiç dhe Kharchenko
SERBI- Ambasadori rus, Aleksandar Bocan Kharchenko ka shoqëruar gjatë një vizitë në Sht&...