7 June 2023, 18:59
Nga a.l
Françoise Gilot
Françoise Gilot, një piktore, karriera e së cilës u la në hije nga marrëdhënia e saj romantike me Pablo Picasso dhe kujtimet e së cilës në vitin 1964 u bënë një bestseller ndërkombëtar, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.
Vdekja e saj në një spital të Manhattanit u konfirmua për New York Times nga vajza e saj, Aurelia Engel, e cila tha se artistja franceze kishte pasur probleme me zemrën dhe mushkëritë.
E lindur në një familje të begatë pariziane, Gilot ishte një piktore e përkushtuar në kohën kur takoi Picasson, 40 vjet më i madh nga ajo, në një restorant francez kur ajo ishte 21 vjeç.
Ajo vazhdoi të ekspozonte veprat e saj, të cilat tani qëndrojnë në më shumë se një duzinë muze, duke përfshirë Muzeun Metropolitan të Artit dhe Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe Qendrën Pompidou në Paris dhe pikturat e saj vazhduan të shiteshin. Një portret i vitit 1965 i vajzës së saj, 'Paloma à la Guitare', u shit për 1.3 milion dollarë në një ankand online në 2021.
Gilot u martua më pas me artistin Luc Simon në 1955, me të cilin kishte një vajzë, Aurelia. Çifti u divorcua në vitin 1962. Në vitin 1970, ajo u martua me Jonas Salk, studiuesin mjekësor amerikan përgjegjës për një nga vaksinat e para të suksesshme ndaj poliomielitit. Çifti e ndanë kohën e tyre mes La Jolla, Kaliforni, dhe studios së saj në jug të Francës. Ajo botoi një tjetër kujtim të jetës së saj si artiste, Interface: The Painter and the Mask, në 1975. Një vit më pas, ajo u bë kryetare e departamentit të arteve të bukura në Universitetin e Kalifornisë Jugore, një punë që e mbajti deri në vitin 1983.
Pas vdekjes së Salk në 1995, ajo u zhvendos në Upper West Side në Manhattan, ku vazhdoi të pikturonte. Në vitin 2018, në moshën 96-vjeçare, ajo botoi një libër me skica të bëra gjatë udhëtimeve të shumta në Indi, Senegal dhe Venecia midis 1974 dhe 1981, skhruan The Guardian.
Përveç Engelit, ajo ka lënë pas edhe dy fëmijët e saj me Picasso: Claude Picasso, drejtor i Administratës së Picasso-s dhe Paloma, një stilist i modës dhe bizhuterive, si dhe katër nipër e mbesa.
francoise gilot
Art&Argëtim
7 June 2023, 18:01
a.l
Salma Hayek
Salma Hayek është një nga aktoret më të bukura të Hollivudit. Ajo është tepër aktive në...
Art&Argëtim
7 June 2023, 12:08
f.i
Ricky Martin
TIRANË- Këngëtari Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë. Ka qenë vetë kryem...
Art&Argëtim
7 June 2023, 09:57
f.i
Dua Lipa
SHBA- Emri këngëtares shqiptare, i Dua Lipës është i veçantë dhe i shumëpërfolur vitet e fundi...
Art&Argëtim
7 June 2023, 07:01
I.A
Horoskopi
DashiNë dashuri duhet të ruhet gjakftohtësia pasi ka mjaft tension në ajër. Edhe në punë do keni një doz...
Art&Argëtim
6 June 2023, 14:56
a.l
Bebe Rexha
SHBA- Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është shfaqur në një tjetër foto pa filtra. K...
Art&Argëtim
5 June 2023, 22:11
a.l
Arnold Schëarzenegger
SHBA- Ylli i kinematografisë amerikane Arnold Schwarzenegger ka marrë një post të rëndësishëm...
Art&Argëtim
6 June 2023, 12:20
f.i.
Mozzik
KOSOVË- Reperi Mozzik ka anuluar turneun në SHBA. Mozzik ka zbuluar edhe arsyen që qëndron pas kësaj, me anë t&eu...
Art&Argëtim
6 June 2023, 09:24
k.m.
Taylor Swift
SHBA- Koncerti i Taylor Swift në Çikago para rreth 60 mijë spektatorëve u dëmtua nga një "incident". Një...
Art&Argëtim
6 June 2023, 07:09
I.A
Horoskopi
DashiÇdo lloj teprimi duhet shmangur. Keni shumë presion, veçanërisht në punë. Këshilla është t&...
Art&Argëtim
5 June 2023, 19:34
a.l
Meri Shehu
TIRANË- Kalimi i Afërditës, planetit të dashurisë në shenjën e Luanit do të sjellë lajme të m...