10 October 2026, 22:41
Nga E. D
pamjet
ANGLI- Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pasi hyri në hapësirën e rrethuar ku mbahej një tigër në një park zoologjik në Angli. Ngjarja shkaktoi panik mes vizitorëve, të cilët u detyruan të largoheshin menjëherë nga ambientet e parkut. Sipas Daily Mail, incidenti ndodhi rreth orës 13:30 në parkun e kafshëve të egra Yorkshire Wildlife Park, pranë qytetit Doncaster, ndërkohë identiteti i burrit nuk është bërë publik.
Sipas raportimeve, ai ishte në gjendje të rënduar emocionale kur hyri në hapësirën ku mbahej tigri, i cili më pas e sulmoi dhe i shkaktoi plagë të rënda. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin, i veshur me një bluzë të zezë, të gjunjëzuar në tokë me krahët e hapur.
Në një moment, tigri i afrohet nga pas, e kafshon në shpinë dhe e rrëzon përtokë, duke vijuar sulmin. Më pas, tigri qëndron mbi të. Në pamje dëgjohet burri duke bërtitur disa herë: “Ndal!”. Pas ngjarjes, në vendin e incidentit mbërritën forca të shumta policie, dy ambulanca dhe një helikopter mjekësor. Vizitorët u evakuuan, ndërsa parku u mbyll përkohësisht.
Sipas raportimeve, punonjësit e parkut përdorën fishekë të posaçëm me gaz, me qëllim frikësimin e kafshës dhe largimin e saj nga burri i plagosur. Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar deri në pesë të shtëna, çka shkaktoi pasiguri fillestare lidhur me fatin e tigrit. Megjithatë, policia konfirmoi më vonë se kafsha kishte mbetur brenda hapësirës së rrethuar edhe pas incidentit./Dosja.al
angli kopsht zoologjik
Bota
10 October 2026, 21:41
E. D
pamjet
FLORIDA- Katër persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani "Isai...
Bota
10 October 2026, 20:33
E. D
foto ilustruese
TURQI- Turqia ka ndaluar zyrtarisht aksesin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në platformat e rrjeteve soc...
Bota
10 October 2026, 19:46
E. D
pamjet
ITALI- Dy tornado të fuqishme kanë goditur qytetin bregdetar të Marsalës, në Siçilinë perëndimore të...
Bota
10 October 2026, 19:22
E. D
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar kritikat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ...
Bota
10 October 2026, 18:41
E. D
POLONI- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një kolegj të arsimit të lartë në...
Bota
10 October 2026, 18:15
E. D
Zhaneta Servini dhe Lupço Zdravkovski
MAQEDONIA E VERIUT- Një ekskursion shkollor në Monte Karlo është kthyer në objekt pol...
Bota
10 October 2026, 17:52
E. D
pamjet
ARABIA SAUDITE- Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid n&e...
Bota
10 October 2026, 17:36
E. D
pamjet
KROACI- Një tren mallrash që po transportonte drithëra ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor Meja në Kroacin&...
Bota
10 October 2026, 17:01
E. D
Mikhail Zvinchuk
MAL I ZI- Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkëshortja e tij Valeria dhe tre kolegë të tyre, t&eu...
Bota
10 October 2026, 15:42
E. D
Aeroporti i Stambollit
TURQI- I vendosur në kryqëzimin e Evropës dhe Azisë, Stambolli ka qenë prej shekujsh një pikë e r...