28 December 2024, 12:21
Nga M.B
Alyaksandr Lukashenka
BJELLORUSIA- Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, ka zgjeruar valën e faljeve para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në janar në Bjellorusi. Ai urdhëroi lirimin e 20 të burgosurve, të akuzuar për ekstremizëm, akuza që sipas kundërshtarëve të tij dhe grupeve për të drejtat e njeriut janë të motivuara politikisht.
Sipas zyrës për media të Lukashenkas, vendimet për falje presidenciale u morën për shkaqe humanitare, teksa kjo zyrë tha se 14 nga ata që janë urdhëruar të lirohen kanë sëmundje kronike dhe dhjetë prej tyre kanë fëmijë. Po ashtu u tha se 11 nga 20 personat e liruar janë gra.
Kjo zyrë pretendoi se të gjithë të burgosurit kishin kërkuar që Lukashenka të lëshonte falje presidenciale dhe kishin shprehur pendesë, pretendime që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu u tha se autoritetet do të “monitorojnë sjelljen e tyre pas lirimit”.
Që nga korriku, Lukashenka ka falur mbi 225 persona, të cilët aktivistët i konsiderojnë të burgosur politikë. Grupet për të drejtat e njeriut i kanë cilësuar pothuajse 3.600 persona si të burgosur politikë, që kur shteti ka nisur shtypjen masive pasi protestat prodemokracisë shpërthyen teksa Lukashenka – që është në pushtet që nga viti 1994 – pretendoi se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që miliona besojnë se u hodhën përmes mashtrimeve zgjedhore.
Para zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit, që me siguri do t’i japin atij edhe një mandat të ri, Lukashenka po synon që t’i tregojë Perëndimit se ai ka zbutur qëndrimin e tij dhe ka hequr dorë nga shtypja që shteti nisi që nga zgjedhjet e vitit 2020.
Por, shtypja vazhdon, pasi në Bjellorusi shpesh ka arrestime dhe gjykime që aktivistët thonë se bëhen mbi akuza të motivuara politikisht. Të paktën 1.253 persona që konsiderohen të burgosur politikë janë në burgje, por numri real besohet të jetë më i lartë.
Lukashenka e ka afruar Bjellorusinë me Rusinë dhe i ka ofruar mbështetje luftës së Rusisë kundër Ukrainës fqinje, përfshirë duke lejuar forcat ruse që të nisin pushtimin e Ukrainës nga territori rus. Lukashenka ka thënë se armët bërthamore ruse janë dislokuar në Bjellorusi./ REL
bjellorusia
Bota
28 December 2024, 11:32
ZH.LL
Foto ilustruese
MEKSIKË- Një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në bregun e Gjirit të Meksikës të...
Bota
28 December 2024, 10:22
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të Ukrainës për të ...
Bota
28 December 2024, 10:13
ZH.LL
avioni
SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se SHBA ka parë "indikacione të he...
Bota
28 December 2024, 09:46
M.B
Foto ilustruese
ZVICRA- Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative dhe jo fitimprurëse gjermane, Correctiv, deputetë...
Bota
28 December 2024, 09:31
M.B
Samit i BE në Budapest
HUNGARIA- Presidenca hungareze e BE merr fund këto ditë. Si rregull një shtet anëtar i Bashkimit ...
Bota
28 December 2024, 09:17
M.B
Kryeministri sllovak Robert Fico dhe presidenti Putin
SLLOVAKIA- Sllovakia ofrohet si vend mikpritës për negociata të mundshme të ...
Bota
28 December 2024, 08:33
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë atje që të shtyjë nj...
Bota
28 December 2024, 08:20
M.B
Foto ilustruese
SHBA- 12 ditët e Krishtlindjeve fillojnë më 25 dhjetor. Por jo në botën e Inteligjencës Artificiale.M&eu...
Bota
28 December 2024, 08:02
M.B
Foto ilustruese
KINA- Qeveria kineze vendosi sanksione ndaj shtatë kompanive të premten, si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve të fun...
Bota
28 December 2024, 07:43
M.B
Bidzina Ivanishvili
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeminist...