LIVE UPDATES
Bota

“Ne jemi ‘plehrat’!" Java e fundit e fushatës/ Harris dhe Trump akuzojnë njëri-tjetrin për krijimin e ndasive, demokratja: Ai do të hyjë në atë zyrë me një listë armiqsh

Ish-presidenti republikan veshi një jelek fosforeshent ngjyrë portokalli dhe u ngjit në sediljen e pasagjerit të një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në Green Bay, Wisconsin, për të tërhequr vëmendjen ndaj një komenti të martën nga Presidenti demokrat Joe Biden, që ai tha se zbuloi përbuzjen që udhëheqësit demokratë ndjejnë ndaj mbështetësve të ish-Presidentit Trump.

31 October 2024, 07:31 Nga M.B

 

“Ne jemi ‘plehrat’!" Java e fundit e fushatës/
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit.

Ish-presidenti republikan veshi një jelek fosforeshent ngjyrë portokalli dhe u ngjit në sediljen e pasagjerit të një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në Green Bay, Wisconsin, për të tërhequr vëmendjen ndaj një komenti të martën nga Presidenti demokrat Joe Biden, që ai tha se zbuloi përbuzjen që udhëheqësit demokratë ndjejnë ndaj mbështetësve të ish-Presidentit Trump.

Duke marrë pyetje nga gazetarët ndërsa qëndronte i ulur në kamion, ish-Presidenti Trump tha se Presidenti Biden "duhet të ketë turp për veten" dhe se fajtore ishte edhe Nënpresidentja Harris. Mbështetësit e Trump-it "nuk janë mbeturina", tha ish-presidenti.

Presidenti Trump, megjithatë, u distancua nga komediani në tubimin e tij në Madison Square Garden të dielën, Tony Hinchcliffe, i cili shkaktoi stuhinë politike të kësaj jave duke thënë se Puerto Rico është "një ishull lundrues plehrash".

“Nuk e di kush është ai...Nuk di asgjë për të”, tha ish-Presidenti Trump, duke shtuar se: “Unë e dua Puerto Rikon dhe Puerto Riko më do mua”.

Nënpresidentja Harris, ndërkohë, u bëri thirrje votuesve në Karolinën e Veriut që të zgjedhin një fillim të ri duke “e mbyllur kapitullin” për kandidatin republikan, për të cilin tha se ishte i fokusuar tek ankesat e tij, në vend të nevojave të amerikanëve.

"Nëse ai zgjidhet, në ditën e parë, Donald Trump-i do të hyjë në atë zyrë me një listë armiqsh. Kur të zgjidhem, unë do të hyj me një listë detyrash", tha ajo.

Gara është bërë edhe më e afërt në javën e saj të fundit dhe një anketim i agjencisë së lajmeve Reuters dhe firmës Ipsos të martën tregoi se Nënpresidentja Harris kryeson ndaj ish-Presidentit Trump me vetëm 44% përkundër 43% ndër votuesit e regjistruar në nivel kombëtar, shumë brenda kufirit të gabimit. Anketime të tjera të opinionit publik tregojnë diferencë të ngushtë në shtatë shtetet e fushëbetejës që do të vendosin zgjedhjet e 5 nëntorit.

Tensionet janë në rritje. Punonjësit zgjedhorë në shtetet konkurruese po përgatiten për dhunë dhe autoritetet në Florida arrestuan një burrë që kërcënoi votuesit me hanxhar. Polarizimi në Amerikë ka ngjallur mosbesim. Sipas një anketimi të marsit, po nga Reuters/Ipsos, rreth 38% e republikanëve thanë se e shihnin Partinë Demokrate si një "kërcënim të menjëhershëm" për Shtetet e Bashkuara, ndërsa 41% e demokratëve thanë të njëjtën gjë për republikanët.

Ish-Presidenti Trump vazhdon të bëjë pretendimin e pavërtetuar se humbja e tij në vitin 2020 përballë Presidentit Biden ishte rezultat i manipulimit të gjerë dhe ka sinjalizuar se do ta sfidojë një humbje të mundshme këtë vit, nëse e gjykon të padrejtë, pasi ka ngritur ndërkohë së bashku me mbështetësit një valë padish për të kundërshtuar rregullat e ndryshme zgjedhore në mbarë vendin.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve ligjore është fokusuar në rrezikun e votimit nga joshtetasit, megjithëse kontrollet private dhe shtetërore kanë treguar vazhdimisht se kjo praktikë e paligjshme është shumë e rrallë. Fushata për t'u fokusuar tek kjo çështje arriti një fitore të mërkurën kur Gjykata e Lartë riktheu në fuqi vendimin e shtetit Virxhinia për të spastruar nga listat e votuesve të saj 1600 persona për të cilët zyrtarët shtetërorë arritën në përfundimin se mund të mos ishin shtetas amerikanë, një pretendim që administrata e Presidentit Biden e kundërshtoi.

Komenti i Presidentit Biden të martën, ku ai dukej se përshkruante një ose disa mbështetës të ish-Presidentit Trump si "plehra", dëmtoi përpjekjet e fushatës së Nënpresidentes Harris për të punuar me ata që nuk pajtohen me të dhe që të tejkalohen ndasitë e hidhura që përcaktojnë politikën amerikane.

Presidenti Biden, në moshën 81-vjeçare, i dha fund kandidimit për rizgjedhje në korrik, pas një debati katastrofik me ish-Presidentin Trump. Ai tha më pas se po i referohej komenteve raciste të bëra nga një folës i vetëm në një tubim të ish-Presidentit Trumpit të dielën, ndërsa ish-Presidenti Trump e akuzoi Presidentin Biden se i referohej të gjithë personave që e mbështesin.

“Ne jemi ‘plehrat’. Dhe unë ju quaj zemra dhe shpirti i Amerikës”, tha ish-Presidenti Trump.

Që nga fushata e vitit 2016, Trump ka krijuar një tërheqje të gjerë ndër amerikanët e bardhë të klasës punëtore, ndërsa demokratët kanë konsoliduar mbështetjen e tyre mes votuesve më të pasur dhe me arsim të lartë. Kontrolli i Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit ka ndërruar anë rregullisht gjatë zgjedhjeve të fundit, duke mos lejuar për një kohë të gjatë asnjërën palë të pretendojë kontrollin mbi të dyja degët e qeverisjes.

Tubimet paralele në Karolinën e Veriut theksuan rolin vendimtar që ky shtet jugor amerikan mund të luajë në zgjedhje. Ishte i vetmi shtet në fushëbetejë që mbështeti ish-Presidentin Trump në vitin 2020. Për herë të fundit votoi për një kandidat demokrat për president në vitin 2008, megjithëse ka patur një guvernator demokrat, Roy Cooper-in, që nga viti 2017.

Ish-Presidenti Trump kryeson ndaj Nënpresidentes Harris me vetëm një pikë përqindjeje në këtë shtet, sipas një mesatareje të anketimit nga FiveThirtyEight. Dëmet e uraganit të muajit të kaluar i kanë bërë rezultatet e Karolinës së Veriut veçanërisht të vështira për t'u parashikuar.

Rajoni perëndimor i goditur rëndë anon nga republikanët dhe ka rreth 9% të votave të hedhura në vitin 2020, sipas një analize nga anketuesi republikan Patrick Ruffini. Ndërsa disa zyrtarë shtetërorë - përfshirë disa republikanë - kanë lavdëruar përpjekjet e organeve federale për pastrimin e dëmeve, ish-Presidenti Trump ka bërë pretendimin e pavërtetuar se ndihma për katastrofat e destinuara për këtë shtet, është devijuar për të ndihmuar emigrantët.

Sipas profesorit të shkencave politike të Kolegjit Catawba, Michael Blitzer, rreth 43% e votuesve të regjistruar në Karolinën e Veriut kanë votuar tashmë dhe ata kanë më shumë gjasa të jenë të bardhë, të zonave periferike dhe gra, krahasuar me elektoratin e përgjithshëm. Rezultati mund të mos dihet menjëherë, pasi fletëvotimet e dërguara me postë mund të numërohen deri në 10 ditë pas zgjedhjeve./ VOA

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin