LIVE UPDATES
Bota

Në kërkim të strehës, personat LGBTI+ detyrohen ta lënë Kosovën, destinacioni i tyre mbetet Shqipëria

Kjo pasi që në Kosovë, edhe pse është premtuar që katër vjet, ende nuk ka një strehimore për personat e këtij komuniteti. Destinacion i tyre mbetet qendra Streha në Shqipëri.

8 June 2024, 15:02 Nga r.ll
Në kërkim të strehës, personat LGBTI+ detyrohen ta
foto ilustruese

KOSOVË- Rreth 250 kilometra larg Prishtinës, dy kosovarë kanë gjetur strehë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Si ata të dy, ndër vite, edhe shumë pjesëtarë të tjerë të komunitetit LGBTI+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj) nga Kosova janë detyruar të zhvendosen në Shqipëri, kur janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Kjo pasi që në Kosovë, edhe pse është premtuar që katër vjet, ende nuk ka një strehimore për personat e këtij komuniteti. Destinacion i tyre mbetet qendra Streha në Shqipëri.

“Streha u hap kur vumë re që, shkaku i dëshirës për të jetuar më të lirë, disa njerëz tregonin identitetin e tyre dhe, si pasojë, e humbnin vendin ku po qëndronin. Familjet i nxirrnin jashtë dhe ata ngelnin të pastrehë”, thotë drejtoresha ekzekutive e kësaj qendre, Adelajda Alikaj, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo qendër ofron strehim për rreth gjashtë muaj për personat LGBTI+ të moshës 18-29 vjeç. Por, ajo ofron edhe shërbime të ndryshme, si: programe të mbështetjes për qira, shërbime psiko-sociale, kurse profesionale, ndërmjetësim me familjarë etj.

Përveç pjesëtarëve të këtij komuniteti nga Shqipëria, Streha është bërë shtëpi edhe e personave shqipfolës nga rajoni, përkatësisht Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Tetë persona janë të punësuar në këtë qendër, që ka kapacitet të strehojë tetë persona, por që ofron shërbime në distancë edhe për shumë të tjerë.

“Nevoja më e madhe është që këta të gjejnë njerëz të ngjashëm me ta dhe të flasin për sfidat që i kanë kaluar. Nuk është në rregullore që ata duhet të krijojnë shoqëri, pasi që secili e përjeton udhëtimin e tij në mënyrën e vet. Por, thuajse në të gjitha rastet, atyre u krijohet një lidhje si familje”, tregon Alikaj.

Alikaj thotë se problemet me të cilat përballen personat e këtij komuniteti nga Kosova, janë të ngjashme me ato që i kanë personat që vijnë nga Shqipëria, por se sfidat e tyre “janë unike”. Ajo tregon se ka probleme logjistike që e vështirësojnë procesin për personat nga Kosova, si procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit, shërbimeve mjekësore, gjetjes së punës, hapjes së xhirollogarive bankare etj.

“Kemi punuar ndër vite që të mos ketë barriera dhe të mos pengohet marrja e shërbimeve. Por, ka goxha punë. Rastet që referohen nga Kosova janë një punë e dyfishtë për të gjithë stafin”, thotë Alikaj.

Për këto arsye e shumë të tjera, Arbër Nuhiu, udhëheqës i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) në Kosovë, ka vite që kërkon një strehimore të tillë edhe në Kosovë. Edhe pse thotë se nuk mbahen statistika, Nuhiu vlerëson se janë rreth 20-30 raste në vit që kanë nevojë për strehim. Por, qendra Streha në Tiranë nuk ka vend për të gjithë.

“Ne, fatkeqësisht, duhet t’i përzgjedhim se cilat janë rastet më të rënda e që nuk është aspak e lehtë, sepse, normalisht, secili rast është serioz. Por, duhet t’i përzgjedhim ata që e dimë që e kanë më urgjente situatën”, thotë Nuhiu për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, aktualisht, ka vetëm strehimore për gratë, të cilat përjetojnë dhunë në familje. Nuhiu tregon se këto strehimore nuk janë mikpritëse për personat e komunitetit LGBTI+.

“Një djalë gei nuk ka asnjë mundësi të hyjë në strehimore të grave. Për një grua transgjinore është gjithashtu problem. Ndoshta për gratë lesbike do të ishte më lehtë, por për djemtë gei e për gratë transgjinore e të tjerët është shumë problem”, thotë ai.

Puna për ndërtimin e një strehimoreje të tillë kishte nisur qysh në vitin 2021, kur Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Prishtinë kishte paraparë rreth 300 mijë euro për ndërtimin e saj. Megjithatë, edhe në Javën e Krenarisë së sivjetme në Prishtinë - që u mbajt nga 3 deri më 8 qershor - sërish u theksua problemi i premtimit të pambajtur për ndërtimin e kësaj strehimoreje.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, thotë se projekti u pezullua vitin e kaluar, për shkak të “mungesës së praktikave të nevojshme për funksionalizimin e tij”.

“Fillimisht, përfaqësuesit e komunitetit kanë kërkuar që strehimorja të vendoset në periferi të Prishtinës për arsye sigurie. Megjithatë, më vonë, të njëjtët përfaqësues kanë propozuar që lokacioni të jetë në zonë urbane, gjithashtu për arsye sigurie”, thotë Sahiti për REL-in.

Por, Nuhiu nga CSGD-ja thotë se kjo deklaratë nuk qëndron. Ai thotë se vetë zyrtarët komunalë në Prishtinë kanë sugjeruar të ndryshohet lokacioni që ishte përcaktuar fillimisht, për shkaqe sigurie.

“Vetë zyrtarët e komunës na kanë thënë që është problem të ndërtohet aty, sepse banorët e kanë kuptuar se çfarë po planifikohet dhe është e rrezikshme. Ky është sugjerim dhe dakordim i përbashkët. Normalisht që është dashur të ndryshohet pastaj lokacioni, nuk është që ne kemi ndërruar mendim”, thotë Nuhiu.

Ai shprehet i pasigurt se kur mund të finalizohet projekti. Ndërkohë, Sahiti thotë se, pasi të përcaktohet lokacioni i ri, atëherë mund të nisë puna për ndërtimin dhe funksionalizimin e qendrës. As ajo nuk jep përgjigje konkrete në pyetjen se kur mund të pritet finalizimi i saj. Lidhur me lokacionin e strehimores, Alikaj, nga qendra Streha, sugjeron që strehimorja të ndërtohet diku në qendër të Prishtinës.

“Vendet që ne marrim me qira, kanë qenë gjithmonë në zona në qendër. Në periferi do të ishte shumë e rrezikshme. Në qendër ka më shumë policë, ka më shumë mbrojtje”, thotë Alikaj.

Ajo shton se, edhe pse e vendosur në qendër, Streha është përballur me probleme shkaku i homofobisë, por beson se problemet e tilla do të ishin edhe më të theksuara nëse Streha do të ishte e vendosur diku në periferi. Në vitin 2022, Streha ishte shpërblyer me “Çmimin për të Drejtat e Njeriut 2022” nga Komisioni Kombëtar Konsultativ Francez për të Drejtat e Njeriut. Alikaj beson se disa nga praktikat që e kanë bërë Strehën të suksesshme, janë përshtatja e shërbimeve sipas nevojave të secilit person të strehuar aty dhe kuptimi i efekteve që mund t’i kenë traumat te një person.

“Vetë Streha është krijuar si nevojë e shoqërisë në atë kohë. Ne e shohim nevojën dhe i përgjigjemi asaj”, thotë Alikaj.

Sipas raportit të sivjetmë të organizatës Amnesty International, personat LGBTI+ në Kosovë përballen me diskriminim dhe nivel të ulët të pranueshmërisë në shoqëri. Alikaj tregon se situata është e ngjashme edhe në Shqipëri. Por, në një raport të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index, Kosova është renditur si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian./REL

kosove personat e lgbti+

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin