LIVE UPDATES
Bota

Në prag të zgjedhjeve amerikane/ Analiza e DW: SHBA, jo edhe aq demokratike sa e besojmë?

Politikanët nga John F. Kennedy e deri te Barack Obama i janë referuar SHBA-së si një fener i ndezur, ku drejtohen sytë e botës. Në vitin 1961, presidenti i zgjedhur Kennedy tha se bota shikon ende nga SHBA dhe demokracia e saj dhe se "qeveritë tona, në çdo drejtim, në çdo nivel, kombëtar, shtetëror dhe lokal, duhet të jenë si një qytet mbi një kodër".

3 November 2024, 13:40 Nga ZH.LL

Në prag të zgjedhjeve amerikane/ Analiza e DW: SHBA, jo edhe aq

SHBA- Për një kohë të gjatë, SHBA-ja e shihte veten si një demokraci shembullore: Një vend ku kombet e tjera mund të kthenin sytë, kur ndërtonin demokracitë e tyre pas fitimit të pavarësisë ose largimit të regjimeve autoritare. Kjo manifestohet edhe në metaforën "city upon a hill"- "qytet mbi një kodër". Politikanët nga John F. Kennedy e deri te Barack Obama i janë referuar SHBA-së si një fener i ndezur, ku drejtohen sytë e botës. Në vitin 1961, presidenti i zgjedhur Kennedy tha se bota shikon ende nga SHBA dhe demokracia e saj dhe se "qeveritë tona, në çdo drejtim, në çdo nivel, kombëtar, shtetëror dhe lokal, duhet të jenë si një qytet mbi një kodër".

6 Janari 2021
Edhe më 6 Janar 2021, sytë e botës ishin drejtuar nga SHBA. Ishte dita, kur një turmë ekstremistësh të krahut të djathtë, të inkurajuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, sulmuan Kapitolin e SHBA në një përpjekje për të ndërprerë transferimin demokratik të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020. Edhe në një sondazh të vitit 2023 nga agjencia e lajmeve Associated Press në bashkëpunim me Universitetin e Çikagos, vetëm 10% e pjesëmarrësve thanë se demokracia në SHBA po funksiononte jashtëzakonisht ose shumë mirë. Pra, cila është gjendja e demokracisë amerikane sot para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024?

Kongresi amerikan nuk inspiron besimin tek demokracia
"Mendoj se është e drejtë të thuhet se amerikanët nuk kanë shumë besim tani në institucionet qeveritare," u shpreh për DW Michael Berkman, drejtor i Institutit McCourtney për Demokraci dhe profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë. "Ata shikojnë një Kongres që nuk po funksionon aspak mirë dhe ndeshen me disa probleme mjaft të pazgjidhshme që qeveria nuk i ka trajtuar vërtet, si dhuna me armë dhe ndryshimi i klimës."


Kamala Harris duke udhëtuar drejt Viskonsin për fushatënFotografi: Brendan Smialowski/REUTERS
Me paaftësinë e tyre për të zgjedhur një lider, shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve e paralizoi Kongresin për javë të tëra në tetor 2023. Por edhe pa ndërprerje si kjo, kalimi i ndonjë ligji tek të dy dhomat e Kongresit - Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit - shkon ngadalë për shkak të partishmërisë të rrënjosur thellë mes republikanëve dhe demokratëve.

Polarizim i ashpër
"Është jashtëzakonisht e vështirë, ndonjëherë e pamundur, të miratohet legjislacioni edhe kur shumica dërrmuese e publikut e mbështet një masë të caktuar," kritikon Vanessa Williamson, bashkëpunëtore e lartë në studimet e qeverisjes në institutin amerikan Brookings. "Ka një mosfunksionim shumë serioz në Uashington", u shpreh ajo për DW. Polarizimi i ashpër, hendeku midis mbështetësve demokratë dhe republikanë, do të thotë se të paktën gjysma e vendit ka të ngjarë të jetë jashtëzakonisht e pakënaqur me shumë vendime që merr qeveria e zgjedhur.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020, shumë republikanë (të udhëhequr nga Trump) ishin aq të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve saqë u përpoqën t'i injoronin ato, duke pretenduar në mënyrë të gabuar, se zgjedhjet u "vodhën" sa që përfundimisht, një turmë e atyre që i besuan pretendimet sulmuan Kapitolin. Një tranzicion paqësor i pushtetit është një nga shenjat dalluese të demokracisë, dhe kjo pothuajse nuk ndodhi në SHBA. "Unë mendoj se ajo që ndodhi më 6 janar dhe refuzimi i njërës palë për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve është shumë e dëmshme për një demokraci, pasi pranimi i rezultatit të një zgjedhjeje është shumë qendror për politikën demokratike", thekson Berkman.

Kolegji Elektoral: Nuk është kyçe fitorja popullore e votës
E nuk është për t'u habitur që besimi në institucionet demokratike ka rënë në vitet e fundit në SHBA. Por ka edhe më shumë që nuk mund ta prisni nga një vend si SHBA. "Përveç shfaqjeve të fundit të erozionit demokratik, Shtetet e Bashkuara kanë shumë praktika antidemokratike të një periudhe shumë të gjatë", shprehet Williamson. Kryesorja: Fituesi i zgjedhjeve presidenciale nuk është domosdoshmërisht ai që ka më shumë vota.

Së fundmi, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 edhe pse kundërshtarja e tij, Hillary Clinton, mblodhi afërsisht 2.9 milionë vota më shumë se ai. Arsyeja e këtij rebusi është Kolegji Zgjedhor. Në SHBA, secili prej 50 shteteve ka një numër të caktuar zgjedhësish në varësi të madhësisë së popullsisë. Kandidati që fiton shumicën e votave të popullit në një shtet është ai që merr votat elektorale të shtetit federal. Tingëllon e ndërlikuar? Ja një shembull.

Kalifornia si shteti më i populluar ka më së shumti zgjedhës në Kolegjin Elektoral: 54. Kandidati që mund të bindë më shumë qytetarë kalifornë për të votuar për të, do të marrë të 54 votat e Kolegjit Elektoral, edhe nëse ai e fiton me shumë pak diferencë votën popullore. Shtetet më të vogla si Vermont ose Dakota e Jugut kanë vetëm tre vota Kolegji Elektoral, por sistemi është i njëjtë. Për të fituar presidencën, një kandidat duhet të fitojë në numër të mjaftueshëm shtetesh për të rritur numrin e votave të tij në Kolegjin Elektoral deri në 270 elektorë ose edhe më shumë. Dikush që fiton shtetet me diferencë të vogël mund të bëhet kështu president, edhe pse më shumë amerikanë votuan në total për kandidatin tjetër.

Senati - "institucion thellësisht jodemokratik"
Një pjesë tjetër e sistemit politik amerikan që nuk pasqyron një demokraci të përsosur është Dhoma e lartë e Kongresit: Senati i SHBA. Çdo shtet federal i SHBA ka dy senatorë në këtë Dhomë - pavarësisht nga madhësia e popullsisë së shtetit. Kjo do të thotë se në disa shtete, një senator përfaqëson disa qindra mijëra njerëz, ndërsa në një tjetër, disa milionë njerëz "ndajnë" një senator. Kur Senati ka një vendim për të marrë, vota e secilit senator ka saktësisht të njëjtën peshë, edhe pse ata përfaqësojnë një numër jashtëzakonisht të ndryshëm njerëzish.

Berkman e quan Senatin "një institucion thellësisht jodemokratik". Williamson kritikon, se si rezultat i mënyrës se si është ngritur Senati, "rajonet tona më të populluara janë thellësisht të nënpërfaqësuara në procesin legjislativ".

SHBA mund të mos jetë një demokraci model, por amerikanët nuk kanë hequr dorë prej saj. Më shumë njerëz po angazhohen. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishte më shumë se 65%, më e lartë se sa kishte qenë në më shumë se 100 vjet. "Shohim rritje të pjesëmarrjes politike gjatë tetë, 10 viteve të fundit", thekson Berkman. "Mendoj se kjo është e rëndësishme."/ DW

shba ne prag te zgjedhjeve dw amerika demokratike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin