LIVE UPDATES
Bota

Në pritje të zgjidhjes për dinarin: Shpallje dhe shërbime për tërheqjen e parave

Në jug, përkatësisht në Graçanicë, ka nisur të operojë një linjë e veçantë transporti për “tërheqjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, përfitimeve sociale e të tjera”.

30 April 2024, 20:03 Nga N.F
Në pritje të zgjidhjes për dinarin: Shpallje dhe shërbime
Foto ilustruese

KOSOVË- Në veri të Kosovës, disa individë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale shpallje të llojit “ofrojmë shërbime të tërheqjes së parave në Rashkë”. Në jug, përkatësisht në Graçanicë, ka nisur të operojë një linjë e veçantë transporti për “tërheqjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, përfitimeve sociale e të tjera”.

Këto “shërbime” kushtojnë së paku 10 euro. Transportuesi Sasha Aritonoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se linja Graçanicë-Kurshumli është aktivizuar për shkak të mungesës së dinarëve në Kosovë.

“Njerëzit duhet t’ia dalin disi. Unë i transportoj ata që, realisht, nuk kanë alternativë”, thotë Aritonoviq.

Ai e bën rrugën deri në Kurshumli të Serbisë kur lajmërohen së paku tre pasagjerë, dhe kjo zakonisht ndodh një ose dy herë në javë. Prishtina dhe Beogradi, ndërkohë, janë duke kërkuar zgjidhje në Bruksel se si të paguhen pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që pranojnë pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia - nisur nga pensionet deri te shtesat për fëmijë.

Më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës ka fuqizuar një rregullore që e ndalon përdorimin e monedhës serbe në Kosovë. Që nga fundi i marsit janë mbajtur gjashtë takime në Bruksel, por deri më tani nuk ka pasur marrëveshje.

Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë përparimi, ndërsa Bashkimi Evropian, i cili e ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, thotë se pret që një zgjidhje e bazuar në propozimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, të gjendet në takimin e radhës, që do të mbahet në mes të majit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë më 29 prill se palët, në takimet e deritashme, i kanë paraqitur qëndrimet dhe propozimet e tyre dhe se BE-ja, në fund, ka propozuar një “zgjidhje kompromisi” dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta pranojnë atë. Ai nuk ka specifikuar se për çfarë zgjidhjeje bëhet fjalë.

Dinari vazhdon të qarkullojë në zonat me shumicë serbe në Kosovë, edhe pse Banka Qendrore e Kosovës ka thënë më herët se “periudha tranzitore nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj”. Rregullorja e BQK-së parasheh që euroja të jetë mjeti i vetëm i pagesës kudo në Kosovë.

Deri më tash, autoritetet e Kosovës kanë ndaluar disa herë hyrjen e dinarëve në vend - gjë që ka rezultuar me mungesa të kësaj monedhe dhe vështirësi në pagesat e të ardhurave nga Serbia. Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët jetojnë në komunat në jug të Ibrit, nuk mund t’i tërheqin fare të ardhurat e tyre në vendet ku jetojnë, ndërsa ata në veri, aktualisht, mund të tërhiqen një shumë të kufizuar deri në 20.000 dinarë, apo rreth 180 euro.

Banka nga Serbia, Kursimorja e Postës, i ka degët e saj në veri të Kosovës dhe bankomatet në zonat në jug të Ibrit. Serbia, gjithashtu, ka ngritur degë të improvizuara të kësaj banke, të destinuara për serbët nga Kosova, në afërsi të katër pikave kufitare: Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdare. Sllobodanka Llazoviq, 79 vjeçe, nga Leposaviqi në veri, thotë se varet nga “vullneti i mirë” i fqinjëve, miqve apo të afërmve.

Ajo thotë se, që nga hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së që ndalon dinarin, duhet të kërkojë nga të tjerët që t’ia marrin pensionin në Rashkë të Serbisë.

“Jam e moshuar, nuk mund të shkoj, ndaj i lus të tjerët. Nganjëherë shkon nipi. E kam edhe një shoqe në Rashkë, e cila ma sjell nganjëherë pensionin. Është shumë vështirë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Sllobodanka, e cila jeton vetëm.

Pensionisti nga Mitrovica e Veriut, Jovica Denoviq, i tërheq paratë nga Kursimorja e Postës në Mitrovicën e Veriut, por vetëm një shumë të kufizuar - deri në 20.000 dinarë.

“Ne nuk funksionojmë si mjediset e qytetëruara. Kjo nuk është normale”, thotë Jovica.

Ai shton se kjo çështje është politizuar dhe se qytetarët e thjeshtë po i vuajnë pasojat.

“Mos më pyesni [për të ardhurat në dinarë]. Është e vështirë. Nuk ia dal fare, shpenzoj atë që kam”, thotë Radosava Shqepanoviq, po ashtu nga Mitrovica e Veriut.

Bashkëqytetari i saj, Predragu, thotë se të ardhurat e tij i merr në Serbi.

“Probleme kanë më shumë të moshuarit dhe pensionistët, që nuk mund të shkojnë në Rashkë ose nuk kanë kë ta dërgojnë atje. Të rinjtë ia dalin”, thotë ai.

Takimi i fundit ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për dinarin u mbajt më 25 prill në Bruksel, por në vend të zgjidhjes, palët u dakorduan për një takim të ri pas rreth dy javësh. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pala serbe ka dalë me “qëndrime shqetësuese”, se “Serbia duhet të vazhdojë t’i financojë të gjitha institucionet e saj deri në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

“Sipas tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është të sigurojë një koordinim të mirë ndërmjet komunave, por të sigurojë legjitimitetin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

Kosova i konsideron si të paligjshme institucionet që punojnë nën sistemin serb. Në anën tjetër, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet në Bruksel kanë qenë “të vështira dhe të tensionuara”, se Beogradi është “palë konstruktive” dhe se Prishtina po përpiqet “të imponojë zgjidhje për legalizimin e vendimeve të njëanshme”.

“Ne jemi dakord për dialog dhe zgjidhje, e jo që njëra palë të humbasë gjithçka dhe tjetra të fitojë gjithçka. Kjo nuk funksionon”, ka thënë Petkoviq.

Bislimi ka thënë se, në fund të takimit, ndërmjetësi evropian është përpjekur t’i respektojë vijat e kuqe të palëve dhe se ka paraqitur propozimin për zgjidhje.

“Ky duhet të jetë edhe propozimi i fundit. Propozimi shkon në drejtim të duhur, por kërkon kohë që të dyja palët t’i analizojnë elementet dhe implikimet ligjore”, ka thënë Bislimi.

Ekonomisti nga Prishtina, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja e dinarit është shndërruar tashmë në një “luftë politike” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa më shumë që politizohet ky rast, aq më e vështirë do të jetë zgjidhja dhe pasojat do të jenë shumë më të mëdha”, thotë ai.

Gërxhaliu shton se palët duhet të përqendrohen te qytetarët dhe mënyrat që ua lehtësojnë jetën.

“Po humbet shumë kohë. Njerëzit janë viktima. Bëhet fjalë për arsim, kujdes shëndetësor... për segmente të rëndësishme dhe të ndjeshme të shoqërisë. Prandaj, duhet gjetur një zgjidhje dhe jo të bëhet garë se kush e zvarrit më shumë”, thotë Gërxhaliu.

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, institucionet arsimore dhe shëndetësore financohen nga Serbia, sepse ato punojnë sipas sistemit të saj. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar më herët nga Kosova që ta pezullojë rregulloren që ndalon dinarin, duke thënë se ndikon negativisht te komunitetet pakicë apo grupet e cenueshme në shoqëri.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se zgjidhjet “e imponuara” në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nuk kanë qenë asnjëherë të mira, sepse ato “nuk korrespondojnë me realitetin në terren”.

“Kështu, zvogëlohet edhe ambicia e njërës dhe e palës tjetër. Kjo është blerje kohe. Dinari nuk mund të mbijetojë [në Kosovë], sepse nëse dinari mbijeton, atëherë nuk kemi sistem të integruar pagesash. Ky është problem për institucionet e Kosovës, për ekonominë”.

“Së dyti, Serbia, aktualisht, nuk mund ta pranojë drejtpërdrejt euron si zgjidhje. Ajo ka nevojë për një zgjidhje kalimtare. Tashmë është rënë dakord që atë ta ofrojë Kursimorja e Postës [nga Serbia]”, thotë Janjiq.

Më herët, Prishtina zyrtare ka propozuar që Serbia t’i bëjë pagesat në euro përmes një banke të licencuar në Kosovë, ndërsa Beogradi ka insistuar që ato të bëhen përmes bankës Kursimorja e Postës. Kjo bankë është shoqëri aksionare, në të cilën Republika e Serbisë ka mbi 78 për qind të aksioneve.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se mbështet gjetjen e një zgjidhjeje për dinarin serb në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. SHBA-ja, gjithashtu, ka paralajmëruar se vendimi i Kosovës për zbatimin e rregullores që ndalon dinarin, mund të ndikojë në cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Marrë nga REL

kosova serbia dinari

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin