30 April 2024, 18:58
Nga E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beson se vendi i tij do të anëtarësohet në NATO vetëm pasi të fitojë luftën kundër Rusisë.
Ndërsa vizitoi Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në kryeqytetin Kiev së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Zelenskyy tha “Për mendimin tim personal, ne do të jemi në NATO vetëm kur të fitojmë. Nuk besoj se do të pranohemi në NATO gjatë luftës. Për disa, ky është një rrezik, për disa, është thjesht skepticizëm," tha Zelenskyy gjatë një takimi me oficerët në universitet të hënën.
Duke treguar se çështja e pranimit të Ukrainës në NATO është një çështje politike dhe jo një vendim i bazuar në përputhshmërinë e Kievit me standardet e aleancës, Zelenskyy tha se nevojitet një fitore që Kievi të përfshihet politikisht.
"Unë besoj se një nga arsyet pse ka një luftë është sepse ne nuk ishim në aleancë më parë," tha më tej Zelenskyy, duke shtuar se Rusia ka punuar shumë me partnerët e Ukrainës shumë vite më parë në mënyrë që Kievi të mos pranohet në NATO dhe BE-së.
Nga ana e tij, Stoltenberg tha se është e nevojshme që të 32 anëtarët e NATO-s të bien dakord për të ftuar një vend të ri për tu bërë anëtar i aleancës, por se ata aktualisht nuk kanë një konsensus të tillë. Më herët të hënën, Stoltenberg mbërriti në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar, gjatë së cilës ai zhvilloi bisedime me Zelenskyy dhe iu drejtua Verkhovna Rada, parlamenti i Ukrainës.
volodymyr zelenskyy
Bota
30 April 2024, 18:36
E. D
pamje nga vendngjarja
KANADA- Një aksident ka ndodhur në Kanada duke u marrë jetën 4 personave, mes tyre edhe një foshnje, pasi nj...
Bota
30 April 2024, 18:26
E. D
foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka gjetur pesë njësi të ushtrisë izraelite përgjegjëse për shkelje...
Bota
30 April 2024, 18:19
E. D
Lupço Palevski
TURQIA- Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shteta...
Bota
30 April 2024, 17:49
E. D
foto nga vendngjarja
KAZAKISTAN- Këto janë momentet e tmerrshme të gruas së ministrit të qeverisë në Kazakistan, e cila ...
Bota
30 April 2024, 17:40
E. D
foto ilustruese
GAZA- Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Nikaraguas që Gjermania të urdhërohet q&...
Bota
30 April 2024, 17:23
E. D
Stanislav Netesov
MOSKA- Një rus që shkoi në një stacion policie në Moskë për të raportuar se ishte rrahur u akuzua...
Bota
30 April 2024, 17:12
E. D
Joe Biden dhe Donald Trump
SHBA- Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të bëjë fushatë në...
Bota
30 April 2024, 17:05
S.B
Pantabangan
FILIPINE- Rrënojat e një qyteti pothuajse 300-vjeçar janë rishfaqur pasi temperaturat e larta në Filipine than...
Bota
30 April 2024, 17:08
E. D
foto ilustruese
LONDËR- Një djalë 13 vjeç është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjat&e...
Bota
30 April 2024, 16:44
E. D
Donald Trump
SHBA- Gjykatësi që mbikëqyr gjyqin penal të Donald Trump për heshtje parash, e gjobiti ish-presidentin amerikan me 9...