18 May 2023, 14:46
Nga a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë më 18 maj se është duke u kërkuar serbëve ta ruajnë paqen, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës.
“Nesër do të mbahet. Ata do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarë të rremë, me mbështetje të QUINT-it, të zgjedhur në zgjedhje të rreme”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.
Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Franca, Italia dhe Gjermania.
Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.
Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve, dhe ato i ka konsideruar “jodemokratike dhe joligjore”. Partia e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka bërë thirrje për bojkotim të këtyre zgjedhjeve.
Edhe Beogradi zyrtar e ka mbështetur bojkotin. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor.
Komunat në veri patën mbetur pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, meqë përfaqësuesit serbë në atë zonë kanë dhënë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe. Kryetarët e sapozgjedhur për komunat veriore të Kosovës – të gjithë të partive shqiptare – duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.
Vuçiç ka thënë më 18 maj se një ditë më parë, ai e ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtitt, Derek Chollet dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill. Sipas tij, në takim është diskutuar për situatën “e tensionuar në veri të Kosovës”, e cila, sipas tij, është konstante.
“Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”. Sipas tij, kjo është përpjekje për presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë e tyre./REL
aleksander vucic
Bota
18 May 2023, 14:41
f.i
foto ilustruese
RUSI- Tre shkencëtarë rusë të përfshirë në zhvillimin e raketave janë arrestuar. Mediat e huaj...
Bota
18 May 2023, 14:41
a.l
Jeffrey Hovenier dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim me ambasadorin e Am...
Bota
18 May 2023, 14:40
m.s
makina ne liqen
TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku tre persona kanë ndërruar jetë pasi makina me të...
Bota
18 May 2023, 14:29
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit deklaron se vendimi për të ngrirë llogaritë bankare të ambasadave dhe kon...
Bota
18 May 2023, 14:03
A.B
Sreesad Hinduja
BRITANI E MADHE- Biznesmeni Sreesad Hinduja, pasardhësi më i madh i familjes më të pasur të Britanis&eum...
Bota
18 May 2023, 14:16
a.l
Mbreti Charles III dhe Camilla
BRITANI- Mbreti Charles III dhe Mbretëreshë Camila kanë bërë daljen e tyre të parë publi...
Bota
18 May 2023, 13:54
A.B
Viktima
RUSI- Një burrë në qytetin e Novosibirsk, u hodh nga kati i tetë i një ndërtese duke përdorur një &cce...
Bota
18 May 2023, 13:49
a.l
Kemal Kilicdaroglu
ITALI- Rivali i presidentit Erdogan në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 28 maj, Kemal Kilicdaroglu zo...
Bota
18 May 2023, 13:27
a.l
Pamjet nga përmbytjet në Itali
ITALI- Shkalla e shkatërrimeve dhe dëmeve materiale në Itali nga përmbytjet masive ësht&...
Bota
18 May 2023, 13:19
a.l
Përmbytje në Itali
ITALI- Situata e përmbytjeve në Itali vijon të jetë e rëndë. Mediat vendase raportojnë se ...