LIVE UPDATES
Bota

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Donald Trumpit dhe i japin botës një mësim

Trump e përsëriti këtë për më shumë se 90 minuta. Presidenti ameriakan është në një mision për të ringjallur kauzën e drejtë të lirisë amerikane, për të nisur një epokë të re të mrekullive amerikane dhe për të vendosur flamurin amerikan në Mars.

10 March 2025, 16:15 Nga DOSJA
New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të
Donald Trump

SHBA- Fjalimi i presidentit Donald Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij të dytë dhe një spektakël politik. Dhe çfarë ndryshimi që bën një fjalim.

“Amerika është rikthyer,” tha ai.

Trump e përsëriti këtë për më shumë se 90 minuta. Presidenti ameriakan është në një mision për të ringjallur kauzën e drejtë të lirisë amerikane, për të nisur një epokë të re të mrekullive amerikane dhe për të vendosur flamurin amerikan në Mars.

Në një kontrast të qartë, entuziazmi dhe mesazhi i tij ishin shumë larg nga fjalimet e ngatërruara të Joe Biden dhe qeshjet e sajuara të Kamala Harrisit. Në një univers tjetër të zymtë, mund të kishte qenë presidentja Harris ajo që do të fliste të martën në mbrëmje, por në fakt, ishin të ftuarit në ballkon ata që i dhanë fjalimit forcën më të madhe.

Nëna dhe motra e Laken Riley-t, një studente infermierie që doli për vrap dhe u vra nga një emigrant i paligjshëm. Gruaja dhe vajzat e Corey Comperatore-s, zjarrfikësit që humbi jetën duke i mbrojtur nga plumbat gjatë mitingut të Trump-it në Butler të Pensilvanisë. Elliston Berry, një vajzë 15-vjeçare e cila u bë viktimë e ngacmimeve në internet përmes “deep fake.”

Stephanie Diller, gruaja e policit Jonathan Diller, i vrarë në një ndalesë trafiku në Queens nga një kriminel recidiv. “Të fortët bëjnë atë që duan, dhe të dobëtit vuajnë atë që duhet,” ka thënë Tukididi. Demokratët bënë gjithçka që donin. Vuajtjet nuk ranë vetëm mbi më të dobëtit, mbi gratë dhe fëmijët. Ato ranë edhe mbi më të fortët, si Jonathan Diller. Si Roberto Ortiz, veterani i Marinës Amerikane që qëllohet nga kartelet ndërsa patrullon lumin Rio Grande.

Në zemër, patriotizmi është një pasion, një irracionalitet që burokratët e kanë frikë dhe diktatorët e dëshirojnë. Demokratët e kanë shtypur, censuruar dhe stigmatizuar këtë pasion natyror. Trump e kupton që një komb është një familje e madhe. Ne ngrihemi ose rrëzohemi së bashku. Nuk është për t’u habitur që brenda tri javësh nga inaugurimi i tij, sondazhet treguan se për herë të parë në 20 vjet, shumica e amerikanëve besojnë se vendi është “në rrugën e duhur.” Ky është treguesi i vetëm që ka rëndësi.

Një qeveri është një makineri burokratike. Një “shoqëri” është një abstraksion sociologjik. Fishekzjarrët dhe fluturimet ajrore janë argëtuese, por ato janë thjesht simbole. Një komb përbëhet nga njerëz. Kombi amerikan përbëhet nga një e treta e një miliardi individësh, secili duke ndjekur interesat e tij, por gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, të gjithë bashkë në këtë udhëtim. 

Emigracioni masiv dhe korrektesa politike kanë shkatërruar lidhjen mes qeverisë dhe qytetarëve. Në janar, një sondazh i YouGov zbuloi se 38% e britanikëve nën 40 vjeç do të refuzonin të regjistroheshin për të luftuar në rast të një lufte botërore. Demokratët kanë imponuar një çmenduri të ngjashme mbi popullin amerikan: një mohim të bazave.

Trump përsëriti të vërtetat e thjeshta: Bota është një vend i pamëshirshëm. Një shtet nuk mund të ekzistojë pa kufij. Një komb do të shpërbëhet nëse vazhdon emigracioni i paligjshëm. Një demokraci nuk mund t’u shërbejë qytetarëve të saj nëse jo-qytetarët mund të votojnë dhe gjykatat janë të korruptuara.

Një burrë nuk mund të bëhet grua. Nëse këto themele riparohen, populli amerikan do të bëjë pjesën tjetër. Trump thirri “një komb ëndërrimtarësh, luftëtarësh dhe të mbijetuarish” për të përqafuar të ardhmen. Ka një komb për t’u rindërtuar, një botë për t’u riparuar dhe asnjë çast për të humbur./ New York Post 

donald trump

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë