3 September 2023, 10:24
Nga DOSJA

Cilësia ishte e dobët, por sinjali dëgjohej. “Për fitoren”, ishte thirrja e presidentit rus, Vladimir Putin. “Urra” përgjigjja e ushtarëve. Pastaj u dëgjua himni rus. Drejtuesit e lokomotivave në afërsi të Shzecinit, Poloni e dëgjuan këtë sinjal në fund të gushtit, pas një komandoje tjetër erdhi një ndalesë emergjence. Më shumë se 20 trena ndalën lëvizjen.
Trafiku i trenave të mallrave në rajon u ndërpre përkohësisht. Shërbimi Informativ Polak, ABW është duke hetuar, deklaroi Stanislaw Zaryn, sekretari i shtetit të kryeministrit polak. “Për momentin nuk përjashtojmë asnjë skenar”, tha Zaryn. Por duhet “theksuar po ashtu”, se jeta e shëndeti i pasagjerëve nuk ka qenë në rrezik. “Ky incident duhet zbardhur, edhe për shkak të rrezikut aktual ndaj shtetit polak.”
Vend tranzit për transportin e armëve
Kërcënimi për hekurudhën polake erdhi nga një transmentues i thjeshtë i valëve të shkrutra. Jo ndonjë vepër e përkryer teknikisht, konstatuan ekspertët. Por himni rus bën që të gjithë të mendojnë për akt sabotazhi. Pak më vonë u arrestuan dy persona që duhet të kenë dërguar sinjalin e ndalimit emergjent – një nga të dyshuarit, një polic polak.
Polonia si vend tranzit i transportit të armëve për Ukrainën duket se është në fokus të shërbimeve sekrete ruse. Që në mars të këtij viti autoritetet zbuluan një grup spiunazhi. Dhe rregullisht arrestohen anëtarë të rinj të grupit.
Në fund të gushtit ishin 16 të arrestuar gjithsej për spiunazh. Prokuroria i akuzon ata për “kryerjen e spiunazhit për Rusinë dhe si pjesëtarë të një grupi kriminal”, ka deklaruar Mariusz Kaminski, ministri i Brendshëm polak pas arrestimeve të para. Punonjësit e shërbimit të brendshëm informativ “kishin gjetur kamera, pajisje elektronike dhe transmetues GPS që duhet të fiksoheshin në transportet e ndihmave për Ukrainën.”
Një arrestohet, një tjetër rekrutohet
Të dyshuarit janë të huaj, më shumë nuk tha minstri i Brendshëm polak, Kaminski. Ndërkohë mediat polake raportojnë, se një pjesë e grupit përbëhet nga refugjatë ukrainas.
Ata nuk janë agjentë të shkolluar, por të rekrutuar që i kryejnë këto shërbime për para. Nëse një arrestohet, një tjetër rekrutohet diku, pasi Polonia luftohet në mënyrë hibride vazhdimisht, tha Zbginiew Hoffmann, sekretar shteti për mbrojtjen kombëtare.
“Kjo natyrisht që vjen nga Kremlini, por praktikohet edhe nga Bjellorusia”, sipas Hoffmann-it, dhe prek disa sektorë.
“Nuk ka vetëm rrezik të drejtpërdrejtë nga trupat Wagner” por edhe sulme kibernetike. Kush merret me këtë e di “se ata nuk e përdorin këtë strategji nga dje ose sot.”
Hoffmann bën fjalë për ekspertizën e shërbimeve sekrete postsovjetike. Strategjia është destabilizim dhe kaos. E ajo lë gjurmë. Kur në Rshezcov, një pikë e rëndësishme tranziti për në Ukrainë u gjetën në ujin e pijshëm baktere legjionare me pasojë vdekjen e 18 vetëve (gjendja aktuale) u mor menjëherë me hetimet shërbimi sekret polak. Ndoshta infektimi ishte pasojë e problemeve të tubacioneve të ujit, por nuk përjashtohet as një atentat. Pasiguria në Poloni është e madhe. /DW
Bota
3 September 2023, 10:11
A.B
Indonezia është duke e prezantuar një skemë të re vizash për t’i joshur individët apo korporatat e huaja, në ten...
Bota
3 September 2023, 08:43
A.B
Piloti
SHBA-Një pilot ka shpjeguar se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga turbulencat pasi avionët janë ndërtuar p...
Bota
3 September 2023, 08:14
A.B
Në një kohë të shkurtër, u shfaqën dy nën-variante të omicron. Fillimisht u regjistrua nënvarianti EG.5 i qu...
Bota
3 September 2023, 08:09
A.B
Ihor Kolomoisky
RUSI- Një nga oligarkët më të fuqishëm të Ukrainës do të mbahet në paraburgim për dy muaj...
Bota
3 September 2023, 07:39
A.B
Ushtare
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë shkelur linjën e parë mbrojtëse të Rusisë pranë Zaporizhzhia pas jav&eu...
Bota
3 September 2023, 07:35
A.B
Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, sipas gazetës "La Repubblica", nuk dëshiron të rikthehet si presidente e...
Bota
3 September 2023, 07:25
A.B
Vladimir Putin
Nga Sergey Goryashko, Elizaveta Fokht dhe Sofiya Samokhina për BBC
Diplomatët rusë ishin dikur një pjesë kyç...
Bota
2 September 2023, 23:00
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara priten të shënohen shifra rekord të atyre që udhëto...
Bota
2 September 2023, 22:54
I.A
Foto ilustruese
NIGERI- Të paktën shtatë besimtarë u vranë pas një sulmi në një xhami në Kaduna të Nigeri...
Bota
2 September 2023, 22:47
I.A
Bill Richardson
SHBA- Ish-diplomati Bill Richardson, i cili shërbeu si ambasador i SHBA- së në Kombet e Bashkuara d...