LIVE UPDATES
Bota

Nga betimi, fishekzjarret e deri tek artistët që performojnë, si zhvillohet ceremonia e inagurimit të presidentit të SHBA-ve?

Donald Trump si ish-mbreti i garave të bukurisë preferon skenën plot prozhektorë. Betimin e tij për herë të dytë si president i SHBA-së ai dëshiron ta shijojë në të gjitha aspektet. Ç'është planifikuar për ceremonitë?

20 January 2025, 08:13 Nga M.B
Nga betimi, fishekzjarret e deri tek artistët që performojnë, si
Foto ilustruese

SHBA- Inagurimi i një presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe sivjet këtë të hënë kjo është ceremonia e gjashtëdhjetë e betimit presidencial në SHBA. Në këtë ditë parardhësi, mbajtësi i postit, demokrati Joe Biden, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Për herë të parë që nga viti 1893, kur Grover Cleveland rimori mandatin, tani për herë të dytë kthehet në Shtëpinë e Bardhë, një ish-president, mandati i dytë i të cilit vjen pas një shkëputjeje katër vjeçare. Më 2017 deri më 2021 Donald Trump ishte presidenti i 45 i SHBA-së. Pasi humbi zgjedhjet më 2021, Donald Trump ia doli në fushatën e fundit presidenciale që tashmë të betohet si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

Si zhvillohet ceremonia e inagurimit në post?

Ceremonitë katër ditore të marrjes së mandatit filluan qysh të shtunën më 18 janar me një pritje dhe fishekzjarrë në klubin e golfit të Trumpit në Virginia.

Të dielën Trump vendos një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur dhe merr pjesë në ceremoninë në varrezën kombëtare në Arlington, përpara se të marrë rrugën për në Uashington, ku do të zhvillohet një festë e madhe e fitores së MAGA- ose lëvizjes Make-America-Great-Again dhe një darkë nën dritat e qirinjve me mbështetësit e tij.

Të hënën (20.01.2025) në ditën e inagurimit, zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John's, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë. Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin. Në fakt inagurimi i postit presidencial në SHBA zhvillohet jashtë në hapësirë. Por për shkak të valës së të ftohtit në disa pjesë të SHBA-së, ceremonia do të mbahet në mjediset e brendshme të Kapitolit. Trump ka deklaruar, se nuk donte në asnjë mënyrë që njerëzit të dëmtoheshin, ndaj ka udhëzuar, që fjalimin për fillimin e detyrës, lutjet dhe të tjera fjalime të hënën të zhvillohen në sallën e kupolës së Kapitolit.

Në Kapitol në sallën presidenciale Trump do të nënshkruajë rregulloret e para zbatuese të tij, të ashtuquajturat Executive Orders. Më pas ai do të inspektojë të ashtuquajturat "Pass in Review" trupat. Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo. Programi i inagurimit mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar.

Cila është motoja e këtij inagurimi?

Motoja e inagurimit është "Demokracia jonë e palëkundur: Një premtim kushtetues." Me këtë pranohet detyrimi që buron nga themeluesit kundrejt brezave të ardhshëm të amerikanëve në SHBA, "ruajtja e vazhdimësisë dhe stabilitetit të sistemit tonë demokratik", sikurse shpjegon komisioni i inagurimit.

Disa vëzhgues kanë vërejtur, se kjo moto është në kontrast të plotë me ngjarjet dhe pasojat e 6 janarit 2021, kur Donald Trump nxiti disa simpatizantë, që mësynë në Kapitol dhe donin të pengonin konfirmimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet më 2020.

Ndonëse u pezulluan proceset juridike ndaj presidentit të ardhshëm, një raport i publikuar së fundi nga ish-hetuesi special Jack Smith, lë të kuptohet, se Donald Trump po të ishte dënuar për rolin që ka luajtur atëherë, nuk do t'i kishte fituar zgjedhjet vitin e kaluar. Trump u gjet gjithashtu fajtor, për falsifikimin e dokumentave të biznesit, por ndaj tij nuk u shqiptua dënim. Kësisoj ai është i pari person me precedent penal, që ushtron detyrën e presidentit.

Kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë i paraprijnë katër vite të trazuara. Si do ta prezantojë veten Trump në ditën e parë të inagurimit si president? "Pajtimi nuk është temë për Trump", mendon Cayce Myers, ekspert për komunikimin politik në Universitetin Virginia Tech. "Ajo që ai përjeton është pika kulmore e lëvizjes MAGA (Make America great again). Fjalimi i tij i parë si president është kurorëzimi i luftës së tij katër vjeçare për të fituar zgjedhjet".

Inagurimi është një shans për Trumpin dhe qeverinë e tij për t'u prezantuar SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës vizionin e ri të tyre, thotë Myers për DW. "Unë mendoj, se ne do të dëgjojmë shumë për forcën dhe pozicionimin në fushën e gjeopolitikës. Eshtë një ngjarje shumë e rëndësishme me një personalitet jashtëzakonisht të madh mediatik, që e zotëron shkëlqyeshëm raportin me mediat. Vëmendja pra do të jetë gjithashtu e jashtëzakonshme", nënvizon Myers.

Kush do të marrë pjesë?

Eshtë zakon, që të gjithë ish-presidentët, që ende jetojnë, marrin pjesë në inagurimin e presidentit, ndonëse Trump vet më 2021 e prishi këtë traditë duke mos qenë i pranishëm në inagurimin e presidentit. Joe Biden, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të jenë me bashkëshortet e tyre. Me përjashtim të Michelle Obamas, e cila për arësye që nuk dihen nuk do të marrë pjesë.

Edhe shumë baronë të teknologjisë do të jenë të pranishëm, pasi shumë prej tyre e kanë mbështetur me mjaft efekt në publik presidentin e ardhshëm. Në vend të parë qendron njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili ka kontribuuar në masë financiarisht dhe përmes medias gjatë fushatës elektorale të republikanit. Po ashtu do të jenë të pranishëm Jeff Bezos, pronari i Amazon dhe "Washington Post" si dhe Mark Zuckerberg, themeluesi dhe kryetari i kryesisë së Meta.

Krerë shtetesh dhe qeverish nga vende të tjera në të shkuarën nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit në SHBA. Ata përfaqësohen nga ambasadorët. Komisioni i inagurimit të Trumpit megjithatë ka ftuar disa krerë shtetesh, ndër ta edhe presidentin e Kinës Xi Jinping. Nuk pritet megjithatë që ia të marrë pjesë personalisht.

Kryeministra të ekstremit të djathtë nga vendet e Europës si hungarezi Viktor Orban ose homologia e tij italiane Giorgia Meloni ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, të dy e kanë vizituar Trumpin qëkurse fitoi zgjedhjet në nëntor në rezidencën e tij në Florida. Nga Gjermania kanë konfirmuar pjesëmarrjen bashkëkryetari i partisë AfD, Tino Chrupalla dhe zëdhënësi i komisionit për politikën e jashtme Unionit Kristiandemokrat, Jürgen Hardt. Qeveria gjermane do të përfaqësohet nga ambasadori gjerman Andreas Michaelis.

Presidenti i Argjentinës Javier Milei, i cili gjithashtu e ka vizituar Trumpin pas fitores në zgjedhje, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit.

Cilët artistë performojnë?

Ndër artistet dhe artistët që do të perfomojnë në veprimtari të ndryshme gjatë ceremonive të inagurimit janë Carrie Underwood, një fituese e American Idol. Përpara se Trump të bëjë betimin, ajo do të këndojë "America the Beautiful".

Në Liberty Ball dhe manifestimet e MAGA të shtunën performon Village People me hitet "Y.M.C.A" dhe "Macho Man", që janë interpretuar vazhdimisht edhe gjatë fushatës së Trumpit. Po ashtu është konfirmuar edhe pjesëmarrja e këngëtarit country Lee Greenwood dhe solistit operistik Christopher Macchio.

Çfarë ndodh pas inagurimit?

Pas inagurimit në detyrë Donald dhe Melania Trump sërish vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis punën. Kjo do të thotë edhe që presidenti i ri do të ngrejë në fuqi urdhëresa të reja zbatimi dhe me shumë gjasë do të fillojë shfuqizimin e marrëveshjeve të SHBA-së me organizatat si OBSH apo do t'i rinegociojë ato./ DW

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin