LIVE UPDATES
Bota

"Ngjarjet e 24 shtatorit mund të ishin shmangur"/ Hovenier: Asociacioni i nevojshëm, por me disa kufizime

Hovenier tha se nëse të dy palët do të zbatonin plotësisht detyrimet përkatëse të Marrëveshjes së Berlinit dhe Aneksit të Ohrit, ngjarjet në veri të Kosovës nuk do të kishin ndodhur.

9 October 2023, 17:56 Nga r.ll
"Ngjarjet e 24 shtatorit mund të ishin shmangur"/  Hovenier:
jeff hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE për të mos rritur më tej tensionet pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. 

Në një intervistë për Bloomberg, Hovenier tha se nëse të dy palët do të zbatonin plotësisht detyrimet përkatëse të Marrëveshjes së Berlinit dhe Aneksit të Ohrit, ngjarjet në veri të Kosovës nuk do të kishin ndodhur.

“Sigurisht që ngjarjet e 24 shtatorit kanë krijuar më tej një mjedis që është më pak i favorshëm që dy liderë të ulen së bashku nën lehtësimin e BE-së dhe të arrijnë në një mirëkuptim të përbashkët. Por ngjarjet e 24 shtatorit nënvizojnë gjithashtu se sa urgjente është kjo. Më duhet të besoj se nëse të dyja palët do të zbatonin plotësisht detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit Zbatues, rrethanat që pamë më 24 shtator nuk do të ndodhnin. Dhe kështu, nga këndvështrimi ynë, është jetike, është urgjente të kthehemi në një proces” ka thënë Hovenier.

“BE-ja po e lehtëson atë, siç duhet, sepse nxitja më e mirë për të dyja palët për të marrë vendime të vështira dhe për të bërë gjëra të vështira është perspektiva për t’u afruar me strukturat dhe institucionet evropiane. Qëllimi përfundimtar është anëtarësimi në BE për të dy vendet, dhe njohja reciproke mes të dy vendeve. Këto janë qëllimet përfundimtare dhe ne besojmë se kjo arrihet përmes këtij stimulimi të anëtarësimit në BE. Pra, është e drejtë që BE-ja të marrë drejtimin” ka shtuar tutje ambasadori.

Jeff Hovenier në intervistë ka folur edhe rreth propozimit të presidentes Vjosa Osmani e cila tha se Kosova duhet ta përgatis me SHBA-në draft-statutin e Asociacionit. Sipas ambasadorit nëse Kosova do e ndajë propozimin e saj me SHBA një gjë e tillë do të mirëpritej.

“Unë e shoh rolin e SHBA në këtë mënyrë siç e shoh rolin e SHBA në pjesën tjetër të dialogut. Pra, nëse qeveria e Kosovës dëshiron të parashtrojë idetë e saj se si të ecë më mirë përpara me një proces të besueshëm për themelimin e një Asociacioni duke përfshirë dhënien e ideve ose një draft aktual të një draft statuti, ne do ta mirëpresim këtë. Dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron ta ndajë këtë fillimisht me Shtetet e Bashkuara për reagimet tona, kjo është në rregull. Do ta mirëprisnim edhe atë” ka theksuar Hovenier.

Por, sipas diplomatit amerikan hapat e mëtejshëm do të bëhen në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Në fund të ditës, megjithatë, ne do të duhet të punojmë me Bashkimin Evropian sepse kjo do të merret në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE. Por çdo përpjekje që dëshiron të bëjë qeveria e Kosovës për të treguar se si do ta realizonte këtë vizion dhe do ta përmbushte këtë angazhim do të ishte një hap pozitiv dhe ne do ta mirëprisnim atë” ka thënë ai.

Hovenier ka thënë se çështja e Asociacionit është urgjente, por ka përmendur edhe kufizimet që duhet të ketë. 

“Për Kosovën, kjo do të thotë se do të duhet të lëvizë më herët se sa disa do të donin në obligimin e saj në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe [ASM]. Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin ASM-në si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve. Ne jemi dakord. Ne gjithashtu besojmë se ASM duhet të ketë kufizime, sepse ne besojmë se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim jostabiliteti në vend të stabilitetit në rajon. Ne besojmë se duhet të jetë në përputhje me kushtetutën aktuale të Kosovës. Ne besojmë se duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016. Ne besojmë se duhet të jetë në përputhje me letrën e Mogherinit që u dërgua. Asnjë autoritet ekzekutiv. Ne mendojmë se brenda këtyre kufizimeve ka hapësirë ​​që qeveria e Kosovës të bëjë veprime që do t’i përgjigjen shqetësimeve legjitime të komunitetit etnik serb, dhe mendojmë se ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht” është shprehur Hovenier. 

jeff hovenier tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin