31 July 2023, 10:55
Nga f.i
foto ilustruese
NIGERI- Mijëra mbështetës të juntës që mori në kontroll Nigerin në një grusht shteti në fillim të kësaj jave marshuan të dielën nëpër rrugët e kryeqytetit Niamey, duke valëvitur flamuj rusë, duke brohoritur emrin e presidentit rus dhe duke denoncuar me forcë ish-fuqinë koloniale, Francën.
Protestuesit marshuan drejt Ambasadës Franceze dhe i vunë zjarrin një dere të kompleksit. Tymi mund të shihej që nga ana tjetër e qytetit. Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron dënoi me anë të një deklarate dhunën dhe u zotua se do të përgjigjej me forcë ndaj çdo sulmi ndaj qytetarëve ose interesave të Francës.
Ushtria nigeriane shpërndau turmën e protestuesve. Grupi mercenar rus Wagner është aktiv në Malin fqinj dhe presidenti rus Vladimir Putin do që të zgjerojë ndikimin e vendit të tij në rajon. Megjithatë, është ende e paqartë nëse udhëheqësit e rinj të juntës do të afrohen me Moskën apo do të ruajnë aleancën me partnerët perëndimorë të Nigerit.
Të dielën në një takim urgjent në Abuxha të Nigerisë, blloku i vendeve të Afrikës Perëndimore tha se po pezullonte marrëdhëniet me Nigerin dhe autorizoi përdorimin e forcës nëse presidenti nuk rikthehej në pushtet brenda një jave.
Presidenti Mohamed Bazoum u zgjodh në mënyrë demokratike dy vjet më parë në transferimin e parë paqësor të pushtetit të Nigerit që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960. Kryengritësit thanë se e rrëzuan sepse ai nuk ishte në gjendje të vendoste sigurinë në vend kundër dhunës në rritje xhihadiste. Por disa analistë dhe nigerianë thonë se ky është vetëm një pretekst dhe marrja e kontrollit ka të bëjë më shumë me betejat e brendshme për pushtet sesa sigurinë e vendit.
Marrë nga VOA
grusht shteti ne nigeri
Bota
31 July 2023, 10:30
f.i
foto ilustruese
TURQI- Dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi, pas tërmetit...
Bota
31 July 2023, 10:27
f.i
foto ilustruese
RUSI- Goditja e shërbimeve të sigurisë ruse ndaj spiunëve ukrainas vazhdon. Së fundmi tre shtetas janë a...
Bota
31 July 2023, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Një X gjigant është vendosur në tarracën e një banesë në San Franciskos, atje ku Elon Musk th...
Bota
31 July 2023, 09:54
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku trupi i një 19-vjeçari u gjet pa kokë dh...
Bota
31 July 2023, 09:37
f.i
foto ilustruese
FRANCË- Në rajonin Var në jug të Francës është shpallur “alarmi i kuq” për shkak t...
Bota
31 July 2023, 09:26
k.m.
Foto ilustruese
Grupi mercenar rus, Wagner, ka filluar t’i stërvitë njësitë e mekanizuara të ushtrisë bjelloruse, njoft...
Bota
31 July 2023, 09:10
k.m.
Ghost
Nga Jonathan Beale, korrespondent
UKRAINË- Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin Bakhmut në lindje të vendit. B...
Bota
31 July 2023, 09:17
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Arabia Saudite do të presë një samit të paqes të organizuar nga Ukraina në fillim të ...
Bota
31 July 2023, 09:13
m.s
Remi Lucidi
Një 30-vjeçar i quajtur Remi Lucidi ka rënë nga maja e një gradaçele të lartë 721 metra, ku ai kish...
Bota
31 July 2023, 09:10
f.i
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Kreu i mercenarëve rus Yevgeny Prigozhin tha në një mesazh zanor se grupi i tij Wagner nuk po rekrutonte ...