23 January 2023, 12:36
Nga I.A
Parrullat
KOSOVË- Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus “Wagner” kamë vendosur në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka deklaruar se merren me rastin. Sipas Policisë në veri të Mitrovicës, grafitet janë shkruar në mure të objekteve nga disa persona të panjohur.
“Mitrovicë veri, 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në Zveçan grafitet janë vendosur në tabelat e komunikacionit.
“Zveçan, 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Policia të dyja rastet i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”. Gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat ishin ngritur nga serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit “Wagner”. Aktivitetet e grupit “Wagner” janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës. SHBA-ja javën e ardhshme do të vendosë sanksione shtesë ndaj organizatës ushtarake private ruse “Wagner Group”, e cila ofron mbështetje për ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë.
wagner policia e kosoves
Bota
23 January 2023, 11:56
I.A
Mbledhja e Serbise
SERBI- Mbledhja e Qeverisë së Serbisë filloi në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së ...
Bota
23 January 2023, 11:45
k.m.
Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Vasyl Lozynskyy, Zëvendës Ministër i Zhvillimit të Komuniteteve, Territoreve dhe Infrastrukturës &...
Bota
23 January 2023, 11:43
I.A
UCK
KOSOVË- Sot pritet të mbahet protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkak i së cilës &...
Bota
23 January 2023, 11:14
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Miliona familje dhe biznese do të paguhen për të shkurtuar përdorimin e tyre të energjisë elektrike nd...
Bota
23 January 2023, 11:07
I.A
Bora ne Kosove
KOSOVË- Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur si pasojë e b...
Bota
23 January 2023, 10:58
I.A
Foto nga protesta
SHBA- Mijëra protestues u mblodhën në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të protestuar kundër fund...
Bota
23 January 2023, 10:48
k.m.
Foto ilustruese
FRANCË- Mjekët iu desh të prisnin testikulin e një të riu, i cili u godit me shkopinj në ijë nga një...
Bota
23 January 2023, 10:45
I.A
Foto nga permbytjet
KOSOVË- Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura deklaroi se dëmi nga përmbytjet në kët&eum...
Bota
23 January 2023, 10:41
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Ilaçet kundër depresionit të përdorura gjerësisht shkaktojnë "tronditje emocionale". Ky përfundi...
Bota
23 January 2023, 10:36
I.A
Foto ilustruese
PAKISTAN- Pakistani pësoi një ndërprerje të madhe të energjisë të hënën herët pas nj&eum...