7 August 2025, 11:34
Nga M.B
Milorad Dodik
BOSNJE-HERCEGOVINA- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj. Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.
Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit. Megjithëse Dodiku ka thënë vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se ai e ka pranuar vendimin. Dodik u dënua për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë.
Pasi dënimi i tij u vërtetua, të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit serb, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme për president të Republikës Sërpska. Dodiku, i cili ka mbështetjen e Moskës, iu përgjigj Komisionit Qendror duke thënë se do të mbajë referendum në Republikën Sërpska për mandatin e tij, edhe pse Kushtetuta e Bosnjës nuk parashikon mundësinë e mbajtjes së referendumeve në entitete.
Ndërkohë, më 7 gusht në orën 21:00, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë konsultime të mbyllura lidhur me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga Misioni i Panamasë, e cila aktualisht kryeson Këshillin, është thënë për agjencinë ruse RIA Novosti se Rusia ka kërkuar mbajtjen e këtij takimi. Në të njëjtën kohë, Ambasada e Rusisë ka deklaruar se për Bosnje dhe Hercegovinën “ka ardhur momenti i së vërtetës”, pas të cilit “mund të vijë pika pa kthim”.
Në deklaratën e publikuar më 7 gusht thuhet se “ose Bosnja dhe Hercegovina do të dëshmojë se është vërtet një shtet juridik dhe demokratik, duke e hedhur poshtë aktgjykimin e politizuar ndaj presidentit Dodik – i cili u imponua nën presionin perëndimor – ose do të rreshtohet krah Moldavisë, Rumanisë, Francës, Gjermanisë, Austrisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në thelb gjithë Perëndimit kolektiv, ku në mënyrë hipokrite dhe arrogante përdoren agjencitë ligjzbatuese për të shkatërruar kundërshtarët politikë”./ REL
milorad dodik
Bota
7 August 2025, 10:51
r.ll
putin, trump
RUSI- Takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është "i fiksuar" për ditët në vijim, sipas ag...
Bota
7 August 2025, 10:46
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të enjten për një takim ballë p&e...
Bota
7 August 2025, 10:09
r.ll
donald trump
SHBA- Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nd...
Bota
7 August 2025, 09:32
r.ll
foto ilustruese
JAPONI- Popullsia e Japonisë u tkurr me një ritëm rekord, me më shumë se 900,000 njerëz, në vi...
Bota
7 August 2025, 09:01
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kr...
Bota
7 August 2025, 08:47
r.ll
zjarret ne france
FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou, e ka cilësuar zjarrin e madh dhe vdekjeprurës që përshkon ...
Bota
7 August 2025, 08:29
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- Pavarësisht një ndërprerjeje në serinë e rekordeve të nxehtësisë, korriku i vitit 2025...
Bota
7 August 2025, 08:16
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që është në detyrë prej pak më shumë se gjysmë vit...
Bota
7 August 2025, 08:14
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Shumica e njerëzve në Gjermani nuk lëvizin mjaftueshëm dhe kalojnë shumë kohë ulur. ...
Bota
7 August 2025, 08:06
r.ll
ali larijani
IRAN- Në një kohë kur autoritetet iraniane po përballen me pasojat e konfliktit të qershorit me Izraelin dhe Shtetet ...