LIVE UPDATES
Bota

Një tjetër gjykatëse federale në SHBA ndalon përkohësisht zbatimin e urdhrit kundër shtetësisë automatike përmes lindjes

Gjykatësja federale Deborah Boardman tha se asnjë gjykatë në vend nuk e ka mbështetur interpretimin e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane nga administrata e Presidentit Trump.

5 February 2025, 22:40 Nga N.F
Një tjetër gjykatëse federale në SHBA ndalon
Trump

SHBA- Një gjykatëse federale e Shteteve të Bashkuara të mërkurën urdhëroi një pauzë të dytë të përkohshme të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund shtetësisë automatike për të gjitha ata që lindin në Shtetet e Bashkuara, prindërit e të cilëve ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme.

Gjykatësja federale Deborah Boardman tha se asnjë gjykatë në vend nuk e ka mbështetur interpretimin e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane nga administrata e Presidentit Trump.

“Kjo gjykatë nuk do të jetë e para”, tha ajo.

Urdhri i ekzektuiv i javës së kaluar tashmë është pezulluar përkohësisht në nivel kombëtar për shkak të një padie të veçantë të ngritur nga katër shtete në shtetin e Uashingtonit, ku një gjykatës e quajti urdhrin "jokushtetues". Në total, 22 shtete, si dhe organizata të tjera, kanë ngritur padi në përpjekje për të penguar hyrjen në fuqi të urdhrit ekzekutiv.

Gjykatësja Boardman, e emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, ra dakord për pezullimin e përkoshëm të urdhrit pas një seancë në gjykatën federale në Greenbelt të Merilendit. Kjo padi u ngrit nga organizata e Mbrojtëse së të drejtave të emigrantëve “CASA” dhe Projekti për Mbrojtjen e Azilkërkuesve, si dhe një pjesë e vogël e grave shtatzëna.

Në qendër të padive është Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, i ratifikuar në vitin 1868, pas Luftës Civile në Shtetete e Bashkuara dhe vendimi i Gjykatës së Lartë mbi një rast për shtetësinë.

Amendamenti i 14-të u shtua pas Luftës Civile për të siguruar shtetësinë për ish-skllevërit dhe afrikano-amerikanët e lirë. Ai thotë: "Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që janë në juridiksionin e tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë".

Përveç 22 shteteve me prokurorë të përgjithshëm demokratë që kërkojnë pezullimin e urdhrit, 18 prokurorë të përgjithshëm republikanë njoftuan këtë javë se po përpiqen të mbrojnë urdhrin e presidentit duke iu bashkuar një prej padive federale të ngritura në Nju Hempshër.

Shtetet e Bashkuara janë mes rreth 30 vendeve, ku personat e lindur në vend kanë të drejt automatike të bëhen shtetas.

Gjatë javës së tij të parë në detyrë, Presidenti Trump nënshkroi 10 urdhra ekzekutivë për imigracionin dhe nënshkroi tre dekrete për të përmbushur premtimet për dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë kufitare.

Pasojat e disa urdhërave ekzektuivë u ndjenë menjëherë. Të tjerët përballen me sfida ligjore. Nëse mbeten në fuqi, urdhrat e tjerë mund të duhen vite për t’u zbatuar, por ato kanë rritur frikën në komunitetet e emigrantëve.

Zbatimi i axhendës së Presidentit Trump do të varet nga fondet. Kongresi së shpejti pritet të marrë në shqyrtim çështjen e financimit të qeverisë. Fondet aktuale të qeverisë do të skadojnë më 14 mars. Presidenti Trump mund të përdorë kompetencat emergjente për të shfrytëzuar Departamentin e Mbrojtjes për zbatimin e axhendës, siç bëri për ngritjen e një muri kufitar gjatë mandatit të tij të parë./ VOA

shba trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin