5 February 2025, 20:42
Nga N.F
François Bayrou
FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou i ka mbijetuar një votimi fillestar të besimit në parlament të kërkuar nga e majta e fortë, pasi Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) dhe socialistët e qendrës së majtë nuk e mbështetën mocionin kundër tij. Sot 128 ligjvënës votuan pro mocionit të parë të mosbesimit, shumë më pak se 289 votat e nevojshme. Partia e majtë e (LFI) kishte paraqitur dy mocione mosbesimi kundër kryeministrit pasi ai thirri kompetenca të veçanta kushtetuese për të detyruar buxhetin e këtij viti.
Neni 49.3, lejon qeverinë e pakicës të miratojë legjislacionin pa votim parlamentar. Vendimi i Partisë Socialiste (PS) për të mos mbështetur mocionin e censurës zemëroi partnerët e tyre të majtë në Frontin e Ri Popullor (NFP) dhe mund të torpedonte aleancën që kolektivisht fitoi më shumë vende në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Të martën, Jean-Luc Melenchon, kreu i LFI-së, tha se vendimi i PS nënkupton fundin e aleancës.
"Fronti i Ri Popullor ka një parti më pak," tha Mélenchon.
E formuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar, NFP përbëhej nga LFI, PS, të gjelbërt (EELV) dhe komunistët (PCF). Eric Coquerel, një deputet i LFI-së dhe kryetar i komisionit të financave të asamblesë kombëtare, akuzoi PS-në për tradhti.
Me një vit para zgjedhjeve komunale dhe dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, analistët politikë besojnë se e majta nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbetet e bashkuar nëse dëshiron të largojë të djathtën ekstreme të Marine Le Pen. Alexis Corbière, një deputet i majtë i përjashtuar nga LFI pasi nuk u pajtua me Melenchon përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar, tha se vendimi i PS ishte një gabim politik dhe strategjik, por nuk kritikoi socialistët.
Mundimet e Bayrou nuk kanë mbaruar. Ai do të përdorë nenin 49.3 për të miratuar dy projektligje të tjera të sigurimeve shoqërore në javën e ardhshme, duke nxitur dy mocione të tjera censure nga LFI. PS ka thënë se synon të paraqesë mocionin e saj të mosbesimit, ndoshta javën e ardhshme.
françois bayrou france
Bota
5 February 2025, 19:57
r.ll
putin, trump
SHBA- Dmitry Peskov, zëdhënësi i liderit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se diskutimet midis Moskës dhe Uashingtonit...
Bota
5 February 2025, 19:53
N.F
Pam Bondi
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e sapokonfirmuar Pam Bondi u betua të mërkurën në Zyrën Ovale nga gjyqtari kon...
Bota
5 February 2025, 19:35
N.F
Kongo
GOMA- Qindra gra u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla pasi rebelët e mbështetur nga Ruanda krijuan kaos në q...
Bota
5 February 2025, 19:05
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner i cili shërbeu si këshilltar i Trump gjatë mandatit t&e...
Bota
5 February 2025, 18:45
N.F
Operacioni në banesën e 18-vjeçarit
SPANJË- Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante në S...
Bota
5 February 2025, 18:21
N.F
Netanyahu dhe Trump
SHBA- Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel&r...
Bota
5 February 2025, 17:52
N.F
Javier Milay
ARGJENTINË- Presidenti argjentinas, Javier Milay ndoqi shembullin e presidentit amerikan Donald Trump duke vendosur të tërhEQ&...
Bota
5 February 2025, 17:42
N.F
Ushtarët
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot nga 150 robër lufte secila palë pas ndë...
Bota
5 February 2025, 17:32
r.ll
autori
SUEDI- Pasditen e djeshme një sulm me armë zjarri në një shkollë në Orebro të Suedisë solli vdekjen e 11 pe...
Bota
5 February 2025, 17:06
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në lidhje me atletët&...