26 May 2024, 19:08
Nga N.F
Izmir Zeqiri
KOSOVË- Sot është bërë një vit që katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës morën zyrtarisht detyrat e tyre pas votimeve që u zhvilluan ndërsa më pas nisën tensionet në veri. Ata hasën në kundërshtime ku pati tensione të mëdha deri në plagosjen e dhjetërave ushtarë të KFOR-it.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në lidhje me këtë 1-vjetor ka zhvilluar një intervitë për median në Kosovë "Klankosova.tv" i cili u shpreh se situata ka ndryshuar për mirë. Sipas tij qytetarët janë të interesuar për të bashkëpunuar dhe se kanë fituar besimin e tyre. Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij tha se grupet kriminale atje, bindën një pjesë të qytetarëve për të mos i pranuar si kryetarë.
“Në fillim ju e dini se ne kemi hasur në një rezistencë të madhe. Kishim kundërshtime. Grupet kriminale atje, i bindën një pjesë të qytetarëve për të mos na pranuar, konkretisht edhe mua si kryetar. Pati tensione të mëdha, që do të mund të kishte sjellë edhe pasoja të mëdha, ndoshta edhe me humbjen e ndonjë jete”, tha Zeqiri.
“Tani situata ka ndryshuar për mirë. Qytetarët janë të interesuar për të bashkëpunuar. Janë të interesuar për projektet, për punësim e po ashtu edhe për integrim. Sot kam zhvilluar edhe një takim me qytetarët ku diskutuam për projektet, punësimin dhe shqetësimet e tyre. Shumica prej tyre ishin serbë. Kam thënë edhe para këtij referendumit që ishte, se nuk do të kalojë. Mendoj se e kemi fituar besimin e qytetarëve”, tha ai.
izmir zeqiri kryetar komune zubin patok
Bota
26 May 2024, 18:57
N.F
Biden dhe Trump
SHBA- Gjatë administratës së Presidentit Biden, veteranët amerikanë kanë marrë përfitime të zg...
Bota
26 May 2024, 18:47
N.F
Banesa
KOSOVË- Një shtëpi është përfshirë flakët gjatë ditës së sotme në Suharekë. Lajmi &...
Bota
26 May 2024, 18:13
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë në metro në qytetin francez të Lionit ...
Bota
26 May 2024, 18:03
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- KFOR-i për mes një reagimi ka hedhur poshtë pretendimet e raportit të Grupit Ndërkombëtar të...
Bota
26 May 2024, 17:52
N.F
Foto ilustruese
ARTIK- Toka private në arkipelagun norvegjez të Svalbardit po nxirret në ankand nga pronari i saj dhe ka ngjallur interes t&...
Bota
26 May 2024, 17:37
E. D
pamje nga vendngjarja
TAJLANDË- Vendasit kanë nisur një ofensivë kundër majmunëve në Lopburi, duke përdorur fruta t...
Bota
26 May 2024, 17:12
N.F
Foto ilustruese
BRITANI- Shkencëtari më i mirë britanik po i bie "këmbanës së alarmit" për pandeminë ...
Bota
26 May 2024, 17:07
E. D
Dmitry Medvedev
SHBA- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se çdo sulm i SHBA-së ndaj objektivave ruse në Ukrainë do t&e...
Bota
26 May 2024, 16:58
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Njohja e një shteti palestinez është vetëm "e drejtë" për popullin palestin...
Bota
26 May 2024, 16:57
E. D
Josep Borrell
IZRAEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell deklaroi se n...