8 October 2024, 15:29
Nga M.B
Dy profesorët që kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë, për vitin 2024.
SUEDIA- Geoffrey Hinton, i njohur si babai i inteligjencës artificiale, dhe fizikani John Hopfield, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në vendosjen e themeleve për inteligjencën artificiale. Hulumtimet e tyre në vitet ’80 e kanë shtruar rrugën për teknologjinë që mund të bëjë revolucion në shoqëri, ndonëse sa shkon e shton shqetësime apokaliptike.
“Në situatë të njëjtë, do ta bëja sërish të njëjtën gjë, mirëpo shqetësohem se pasoja e përgjithshme është që sistemet mund të jenë më inteligjente sesa ne, dhe që mund të marrin kontrollin”, ka thënë britaniko-kanadezi, Hinton, 76-vjeçar, në një bashkëbisedim me gazetarët, pasi i është ndarë çmimi.
Hinton ka çuditur të gjithë më 2023 kur ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në gjigantin Google, duke paralajmëruar për “rreziqet e mëdha për shoqërinë dhe njerëzimin”, që vijnë nga teknologjia. Ellen Moons, udhëheqëse e Komitetit të Nobelit për Fizikë, ka thënë në një konferencë për media se pajisjet teknologjike janë bërë pjesë e jetës sonë, përfshirë identifikimin e fytyrës së njeriut dhe mundësinë e përkthimit të gjuhëve.
Ndonëse e ka duartrokitur potencialin e inteligjencës artificiale, Moons ka thënë se “zhvillimi i saj i shpejtë ka rritur shqetësimet edhe për të ardhmen tonë kolektive”.
“Njerëzit e bartin përgjegjësinë për përdorim të kësaj teknologjie të re në mënyrë të sigurt dhe etike”, ka thënë ajo.
Hopfield, 91-vjeçar, profesor amerikan në Universitetin Princeton, është përmendur si personi që ka krijuar “rrjetin Hopfied”, i njohur si memorie kompjuterike, që mund të përdoret për të “ruajtur edhe rikrijuar imazhe dhe gjëra tjera" përmes të dhënave që ka në dispozicion./ REL
suedi
Bota
8 October 2024, 15:22
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Autoritetet në Kosovë njoftuan të martën se është hapur vendkalimi kryesor kufitar në Merdar&eum...
Bota
8 October 2024, 15:14
E. D
Donald Trump deh Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris, ruan një epërsi ndaj kundërshtarit të saj republikan,&nbs...
Bota
8 October 2024, 14:34
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet kosovare e kanë hapur të martën pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdare, për ...
Bota
8 October 2024, 14:16
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të ven...
Bota
8 October 2024, 13:40
N.F
Liban
LIBAN- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të martën se ka rr...
Bota
8 October 2024, 12:57
N.F
Kevin Kuhnert
GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Kevin Kuhnert dha dorëheqjen, nj&eu...
Bota
8 October 2024, 11:59
N.F
Fituesit
SHBA- Çmimi Nobel 2024 në fizikë i është dhënë John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për "zbulimet e tyre th...
Bota
8 October 2024, 11:25
N.F
Diana Sosoaca
RUMANI- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë njoftoi se një kandidate nacionaliste për zgjedhjet presidenciale në vend nuk i p...
Bota
8 October 2024, 09:51
N.F
Stefania Battistini dhe Simone Traini
RUSI- Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetareve italiane, Stefania Ba...
Bota
8 October 2024, 08:45
N.F
Kim Jong Un
KORE- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët...