25 November 2023, 13:10
Nga h.k
Familja tajlandeze
IZRAEL-Familja e Vetoon Phoome druhej se ai ishte vrarë nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – gjatë sulmit të muajit të kaluar në Izrael, derisa e kuptoi të shtunën se ai, në fakt, ishte liruar nga pengmarrja në Gazë.
“Ai më kërkoi të mos qaja, dhe t’i tregojë nënës se po kthehej”, tha për Reuters Roongarun Wichagern, motra e madhe e Vetoon, e cila foli për ribashkimin emocional me të përmes një video-thirrjeje.
Vetoon, 33 vjeç, i cili ka qenë duke jetuar në Izrael tash e pesë vjet, është njëri nga 10 pengjet tajlandeze që u liruan nga Hamasi të premten gjatë armëpushimit të parë të luftës shtatëjavore, e cila nisi me sulmin e grupit radikal palestinez në Izrael më 7 tetor.
“Ai tha: ‘Unë nuk kam vdekur, nuk kam vdekur’”, tregoi Roongarun, duke e quajtur “mrekulli mbijetesën e tij.
Dhjetë tajlandezët janë në mesin e 24 pengjeve të liruara të premten në këmbim të 39 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
Qeveria e Tajlandës ka thënë se edhe 20 shtetas të vet janë ende duke u mbajtur peng. Tajlandezët e liruar do të kthehen në atdhe pasi t’i kenë kaluar 48 orë në spital, tha Ministria e Jashtme e Tajlandës.
Rreth 30.000 shtetas tajlandezë punojnë në Izrael, si njëri prej grupeve më të mëdha të punëtorëve emigrantë, shumica prej tyre në bujqësi. Vetoon i ka thënë familjes së vet se kishte bërtitur “Tajlandë, Tajlandë!” kur luftëtarët e Hamasit i ishin afruar më 7 tetor, dhe se u rrëmbye dhe u mbajt në tunele, megjithëse nuk u lëndua apo tortura, tha Roongarun.
Atij i ishte ofruar ushqim dhe ujë dhe nuk duket të ketë humbur peshim, shtoi ajo.
lufta izrael-palestine
Bota
25 November 2023, 12:28
Andrew Caballero-Reynolds
Evgenia Kara-Murza
Kur bashkëshorti i Evgenia Kara-Murza u arrestua në Rusi në prillin e vitit 2022, ajo vendosi ta vazhdonte në më...
Bota
25 November 2023, 12:15
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Autoritetet e Serbisë ditë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo...
Bota
25 November 2023, 12:08
I.A
UKRAINË- Rusia e ka sulmuar Ukrainën me një numër rekord dronësh iranianë më 25 nëntor, duke i plagosur disa njerë...
Bota
25 November 2023, 10:41
h.k
Derek Chauvin
SHBA-Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë së Minneapolis i dënuar për vrasjen e George Floyd është goditur me ...
Bota
25 November 2023, 10:35
h.k
Trazirat në Dublin
IRALNDË-Shefi i policisë së Republikës së Irlandës ka fajësuar për trazirat në qend&e...
Bota
25 November 2023, 10:30
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-14 pengje të mbajtura nga Hamasi do të lirohen sot, si dhe 42 të burgosur palestinezë, sipas...
Bota
25 November 2023, 10:23
Saul Zadka
Gaza
Nga Saul Zadka & Yigal Chazan “Geopolitical Monitor”
Është folur shumë ditët e fundit mbi atë që mund t...
Bota
25 November 2023, 10:21
I.A
Izrael
GAZA- Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – pritet që sot të shkëmbejë m&...
Bota
25 November 2023, 10:08
I.A
Bill Gates
SHBA- Themeluesi i Mircrosoft Bill Gates ka thënë se përparimi i shpejtë i inteligjencës artificiale do t’i lejoj...
Bota
25 November 2023, 09:57
I.A
Video-lojerat
"Në utopinë që kam unë për Inteligjencën Artificiale çdo gjë është më krijuese. Ne d...