11 September 2024, 17:56
Nga E. D
fotot ilustruese
ITALI- Pacientët dhe të afërmit e tyre raportohet se vetëm në vitin 2023 kanë sulmuar verbalisht ose fizikisht më shumë se 10 000 herë. Sindikatat e doktorëve e infermierëve në Itali kanë bërë thirrje që autoritetet të marrin në konsideratë të sjellin ushtrinë në spitale pas një rritjeje të konsiderueshme të sulmeve ndaj stafit prej pacientëve e të afërmve të tyre.
Në një nga videot e postuar të premten, doktorë e infermierë shiheshin duke u mbyllur në një dhomë për t’u mbrojtur nga të afërm të një 23 vjecareje që kishte vdekur papritur gjatë një operacioni emergjence në spitalin e Foggia, në Puglia. Disa punonjës ishin plagosur nga të afërmit e të resë, teksa në pamje shihen përparëset e tyre të gjakosura.
Dy ditë më vonë në të njëjtin spital një pacient sulmoi fizikisht tre infermierë në dhomën e emergjencës, ndërsa dje një pacient sulmoi një doktor në spitalin Francesco Ferrari në Lecce. Antonio De Palma, kreu i sindikatës së infermierëve tha se ishte i shokuar nga rritja e dhunës vitet e fundit.
“I kërkojmë ministrit të trajtojë urgjencën e situatës. Nuk mund të presim më, duhet të sillni ushtrinë në klinikat mjekësore”, tha ai.
Vitin e kaluar një 62-vjeçar u dënua me 16 burg për vrasjen e një doktori në 2022 me sopatë jashtë spitalit San Donato në Milano, pasi trajtimet që ai i kishte dhënë kishin qenë të padobishme. Drejtori i spitalit të Foggia, Giuseppe Pasqualone, tha për rrjetin Guardian se impjanti rrezikon të mbyllet.
“Nëse kjo vijon do të mbyllet reparti i emergjencës prej reduktimit të numrit të doktorëve e infermierëve”, tha Pasqualone, duke shtuar se spitali është me numër të mangët stafi dhe nuk mund të punojë me frikë.
mjeket ne itali
Bota
11 September 2024, 17:46
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga m...
Bota
11 September 2024, 17:39
kamla harris, elon musk, donald trump
SHBA- Elon Musk tha se ish-presidenti Donald Trump do të bënte një punë më të mirë...
Bota
11 September 2024, 17:18
foto ilustruese
RUSI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan i bëri thirrje Rusisë që t’i kthejë Krimenë Ukrain&eum...
Bota
11 September 2024, 17:09
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidenti republikan Donald Trump nuk ishin takuar përpara d...
Bota
11 September 2024, 16:55
M.B
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës t&e...
Bota
11 September 2024, 16:44
E. D
Anthony Blinken
KIEV- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vizitoi këtë të mërkurë Kievin së bashku me homologun e t...
Bota
11 September 2024, 16:27
S.B
pamje nga statuja
IRLANDË- Statuja më e re prej bronxi e Mbretëreshës Elizabeth II në kopshtet e kështjellës Antrim...
Bota
11 September 2024, 16:21
donald trump dhe kamala harris
SHBA- Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit pritet të ketë implikime të mëdha p&eu...
Bota
11 September 2024, 16:08
S.B
Trump dhe Swift
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se Taylor Swift "do të paguajë një çmim" p&e...
Bota
11 September 2024, 15:57
E. D
donald trump, kamla harris, vladimir putin
RUSI- Kremlini tha sot se nuk i pëlqente mënyra se si u përdor emri i Vladimir Putinit në d...