LIVE UPDATES
Bota

Nuk përmendi skllavërinë si shkak për Luftën Civile, si ndryshoi qëndrim kandidatja republikane për presidente

E pyetur të mërkurën në mbrëmje ndërsa ndodhej në një takim në qytetin e Berlinit, se çfarë besonte ajo, se kishte shkaktuar luftën, zonja Haley foli mbi rolin e qeverisë, duke u përgjigjur se kishte të bënte me “liritë e njerëzve, rreth asaj çka mund dhe nuk mund të bënin”.

29 December 2023, 08:26 Nga a.l
Nuk përmendi skllavërinë si shkak për Luftën Civile, si
Nikki

SHBA- Kandidatja republikane për presidente Nikki Haley u pyet gjatë një takimi elektoral në Nju Hempshër, se cila ishte arsyeja që vendi u përfshi në Luftë Civile, por në përgjigjen e saj ajo nuk përmendi skllavërinë. Disa orë më vonë ajo ndryshoi qëndrim.

E pyetur të mërkurën në mbrëmje ndërsa ndodhej në një takim në qytetin e Berlinit, se çfarë besonte ajo, se kishte shkaktuar luftën, zonja Haley foli mbi rolin e qeverisë, duke u përgjigjur se kishte të bënte me “liritë e njerëzve, rreth asaj çka mund dhe nuk mund të bënin”.

Më pas ajo iu kthye me një kundërpyetje personit që pyeti, i cili u përgjigj se nuk ishte ai që po kandidonte për president dhe se dëshironte të dinte përgjigjen e saj.

Me pas zonja Haley vazhdoi me një shpjegim më të gjatë, rreth rolit të qeverisë, lirive individuale dhe kapitalizmit. Në vazhdim personi që e pyeti i tha zonjës Haley se: “në vitin 2023, është e habitshme për mua që ju i përgjigjeni kësaj pyetjeje pa përmendur fjalën skllavëri”.

“Çfarë doni të them mbi skllavërinë?”, u përgjigj zonja Haley përpara se të kalonte papritur tek përgjigjja e një tjetër pyetjeje.

Ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara dhe guvernatorja e Karolinës së Jugut, po punon për t’u shndërruar në sfiduesen kryesore të Donald Trump-it në garën brenda partisë për emërimin si kandidate për presidente në vitin 2024. Është e paqartë nëse komentet e saj, mbi atë se çfarë u bë shkak për Luftën Civile, do të kenë një ndikim politik afatgjatë, veçanërisht në mesin e votuesve të pavarur që janë vendimtarë për fushatën e saj.

Ajo u tërhoq nga qëndrimet e saj mbi Luftën Civile 12 orë më vonë. Zyrtarët e fushatës së saj shpërndanë një intervistë radiofonike të dhënë të enjten herët në mëngjes, gjatë së cilës ajo shprehej: “Sigurisht që Lufta Civile kishte të bënte me skllavërinë”, diçka që ajo e quajti “një njollë për Amerikën”. Më tej ajo vazhdonte duke përsëritur se “liria ka rëndësi dhe se të drejtat dhe liritë individuale kanë rëndësi për të gjithë njerëzit”.

Rivalët e saj republikane i kujtuan me shpejtësi komentet e saj fillestare mbi këtë çështje edhe pse shumica e tyre janë akuzuar se kanë minimizuar ndikimin e skllavërisë në vend.

Zyrtarët e fushatës së Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis, riqarkulluan në mediat sociale videon e shkëmbimit origjinal mes zonjës Haley dhe qytetarit që e pyeti, shoqëruar me një koment me sarkazëm ndaj saj. Gjatë fushatës në Ajoua të enjten, zoti DeSantis tha se zonja Haley “ka pasur disa probleme me të kuptuarit e historisë bazë amerikane” dhe se “nuk është aq e vështirë të identifikohet dhe të pranohet roli që skllavëria luajti në Luftën Civile”.

Në fillim të vitit zoti DeSantis është përballur me kritika lidhur me skllavërinë, kur Florida miratoi standarde të reja arsimore, që u kërkonin mësuesve të udhëzonin nxënësit e shkollave të mesme, se skllevëria ishte dhe një formë aftësimi, pasi skllevërit përfitonin zanate.

Senatori amerikan i Karolinës së Jugut Tim Scott, i vetmi republikan afrikano amerikan në Senat e hodhi poshtë atë karakterizim, duke thënë se skllavëria kishte të bënte me “ndarjen e familjeve, me gjymtimin e njerëzve dhe madje edhe me përdhunimin e grave të tyre”.

‘Make America Great Again’, një grup politik konservator që mbështet fushatën e zotit Trump, nxorri një deklaratë duke thënë se përgjigja e zonjës Haley tregon se ajo “qartësisht nuk është gati për zënë një vend në krye të garës”. Grupi nxorri gjithashtu një postim të republikanit të Floridës, Byron Donalds, një afrikano amerikan që mbështet zotin Trump, i cili shkruante në rrjetin X: “përgjigja është skllavëria dhe pikë, Haley. Por kjo realisht nuk ka rëndësi sepse Trump-i do të jetë kandidati për 2024!”.

Zoti Trump nuk përmendi dy shekujt e skllavërisë në Amerikë në një aktivitet në vitin 2020 me rastin e 223 vjetorit të nënshkrimit të Kushtetutës. Ai u përqendrua në themelimin e Amerikës që kishte “vënë në lëvizje zinxhirin e pandalshëm të ngjarjeve që i dhanë fund skllavërisë, siguruan të drejtat civile, mundën komunizmin dhe fashizmin si dhe ndërtuan kombin më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë në historinë njerëzore”.

Zonja Haley ka qenë nën trysni edhe më parë mbi çështjen e origjinës së Luftës Civile. Teksa kandidoi për guvernatore në vitin 2010, në një intervistë me një grup aktivistësh, zonja Haley, e cilësoi luftën si një luftë mes dy palëve të ndryshme për “traditë” dhe “ndryshim” dhe tha se flamuri i Konfederatës ishte “jo diçka raciste”.

Gjatë së njëjtës fushatë, ajo hodhi poshtë nevojën që flamuri të hiqej nga një prej godinave zyrtare të këtij shteti duke e portretizuar nxitjen që rivali i saj demokrat i bënte për këtë çështje, një marifet të dëshpëruar politik.

Pesë vite më vonë, zonja Haley u kërkoi ligjvënësve ta hiqnin flamurin, që ndodhej pranë një monumenti të një ushtari të Konfederatës, pas një sulmi në masë në Charleston të Karolinës së Jugut, gjatë të cilit një person i armatosur i bardhë, vrau nëntë anëtarë të një kishe afrikano amerikane./Voa

nikki haley

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë