10 March 2024, 20:13
Nga N.F
Trump dhe De Niro
SHBA- Aktori i njohur, Robert De Niro i ftuar në emisionin “Real Time ëith Bill Maher” ka folur në lidhje me ish-presidentin amerikan, Donald Trump i cili është kandidat për zgjedhjet presideniale. De Niro gjatë fjalës së tij nuk është stepur për të shprehur mendimin e tij për Trump të cilin e ka quajtur një përbindësh.
Aktori shtoi se nësë Trump do të merrte sërish frenat në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një makth.
“Nuk shoh asgjë të mirë tek ai. Asgjë. Absulutisht asgje. Nuk ka asgjë pozitive për të. Nuk dua të ndihem më si atëherë. Mendoj se shumë prej nesh nuk duan”, u shpreh aktori kur kujtoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016.
De Niro shtoi se nëse Trump fiton zgjedhjet do te ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë.
“Nuk duhet bërë. Nëse ai fiton zgjedhjet, asgjë nuk do të jetë si më parë. Do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë. Do të ketë një diktaturë nëse ai bën gjithçka që ai mbron. Besoni në atë që ai thotë! Nuk mund të ndjej simpati për të gjithë ata që e ndjekin Trumpin, sepse pas gjithçkaje që ai bëri, ata duhej të ndryshonin qëndrim. Ndoshta edhe ata janë të pakënaqur, prandaj po e bëjnë gjithë këtë.
Njerëzit duhet të vendosin nëse duan t’i rezistojnë ose thjesht duan që ai t’u thotë se çfarë të bëjnë dhe të kontrollojnë oborrin apo fushën e basketbollit apo çfarëdo qoftë ajo,” vazhdoi ai.
“Duhet ta ndalojmë”, tha në fund aktori.
robert de niro trump shba
Bota
10 March 2024, 19:56
E. D
fotot ilustruese
SOMALI-Eksplozivët ka të ngjarë të shkaktojnë një zjarr të madh që shkatërroi një pjes&e...
Bota
10 March 2024, 19:45
E. D
fotot ilustruese
ARABIA SAUDITE-Mbrëmjen e sotme në Arabinë Saudite myslimanët panë gjysmëhënën, duk...
Bota
10 March 2024, 19:02
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë të botuar sot tha se presidenti i SHBA ...
Bota
10 March 2024, 18:41
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të...
Bota
10 March 2024, 18:33
E. D
fotot ilustruese
ZVICËR- Policia zvicerane është në kërkim të gjashtë personave që u zhdukën në një ...
Bota
10 March 2024, 18:31
N.F
PORTUGALI- Në Portugali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Votuesit po u drejtohen qendrave të votimit për të...
Bota
10 March 2024, 18:07
N.F
Alexey Navalny
RUSI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexey Nav...
Bota
10 March 2024, 17:46
E. D
Demonstruesit pro-palestinez pranë Muzeut
AMSTERDAM- Grupi holandez hebre anti-sionist Erev Rave organizoi protestën me Komunitetin Palestinez Ho...
Bota
10 March 2024, 17:24
N.F
Pamje nga kisha
SHBA- Numri i emigrantëve që kalojnë çdo ditë kufirin dhe futen në Shtetet e Bashkuara ka rënë q&...
Bota
10 March 2024, 17:10
N.F
James Hooper
KOSOVË- Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper ka ngritur shqetësimin se momenti diplomatik ndërkom...