25 February 2025, 21:55
Nga E. D
foto ilustruese
KONGO- Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve që ishin në terren si dhe njoftimeve që i bëri të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Intervali kohor mes shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes ishte 48 orë në shumicën e rasteve dhe “kjo është shumë shqetësuese”, tha drejtori i spitalit rajonal ‘Bikoro’, Serge Ngalebato.
Sëmundja misterioze u shfaq më 21 janar në Republikën Demokratike të Kongos duke regjistruar 419 raste, nga të cilët 53 persona kanë humbur jetën.
Sipas zyrës së OBSH-së për Afrikën, shpërthimi i parë i sëmundjes u regjistrua në qytetin Boloko pasi tre fëmijë, që kishin ngrënë një lakuriq, vdiqën brenda 48 orëve nga simptomat e etheve hemorragjike.
Për një kohë të gjatë ka patur shqetësime për bartjen e sëmundjes nga kafshët tek njerëzit në ato vende ku njerëzit ushqehen me kafshët e egra. Numri i sëmundjeve të tilla në Afrikë është rritur në mbi 60 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të vitit 2022 të OBSH-së.
Pas shpërthimit të dytë të kësaj sëmundje të mistershme në qytetin Bomate më 9 shkurt, mostrat nga 13 raste u dërguan për prova laboratorike në Institutin Kombëtar për Hulumtime Biomjekësore në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos.
Të gjitha mostrat treguan se nuk bëhej fjalë për sëmundjen e Ebolës apo sëmundje të tjera që shoqërohen me simptoma të etheve hemorragjike, sikurse sëmundja Marburg. Por disa teste rezultuan pozitive për infektim të mundshëm me malarie./VOA
kongo obsh
Bota
25 February 2025, 21:46
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një tragjedi është shmangur në aeroportin Midway të Çikagos në SHBA të martën. Si&cced...
Bota
25 February 2025, 21:36
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim më të balancuar” ...
Bota
25 February 2025, 21:33
B.Z
Foto ilustruese
TAIPEI, TAJVAN – Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh kinez nën dyshimet se ka dëmtuar një...
Bota
25 February 2025, 21:28
E. D
Vladimir Putin
KINË- Tre vjet pasi filloi agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, Kina po vëzhgon me kujdes strategjinë e Preside...
Bota
25 February 2025, 20:39
E. D
foto ilustruese
SHBA- SHBA dhe Ukraina arritën një marrëveshje mbi mineralet të martën. Sipas Financial Times zyrtarët u...
Bota
25 February 2025, 20:36
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendj...
Bota
25 February 2025, 20:16
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Freedom House po kërkon fonde pas ndërprerjes së financimeve të Agjencisë Amerikane për Zhvil...
Bota
25 February 2025, 20:14
B.Z
Foto ilustruese
SHKUP - Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, nd...
Bota
25 February 2025, 20:08
E. D
foto ilustruese
MEKSIKË- Pesë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë kanë përfunduar në spital se...
Bota
25 February 2025, 19:59
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa të reja ndëshkuese për transportin ndërkombëtar të...