12 January 2023, 12:02
Nga l.S
Foto Ilustruese
INDIA- Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fëmijëve në Uzbekistan nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës, të cilat prodhohen nga kompania me bazë në Noida, Marion Biotech. Kompania me bazë në Noida është vënë në qendër të vëmendjes pasi Uzbekistani pretendoi vdekjen e 18 fëmijëve për shkak të konsumit të shurupit të kollës të prodhuar prej tyre.
Në një raport të publikuar së fundmi, OBSH ngren alarmin për shurupet e kollës të prodhuara nga indianët ku thekson se ato janë nën standardin e duhur.
"Produktet mjekësore nën standarde të prodhuara nga Marion Biotech, janë produkte që nuk përmbushin standardet ose specifikimet e cilësisë”.
Sipas The HealthSite, OBSH ka theksuar në mënyrë shumë specifike se shurupet e kollës të prodhuara nga kompania janë “nën standard” dhe me këtë nënkuptojnë se ilaçi nuk ka përmbushur standardet e cilësisë dhe për këtë arsye nuk duhet të prodhohet apo përdoret. Në një njoftim të publikuar në faqen e zyrtare të OBSH-së, ata kanë specifikuar dy produkte në Uzbekistan si “nën standard” ose të kontaminuar.
Sipas raporteve të OBSH-së, laboratorët kombëtarë të kontrollit të cilësisë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Uzbekistanit kryen një analizë laboratorike mbi shurupet e kollës. Rezultatet treguan sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe/ose etilen glikolit si ndotës. Agjencia shëndetësore e OKB-së shtoi se, “Produktet nën standarde janë të pasigurta dhe përdorimi i tyre, veçanërisht te fëmijët, mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje”.
A duhet t’u jepen fëmijëve shurupe kundër kollës?
Ekspertët thonë se fëmijëve, kryesisht foshnjeve dhe të vegjëlve nuk duhet t’u jepen fare shurupe kundër kollës. Nuk duhet t’i jepet askujt që është më pak se gjashtë vjeç. Në vend të kësaj, prindërit mund të përdorin ilaçe shtëpiake për të kuruar kollën dhe të ftohtin, për shembull, mjaltë ose një pikë limoni. Pediatrit kanë deklaruar se ndonjëherë prindërit priren të vetë-mjekojnë fëmijën e tyre me shurupe kundër kollës pa recetë. Ky është një hap shumë i rrezikshëm. Shurupet e kollës shpesh u jepen fëmijëve nga prindërit si zgjidhje për kollën por, shurupet nuk e shërojnë këtë problem. Ekspertët thonë se shurupet e kollës nuk janë një trajtim kurues por, simptomatik.
obsh shurupe femijeve
Bota
12 January 2023, 12:09
a.l
Digjen varkat në Marbella
SPANJË- Një zjarr i madh në një depo në Marbella, Spanjë ka shkatërruar më...
Bota
12 January 2023, 11:57
a.l
Azlene Jones
SHBA- Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku një 14- vjeçar nga Wisconsin ka qëllua...
Bota
12 January 2023, 11:49
a.l
Soledar
RUSI- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin ukrainas të Soledarit. Nga raportimet më të fundit të m...
Bota
12 January 2023, 11:42
k.m.
Aleksandër Vuçiç
PRISHTINË- Përgënjestrohet presidenti serb! Aleksandër Vuçiç gënjeu kur tha se G...
Bota
12 January 2023, 11:41
a.l
Rusia
UKRAINË- Rusia duket se po merr masa ndaj aleatëve dhe mbështetësve të Ukrainës në luftën kundër sa...
Bota
12 January 2023, 11:33
a.l
Kelsey Turner
SHBA- Një ish-modele e Playboy e cila quhet Kelsey Turner, u dënua me 10 burg pasi akuzohet se në vitin 2019 ka vrarë...
Bota
12 January 2023, 11:25
a.l
Vladimir Putin and new soldiers
RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi një riorganizim tjetër të komandantëve q&eu...
Bota
12 January 2023, 11:08
a.l
Covid-19 në Kinë
KINË- Një valë e re e COVID-19 ka pushtuar sërish Kinën. Qytetarët janë paralajmëruar t&...
Bota
12 January 2023, 10:57
a.l
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
RUSI- Deklaratat e disa zyrtarëve kinezë ku shprehin kundërshtimin e luftës në Ukrainë, kan&eum...
Bota
12 January 2023, 11:02
k.m.
Foto ilustruese
BIRTANI E MADHE- Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Maital Bivas-Benita i Institutit të Kërkimeve, i cili ...