2 September 2024, 12:07
Nga M.B
Foto ilustruese
DETI I KUQ- Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u sulmuan afër vendit ku ekipet po tentojnë të shpëtojnë një cisternë të mbushur me naftë, e cila ende është e përfshirë nga flakët, pasi u sulmua nga rebelët jemenas në gusht. Sulmet besohet se janë të fundit në fushatën e rebelëve që mbështeten nga Irani, e që kanë penguar kalimin e mallrave, në vlerë prej 1 trilion dollarësh, përmes Detit të Kuq.
Rebelët Huthi po kryejnë sulme ndaj anijeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Sulmet e rebelëve po ashtu kanë penguar dërgesat e ndihmës për Sudanin dhe Jemenin, shtete të përfshira në konflikt.
Ndërkaq, përpjekjet për të shpëtuar cisternën me naftë të përfshirë nga zjarri ende po vazhdojnë, teksa ka shqetësime se djegia e saj mund të shkaktojë katastrofë ekologjike, pasi në bordin e cisternës janë 1 milion fuçi me naftë të papërpunuar. Në sulmin e së hënës, dy predha goditën një anije, teksa një shpërthim ndodhi pranë anijes, tha ushtria britanike.
“Nuk ka viktima në bord dhe anija po vazhdon rrugën drejt portit”, tha ushtria britanike.
Po të hënën, ushtria britanike raportoi për një sulm të dytë nga rebelët Huthi. Një dron goditi një anije mallrash, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar. Sulmi ndodhi vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj cisternës së naftës, Blue Lagoon.
Rebelët Huthi nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për këto sulme. Ata kanë shlënjestruar më shumë se 80 anije me raketa dhe dronë që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar. Rebelët jemenas po ashtu kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër detarë./ REL
deti i kuq
Bota
2 September 2024, 12:01
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Rusia ka kryer sulme me dronë, me raketa lundruese dhe balistike ndaj Kievit mëngjesin e 2 shtatorit, tha kryetari i kry...
Bota
2 September 2024, 11:50
I.A
Fredi Beleri
GREQI- Mediat greke kanë raportuar vendimin e Gjykatës së Fierit për tu liruar nga burgu. Kathimerini shkruan se pas ...
Bota
2 September 2024, 11:11
S.B
foto ilustruese
ZVICËR- Imagjinoni të merrni një mollë por në vend që ta kafshoni, mbani farat dhe hidhni pjesën tj...
Bota
2 September 2024, 11:02
I.A
Premtim Gashi
KOSOVË- Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë mbrëmjen e kal...
Bota
2 September 2024, 10:43
S.B
Hvladimir
NORVEGJI- Një balenë e bardhë beluga e quajtur "Hvaldimir", e parë për herë të parë në Norvegji...
Bota
2 September 2024, 10:11
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,u takua ditën e djeshme me themeluesen dhe presidenten e Komitetit t&e...
Bota
2 September 2024, 09:40
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkruar në Prishti...
Bota
2 September 2024, 09:22
M.B
Protesta
KOSOVA- Afër 300 qytetarë serbë protestuan para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitr...
Bota
2 September 2024, 09:15
M.B
Kandidati kryesor i AfD-së për Turnigia, Bjoern Hoecke
GJERMANIA- Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (...
Bota
2 September 2024, 08:47
M.B
Salih Sekiraqa (i plagosur), Robert Llumnica (i plagosur), Premtim Gashi (i vrarë) dhe Korab Gashi (i plagosur)
KOSOVA- Mediat në Kosovë rap...