1 October 2022, 14:57
Nga I.A
Pamjet nga sulmi
UKRAINË- Rreth 20 persona u vranë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës. BBC shkruan se Oleh Synehubov thotë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus. Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht.
"Okupatorët sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga granatimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim", ka shkruar Synehubov në një postim në rrjetet sociale.
Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thotë se trupat ruse qëlluan mbi kolonën me shtatë automjete në fund të shtatorit, duke vrarë të paktën 20 persona. Ai shton se 10 nga viktimat ishin fëmijë.
Sulmi ndodhi në të ashtuquajturën "zonë gri" midis qytetit të çliruar së fundmi të Kupiansk dhe Svatove ende të pushtuar në rajonin fqinj Luhansk. Ushtruesi i detyrës së kreut të SBU, Vasyl Maliuk, citohet të ketë thënë se sulmi brutal ndaj civilëve u krye nga një grup sabotazhi dhe zbulimi.
“Armiku dëshmoi edhe një herë se qëllimi i tij është shkatërrimi i të gjithë ukrainasve, pavarësisht nga mosha dhe gjinia”, thotë Maliuk.
Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë civile në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë. Rusia fajësoi Ukrainën për atë sulm.
lufta ukraine-rusi
Bota
1 October 2022, 14:52
A.B
Telefon
Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon të rregullojë më rreptë rrjetet sociale. Projekti për...
Bota
1 October 2022, 14:43
I.A
Aleksandar Vuçiç
BULLGARI- Në Bullgari është vënë sot në punë një interkonektor gazi 182 kilometra i ...
Bota
1 October 2022, 14:25
I.A
Rrahman Jasharaj
KOSOVË- Pas pesë javë grevë në arsim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK...
Bota
1 October 2022, 14:07
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar deklaratën e të dërguarit speci...
Bota
1 October 2022, 14:03
I.A
Ukraine
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë rrethuar trupat ruse në zonën e Limanit – që është qendra kryesore hekurudh...
Bota
1 October 2022, 13:33
I.A
Raketa
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut më 1 tetor lëshoi edhe dy raketa balistike në drejtim të Detit të Japonisë. Ky ...
Bota
1 October 2022, 13:31
I.A
Erdogan dhe Putin
TURQI- Turqia i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar në dënimin e përpjekjes së Rusisë p&...
Bota
1 October 2022, 11:13
I.A
Vladimir Putin
SHBA- Ekspertë amerikanë thonë se përshkallëzimi i agresionit rus në Ukrainë pasqyron dështimin e pr...
Bota
1 October 2022, 11:12
I.A
Banka Botërore
SHBA- Banka Botërore ka miratuar ndihmën shtesë prej 530 milionë dollarësh për rindërtimin dhe rim&e...
Bota
1 October 2022, 10:48
A.B
Parlamenti
Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) p&eu...