2 April 2025, 07:20
Nga E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të martën pretendimin e forcave të armatosura izraelite se ka sasi të mjaftueshme ushqimore për popullsinë në Rripin e Gazës për një periudhë të gjatë kohore.
Autoriteti i ushtrisë izraelite për çështjet politike palestineze (COGAT) pohoi më herët dje përmes X se furnizimet ushqimore për popullsinë e Rripit të Gazës janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë kohore, nëse Hamasi e lejon atë të arrijë civilët.
Por Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kundërshtoi se ky pretendim është qesharak.
"Për sa i përket OKB-së, kjo është qesharake. Dua të them, ne jemi tani shumë afër shterrimit të furnizimeve tona - OKB-së, furnizimet që erdhën përmes kanaleve humanitare," tha Dujarric gjatë një konference për gazetarët.
Stephane Dujarric shtoi se Programi Botëror i Ushqimit (WFP) nuk po merr vendimin për të mbyllur furrat e tij për argëtim. Ai tha se nëse nuk ka miell, nuk mund të hapinm as furrat e bukës.
UNICEF-i rikujtoi të hënën se ndihma humanitare nuk është lejuar të hyjë në enklavën palestineze që nga 2 marsi, përpara rënies së armëpushimit, duke rezultuar në mungesë të madhe të ushqimit, ujit të pijshëm, ilaçeve dhe tendave.
lufta ne gaza
Bota
1 April 2025, 22:55
N.F
Lista e Forbes
SHBA- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të cil&eu...
Bota
1 April 2025, 22:50
N.F
Marta Kos
EVROPË- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar “nevojën për të mbrojtur Radion Evropa e Lir&eu...
Bota
1 April 2025, 22:11
N.F
Foto
MYANMAR- Një mrekulli është regjistruar në Myanmar ku një grua 63-vjeçare u shpëtua 91 orë pas tërmetit...
Bota
1 April 2025, 21:44
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Shitjet e automjeteve elektrike Tesla ranë në mars në shumë vende evropiane, pjesërisht p&e...
Bota
1 April 2025, 21:44
A.Ll
Palestines ne Rripin e Gazes
GAZA - Një grup prej rreth 50 kolonësh izraelitë hynë mbrëmjen e sotme në fshatin palestinez Dum...
Bota
1 April 2025, 21:13
r.ll
donald trump
SHBA- Ekipi ekonomik i Donald Trump po i jep sot pikat e fundit draftit që presidenti amerikan ka kërkuar në lidhje me ven...
Bota
1 April 2025, 21:16
A.Ll
Pazari i Erëzave të Stambollit
TURQI - Kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) në Turqi, Ozgur Ozel, ka bërë thirrje p&eum...
Bota
1 April 2025, 20:50
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
INDI- 21 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një shpërthim t...
Bota
1 April 2025, 20:45
A.Ll
Vladimir Putin dhe Milorad Dodik fotografuar në Kremlin
RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur liderin e kërkuar të serbëve etn...
Bota
1 April 2025, 20:21
N.F
Foto ilustruese
BOSTON- Gjashtë persona u plagosën në lagjen kineze të Bostonit, kur një kamion u tërbua dhe i mori p&eu...