13 October 2023, 18:21
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë përdorimin e municioneve në Rripin e Gazës që kanë fosfor të bardhë.
Kjo organizatë tha se ka verifikuar një video dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë për përdorimin e këtyre armëve “pa dallim” në zonat me popullsi të dendur.
Fosfori i bardhë merr flakë spontanisht kur bie në kontakt me oksigjenin dhe lëshon tym toksik, duke gjeneruar temperatura deri në 815 gradë Celsius. Për shkak se ai vazhdon të digjet derisa të përdoret i gjithë materiali ndezës, ekspozimi ndaj fosforit të bardhë mund të shkaktojë aftësi të përhershme të kufizuara te viktimat apo edhe dhimbje kronike.
“[Fosfori i bardhë] përdoret në një mënyrë që nuk bën dallimin midis popullatës civile dhe caqeve ushtarake... veçmas kur bëhet fjalë për zonat me popullsi të dendur”, tha Yasmine Ahmed, drejtoresha britanike e HRW.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë mohuar se përdorin fosfor të bardhë në Gazë.
Izraeli u ka bërë thirrje banorëve në Rripin e Gazës që të evakuohen “në jug”, në mes të paralajmërimeve për një sulm të mundshëm tokësor.
Më 7 tetor, Izraeli u përball me sulmin më të madh të kryer viteve të fundit nga militantët palestinezë të Hamasit, të cilët sulmuan këtë shtet nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u përgjigj me bombardime në Gazë – shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve. Për shkak të dhunës, mijëra persona janë vrarë në Izrael dhe Gazë./REL
konflikti izrael-palestine
Bota
13 October 2023, 18:20
I.A
Margaritis Schinas
BRUKSEL- Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, në fjalimin e tij në Konferencën e 2-të të...
Bota
13 October 2023, 18:12
f.i
Marko Makovec dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë...
Bota
13 October 2023, 18:02
r.ll
foto ilustruese
KATAR- Në një konferencë me ministrin e Jashtëm të Katarit, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken t...
Bota
13 October 2023, 17:53
r.ll
foto ilustruese
KATAR- Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka thënë se Doha po punon me aleatët për t...
Bota
13 October 2023, 17:44
I.A
Xhamia Imam Zaman
AFGANISTAN- Një numër personash janë vrarë dhe plagosur pas një shpërthimi që ndodhi gjatë lutjev...
Bota
13 October 2023, 17:09
r.ll
Annalena Baerbock dhe Eli Cohen
IZRAEL- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ditën e sotme gjatë një konference të ...
Bota
13 October 2023, 17:04
I.A
TURQI- Thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri të Gazës të evakuohen në jug, “në asnjë m&...
Bota
13 October 2023, 16:56
f.i
foto ilustruese
ANTARKTIDA- Më shumë se 40% e të akullit të Antarktidës janë tkurrur, me pothuajse gjysma që nuk tr...
Bota
13 October 2023, 16:37
f.i
Emmanuel Macron dhe Rexhep Tajip Erdogan
IZRAEL- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Fr...
Bota
13 October 2023, 16:08
r.ll
SHBA- “Qindra fëmijë janë vrarë dhe qindra janë plagosur” në Gaza dhe numri po rritet çdo orë, tha t&eum...