LIVE UPDATES
Bota

Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë

Intituti i Vuhanit kishte kryer për vite me radhë studime mbi koronavirusët, kryesisht për shkak të shqetësimeve të krijuara pas përhapjes së infeksionit të rrugëve të frymëmarjes SARS, se koronavirusët mund të ishin burim për pandeminë e radhës.

28 February 2023, 21:43 Nga I.A
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
Foto Ilustruese

SHBA- Qëkurse shpërtheu Pandemia Covid 19, një pyetje ka mbetur ende pa përgjigje: a e kishte origjinën ky virus tek kafshët, apo lindi dhe u përhap nga një laborator kinez?

“Departamenti Amerikan i Energjisë, ndonëse jo me siguri të plotë, ka arritur në përfundimin se virusi rrodhi nga një laborator”, tha një person me njohuri mbi raportin, por që nuk është i autorizuar të flasë mbi të. Raporti nuk është bërë ende publik.

Mirëpo, me këtë përfundim nuk janë dakord persona të tjerë në shërbimet inteligjente amerikane.

“Deri më tani në qeverinë amerikane nuk ka ende konsensus mbi orgjigjinën e vërtetë të Covid 19”, tha të hënën John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Nuk ka konsensus, as ndër radhët e shërbimeve inteligjente”.

Përfundimet e nxjerra nga Departamenti Amerikan i Energjisë u njoftuan fillimisht këtë fundjavë në gazetën “Wall Street Journal” e cila shkruante se raporti i klasifikuar bazohet në të dhënat e reja të shërbimeve inteligjente dhe u përfshi në një dokument të përditësuar të vitit 2021. Departamenti i Energjisë mbikqyr rrjetin e laboratorëve kombëtarë.

Të hënën, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë refuzuan të konfirmonin të dhënat e raportuara në media.

Në vitin 2021, një raport i shërbimeve inteligjente mbi origjinën e virusit, vinte në dukje se 4 anëtarë të këtyre shërbimeve besonin, por jo me shumë siguri, se virusi u transferua nga kafshët te njeriu; ndërsa një tjetër anëtar, besonte me siguri më të madhe, se rast i parë i infektimit i përkiste një laboratori.

Ndërsa shkencëtarët janë të hapur ndaj teorisë së virusi është shkaktuar nga një rrjedhje në një laborator, të tjerët vazhdojnë të besojnë se ky virus erdhi nga kafshët, pësoi mutacion dhe u transferua te njerëzit, ashtu si ka ndodhur dhe me viruset e tjera në të kaluarën.

Ekspertët mendojnë se origjina e vërtetë e pandemisë mund të mos mësohet dhe për shumë vite të tjera ose edhe asnjëherë.

THIRRJE PËR MË SHUMË HETIME

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara nuk pranoi të bënte një koment mbi raportin. Të 18 agjencitë e shërbimeve. inteligjente kishin qasje tek informacioni të cilin përdori për të dhënë vlerësimet e tij Departamenti Amerikan i Energjisë.

Alina Chan, biologe e fushës molekulare në Institutin “Broad” të univerisiteteve “Massachusetts Institute of Technology” dhe “Harvard” tha se ajo nuk ishte e sigurt se çfarë të dhënash të reja kishte Agjencia, por gjithsesi “është e arsyeshme të besohet ” se kjo lidhet me aktivitetin e Institutit të Virologjisë Vuhan, në Kinë.

Ajo pohoi se një studim kërkimor me autorësi të shkencëtarëve kinezë dhe bashkëpunëtorëve të tyre amerikanë në vitin 2018 “në thelb përshkruan një projekt lidhur me viruse të ngjashëm me Covid”.

“Në më pak se dy vjet, një virus i tillë shpërtheu në të gjithë qytetin”, tha ajo.

Intituti i Vuhanit kishte kryer për vite me radhë studime mbi koronavirusët, kryesisht për shkak të shqetësimeve të krijuara pas përhapjes së infeksionit të rrugëve të frymëmarjes SARS, se koronavirusët mund të ishin burim për pandeminë e radhës.

Asnjë agjenci e shërbimeve inteligjente nuk ka deklaruar se beson se koronavirusi që shkaktoi COVID-19 u përhap qëllimisht. Dokumenti i paklasifikuar i vitit 2021 ishte i qartë në këtë pikë: “Gjykojmë se virusi nuk u krijua si armë biologjike”, thuhej në të.

“Aksidentet laboratorike ndodhin me një shpeshtësi të habitshme. Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për aksidentet laboratorike sepse nuk flitet publikisht për to”, tha zonja Chan, bashkëautore e një libri mbi origjinën e Covid-19. Këto aksidente “nënvizojnë nevojën për më shumë transparencë dhe llogaridhënie për kërkimet me viruse ose mikroorganizma të rrezikshëm”.

Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi një hetim të thelluar mbi një aksident të mundshëm laboratorik.

Zonja Chan tha se shpreson që raporti i fundit të nxisë më shumë hetime në Shtetet e Bashkuara.

Kina e ka cilësuar të pabazë sugjerimin se COVID-19 rrodhi nga një laborator kinez.

MBËSHTETJE PER TEORINË SE VIRUSI U TRANFERUA NGA KAFSHËT TEK NJERIU

Shumë shkencëtarë besojnë se teoria që virusi ka kaluar nga kafshët tek njeriu është shumë më e besueshme. Sipas saj, virusi lindi në natyrë dhe u transferua nga lakuriqët e natës te njerëzit, drejtpërdrejt, ose nëpërmjet një kafshe tjetër.

Në një raport kërkimor të vitit 2021 në revistën “Cell”, shkencëtarët thanë se COVID-19 është koronavirusi i nëntë i dokumentuar që infekton njerëzit dhe se të gjithë virusët e mëparshëm e kishin orgjininën te kafshët.

Dy studime të botuara vitin e kaluar nga revista “Science” përforcuan teorinë se virusi erdhi nga kafshët. Sipas këtij studimi, epiqendra e parë e virusit ishte në një treg të hapur të gjësë së gjallë, në Vuhan. Shkencëtarët arritën në përfundimin se virusi ka të ngjarë të jetë transferuar nga kafshët te njerëzit në dy periudha të ndara.

“Literatura shkencore përfshin në thelb artikujt kërkimore origjinale që mbështesin origjinën natyrore të virusit”, tha Michael Worobey, biolog në Universitetin e Arizonës, i cili ka studiuar në mënyrë të vazhdueshme origjinën e Covid 19.

Ai tha se i sheh me rezerva përfundimet e shërbimeve inteligjente, mbasi ata nuk kanë ekspertizë shkencore për të kuptuar të dhënat më të rëndësishme. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më transparente dhe të botojnë raportin e ri të Departamentit të Energjisë.

Përfundimet e Departamentit të Energjisë dalin në dritë në kohën kur ligjvenësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve kanë kërkuar hetime për të gjitha aspektet e pandemisë, përfshirë origjinën, si dhe pretendimet se zyrtarët u përpoqën të fshinin faktin se virusi rrodhi nga një laborator në Vuhan.

Në fillim të këtij muaji, në kuadër të përpjekjeve për hetime, republikanët dërguan letra në adresë të Doktor Anthony Fauci, Drejtores së Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, Sekretarit të Shëndetësisë Xavier Beccera, si edhe disa zyrtarëve të tjerë.

Zoti Fauci, i cili tani ka dalë në pension, por ka shërbyer si eksperti më lartë në vend mbi sëmundjet infektive, si nën udhëheqjen e presidentëve republikanë edhe të atyre demokratë, i ka cilësuar kritikat e Partisë Republikane si të pakuptimta.

Republikani Mike McCaul, kryetar i Komisionit të Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve i ka kërkuar administratës së Presidentit Biden informacion të plotë mbi raportin dhe të dhënat rreth tij.

Zoti Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nënvizoi se Presidenti Joe Biden beson se është e rëndësishme të mësohet se çfarë ka ndodhur për të bërë të mundur parandalimin e pandemive të tjera, por se puna kërkimore duhet të bëhet në mënyre të sigurtë dhe sa më transparente ndaj pjesës tjetër të botës.

Marrë nga VOA

covid-19 origjina e covid

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin