28 February 2023, 20:55
Nga I.A
Takimi i Kurti-Vucic
GJERMANI- Pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandçr Vuçiç pranuan të hënën në Bruksel propozimin franko-gjerman për një marrëveshje normalizimi mes dy vendeve, politikanët opozitarë në të dy vendet e kritikuan marrëveshjen dhe akuzuan Kurtin dhe Vuçiç për tradhti.
Der Standard shkruan se marrëveshja prej njëmbëdhjetë pikash bazohet në traktatin bazë franko-gjerman ndërmjet RFGJ-së dhe RDGJ-së nga viti 1972, por nuk do të rezultojë që Kosova të jetë në gjendje të bëhet anëtare e OKB-së, sepse fuqitë e vetos së Rusisë dhe Kinës janë kundër saj. Megjithatë, përmes marrëveshjes, Serbia merr përsipër të mos e pengojë më tej Kosovën në rrugën e saj drejt organizatave të tjera ndërkombëtare.
Integriteti territorial
Me marrëveshjen, të dy shtetet pranojnë barazinë e të gjitha shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre. Kjo është e rëndësishme sepse Serbia gjithmonë ka pasur pretendime territoriale ndaj Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet gjithashtu të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet e tyre përkatëse kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.
Kishës Ortodokse Serbe i është dhënë statusi i mbrojtjes në Kosovë. Është planifikuar gjithashtu një shkallë e arsyeshme e vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë. Këtu përfshihet mundësia e mbështetjes financiare nga Serbia. Serbia insiston për një asociacion të komuniteteve serbe në Kosovë, për të cilin ende nuk është negociuar. Deri më tani ka një propozim nga Fondacioni gjerman Friedrich Ebert që është në përputhje me ligjin kosovar.
Eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber beson se për integrim të qëndrueshëm të serbëve të Kosovës është e nevojshme që shteti serb të largohet nga Kosova dhe të kthehet mbrapsht transformimi autoritaro-kriminal në komunitetet me shumicë serbe. Megjithatë, propozimi nuk do ta përfshinte këtë. Në Kosovë, ekziston shqetësimi se lidershipi në Beograd mund të keqpërdor asociacionin e komunave për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës.
Bordi Mbikëqyrës
BE e publikoi marrëveshjen në faqen e saj të internetit. Një komitet i kryesuar nga BE-ja do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes. Kurti tha se është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen që të hënën. Vuçiç, në anën tjetër, së pari dëshiron që të zbatohen marrëveshjet e mëparshme, por mbi të gjitha dëshiron të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Presidenti serb, i cili ende nuk dëshiron dhe nuk do ta njohë shtetin e Kosovës, pas takimit në Bruksel tha: Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira për të ardhmen e Serbisë në paqe. E mbaj betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë, sipas së cilës Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë”.
dialogu kosove-serbi
Bota
28 February 2023, 20:52
I.A
Christian Schmidt
SARAJEVË- Ligji për pronën shtetërore ka hyrë në fuqi në Republikën Sërpska, pavarësish...
Bota
28 February 2023, 20:42
I.A
Stambolli
TURQI- Turqia u përfshi nga tërmete shkatërruese me qendër Kahramanmaraş dhe Hatay. Ndërsa mbi 44 mijë qytetar...
Bota
28 February 2023, 20:24
I.A
Arkivolet
ITALI- Ekipet e shpëtimit nxorrën më shumë trupa nga deti të martën, duke e çuar numrin e të vdekurve n...
Bota
28 February 2023, 19:54
I.A
Zelensky dhe Biden
SHBA- Përvjetori i parë i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia ka çuar në një rritje ...
Bota
28 February 2023, 19:59
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Në Palermo, për shkak të çështjeve mafioze, historia e dashurisë mes dy të rinjve u pengua r&eu...
Bota
28 February 2023, 19:33
A.B
Shkolla
GJERMANI- Shoqatat e prindërve dhe unionet e mësuesve vijojnë të kritikojnë ashpër investimet e prapambetura n&e...
Bota
28 February 2023, 19:25
I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se propozimi...
Bota
28 February 2023, 19:22
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Një gjerman 45-vjeçar, i cili ofronte shërbime për kujdesin e fëmijëve në internet, u shpall...
Bota
28 February 2023, 19:13
I.A
Andres Manuel Lopez Obrador
MEKSIKË- Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador kritikoi të martën komentet e zyrtarëve të De...
Bota
28 February 2023, 19:05
I.A
Millorad Dodik
SARAJEVË- Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje & Hercegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se disa dit&eum...