LIVE UPDATES
Bota

Osmani në PE: Jemi afër një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se institucionet e Kosovës janë afër gjetjes së një zgjidhjeje siç tha “të përbashkët” lidhur shtensionimin e situatës në veri të vendit.

14 June 2023, 17:13 Nga a.l
Osmani në PE: Jemi afër një zgjidhjeje për situatën
Vjosa Osmani

FRANCË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se institucionet e Kosovës janë afër gjetjes së një zgjidhjeje siç tha “të përbashkët” lidhur shtensionimin e situatës në veri të vendit.

"Jam vazhdimisht kontakt, në diskutime me partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë me shtetet individuale të Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe do të thosha që jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët. Janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen, por kam besimin e plotë se kjo sfidë do të tejkalohet sepse rruga përpara duhet të jetë rrugë e përbashkët”, tha presidentja Osmani.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media në Strasburg të Francës, pak pas një fjalimi në Parlamentin Evropian, në të cilin u bëri thirrje serbëve të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtat që u takojnë me Kushtetutë, ndërsa shprehu përkushtimin e institucioneve për përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të tyre.

“Sot ne nuk është që thjeshtë flasim për të drejta të njeriut, ne veprojmë në bazë të tyre, qëndrojmë si kampionë të palëkundur dhe të vendosur për të mbrojtur dhe promovuar këto të drejta për cdo qytetar të Republikës sonë të re, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo të tjera. Në këtë frymë të gjithëpërfshirjes u bëj thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtat e tyre të avancuara në Kushtetutën e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi për t’u siguruar se ju ndiheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar”, tha presidentja Osmani. 

Ajo tha se Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ende përballen me sfida të sigurisë për shkak të siç u shpreh forcave keqdashëse që kërkojnë të nxisin përçarje. Këto sfida, theksoi presidentja Osmani, mund të tejkalohen vetëm nëpërmjet partneritetit dhe aleancave.

“Mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, paraqet një rrezik të madh të sigurisë për tërë kontinentin e Evropës, ndërsa e len rajonin të brishtë ndaj aktorëve keqdashës dhe kërcënimeve. Integrimi i rajonit tonë nuk është thjeshtë i rëndësisë madhore, është i rëndësisë strategjike”, tha ajo.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke shprehur mirënjohjen për rreshtimin e Kosovës në linjë me sanksionet evropiane kundër Rusisë pas agresionit në Ukrainë, theksoi rëndësinë e përpjekjeve për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“Jemi shumë të ndërgjegjshëm për sfidat dhe pasojat që zhvillimet e fundit në vendin tuaj mund të kenë për qëndrueshmërinë në rajon si dhe nevojën e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të nënvizuar përfitimin që vjen nga shtensionimi dhe bashkëpunimi, në vend të përballjes”, tha zonja Metsola.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë vënë në përpjekje për të nxitur uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa kanë kritikuar qasjen e qeverisë në Prishtinë ndaj zhvillimeve atje./ VOA

vjosa osmani ne pe

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...