2 November 2023, 20:23
Nga I.A
Petrit Malaj dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj. Osmani e uroi Malajn për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.
Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.
“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në takim me ambasadorin Malaj, Osmani tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.
Presidentja Osmani, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë te Serbia dhe aplikimit të masave ndëshkuese ndaj saj. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm dhe shtruan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të arritura deri tani.
petrit malaj vjosa osmani
Bota
2 November 2023, 19:50
h.k
Foto ilustruese
EUROPË-Stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore të enjten, duke vrarë gjashtë persona dhe duke detyruar shko...
Bota
2 November 2023, 19:41
h.k
Medvedev
RUSI-Një aleat kryesor i Presidentit Vladimir Putin paralajmëroi Poloninë të enjten se shteti anëtar i NATO-s tani konsi...
Bota
2 November 2023, 19:09
h.k
Vladimir Putin
RUSI-Vladimir Putini nuk është më ai i pari. Ka kaluar tashmë mbi një dekadë që kur presidenti rus shfaq...
Bota
2 November 2023, 18:35
h.k
Whatsup
SHBA-WhatsApp ka hedhur për testim në programin e testimeve për risitë e saj, beta, një përditësim të ri. ...
Bota
2 November 2023, 18:16
h.k
Izraeli
IZRAEL -Të martën, Amnesty International akuzoi ushtrinë izraelite se ka gjuajtur me fosfor të bardhë në qytetin jugo...
Bota
2 November 2023, 17:43
h.k
E dyshuara dhe viktimat
BRITANIA E MADHE-Detektivët janë duke kontrolluar shtëpinë e Erin Patterson pasi ajo u arrestua për ushqim...
Bota
2 November 2023, 17:32
h.k
Vladimir Putin
RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e ratifikimit të Traktatit Gj...
Bota
2 November 2023, 17:23
h.k
Hashim Thaçi
KOSOVË -Dhomat e Pak Speciale kanë ushtruar disa kontrolle në banesa të ish-këshilltarëve të ish-Pre...
Bota
2 November 2023, 17:08
h.k
IZRAEL-Prindërit e dëshpëruar të 32 fëmijëve të rrëmbyer nga Hamasi iu lutën mbrëmë grupit terrorist t'...
Bota
2 November 2023, 16:36
I.A
Antony Blinken dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sërish drejt Lindjes së Mesme t&eu...