LIVE UPDATES
Bota

Papa Leoni XIV paralajmëron dhe inkurajon Evropën

Në qytetin Metz, në lindje të Francës, Papa u bëri thirrje evropianëve për një "dialog me durim” për të kapërcyer luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

30 September 2026, 07:57 Nga E.d
Papa Leoni XIV paralajmëron dhe inkurajon Evropën
Papa Leon XIV

"Kontributi që një Evropë e organizuar dhe e gjallëruar mund t'i japë qytetërimit është i domosdoshëm për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore.” Në ditën e fundit të vizitës së tij katërditore në Francë, Papa Leoni XIV, në fjalimin më të rëndësishëm politik të udhëtimit, theksoi rëndësinë e Evropës dhe i bëri thirrje asaj të angazhohet më shumë për paqen në kontinent, si dhe të mbetet e hapur ndaj migrantëve.

Në qytetin Metz, në lindje të Francës, Papa u bëri thirrje evropianëve për një "dialog me durim” për të kapërcyer luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Për këtë, sipas tij, nevojitet "guxim në negociata” dhe gatishmëria për të "hequr dorë nga disa pozicione për të mirën më të madhe të paqes”.

Në fushëbetejat e dikurshme

Fjalët e tij u thanë në një vend në lindje të Francës që, si pak vende të tjera, pasqyron historinë e trazuar të Evropës. Metz ndodhet në një rajon që gjatë shekullit të kaluar ka ndryshuar disa herë përkatësinë shtetërore. Pas Luftës Franko-Gjermane të viteve 1870/71, qyteti i përkiste Perandorisë Gjermane; pas Luftës së Parë Botërore u rikthye në Francë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua sërish nga Gjermania, përpara se në vitin 1944 të bëhej përsëri francez. Shumë toka bujqësore në këtë zonë ishin dikur fusha beteje.

Pikërisht për këtë arsye, Metz ka sot një rëndësi të madhe simbolike. Qyteti përfaqëson transformimin nga armiqësia në bashkëpunim. Armiqtë e dikurshëm janë bërë partnerë të ngushtë që sot mbështesin së bashku procesin e integrimit evropian. 

Pse Metz?

Vetë Papa kishte insistuar që mesazhin e tij për paqen ta përcillte nga Metz. Këtë e bëri të ditur kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve të Francës, Kardinali Jean-Marc Aveline, pak para fjalimit të Papës. Destinacionet Paris dhe Lourdes ishin vendosur që më parë. Gjatë planifikimeve, Aveline i kishte propozuar Papës edhe disa vende të tjera në Francë, përfshirë edhe Metzin. Në takimin e radhës, Leoni kishte zgjedhur menjëherë Metzin, "për shkak të Evropës”.

Vizita në Metz u shndërrua në një homazh për Robert Schumanin. Schumani (1886-1963), i lindur në Luksemburg dhe me shtetësi fillimisht gjermane, ishte një burrë shteti francez dhe një nga etërit themelues të idesë së Evropës së bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Si ministër i Jashtëm i Francës, ai promovoi pajtimin franko-gjerman, punoi për bashkimin e Evropës dhe në vitin 1958 u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian. Në një kishë të vogël pranë Metzit, ku kishte jetuar për shumë vite, ai u varros pas vdekjes. Prej më shumë se 30 vitesh po zhvillohet një proces kishtar për lumnimin e tij. 

Edhe qendra e kongreseve ku foli Papa mban emrin e tij: Qendra e Kongreseve "Robert Schuman”. Në fjalimin e tij, Papa e citoi Schumanin më shpesh sesa papët paraardhës që përmendi. Ai tha: "Schumani, i cili përjetoi kufij shtetërorë që ndryshonin vazhdimisht, ndihmoi në vendosjen e themeleve të një Evrope që ishte e vetëdijshme për urgjencën e rrëzimit të mureve që e ndanin.”

Kritika ndaj riarmatosjes

"Sot marrëdhëniet mes njerëzve dhe mes shteteve po bëhen gjithnjë e më barbare”, tha Papa gjatë thirrjes së tij për një Evropë të bashkuar dhe paqësore. Kontinenti që pas vitit 1945 arriti të kapërcejë urrejtjen dhe armiqësinë mund t'i japë fund kësaj spiraleje negative. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare dhe multilateralizmi janë kundërpeshat më të mira ndaj çdo vullneti për dominim që mbështetet te konfliktet. Përballë kësaj, ai vendosi atë që e quajti "iluzioni i riarmatosjes”.

Kur theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare dhe të rregullave detyruese ndërkombëtare, fjalimi i Papës së parë amerikan në krye të Kishës Katolike u perceptua gjithashtu si një kritikë ndaj politikës së SHBA-së nën presidentin Donald Trump, i cili është fokusuar në forcimin e pushtetit të vet dhe ka hequr dorë nga shumë angazhime ndërkombëtare të vendit të tij. 

A po i referohej Trumpit?

Pak para nisjes nga Roma, Papa përshëndeti gazetarët që e shoqëronin në avion. Midis tyre ishte edhe korrespondenti i CNN-it, i cili e pyeti për përjashtimin e mediave kritike, përfshirë CNN-in, nga raportimi në Shtëpinë e Bardhë.

"Në avionin e Papës të gjithë janë të mirëpritur”, u përgjigj Leoni. Për të, është "shumë e rëndësishme që raportimi të jetë i plotë dhe që kushdo të ketë mundësinë e informimit”. Edhe në apelin e tij për trajtimin njerëzor dhe dinjitoz të refugjatëve mund të vëreheshin paralele me situatën aktuale në SHBA.

Megjithatë, në këto tema politike, Papa nuk theksoi vetëm distancën nga administrata aktuale në Uashington. Fjalimi i tij, në çdo pjesë ku shprehte vlerësim për idenë evropiane dhe për evropianët, tingëllonte si një kundërpërgjigje e qetë ndaj Papa Françeskut.

Papa Françesku, jezuiti nga Argjentina, gjatë udhëtimeve të tij në Evropë preferonte të vizitonte periferitë e kontinentit, kampet e refugjatëve dhe njerëzit e margjinalizuar. Ai nuk arriti kurrë në Paris, Berlin, Vjenë apo Madrid. Që në vitin 2014, në fjalimet para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Strasburg, Françesku kishte kritikuar ashpër një Evropë të lodhur dhe pa energji.

Kritikë ndaj legalizimit të eutanazisë

Leoni tingëlloi dukshëm ndryshe nga paraardhësi i tij. Megjithatë ai theksoi edhe përgjegjësinë e evropianëve. Kjo përfshinte mbrojtjen e pakushtëzuar të jetës dhe refuzimin e çdo forme të eutanazisë. Në Francë, gjatë verës, eutanazia u lejua me ligj në kushte të kufizuara, ndërsa në disa vende të tjera evropiane po zhvillohen diskutime të ngjashme për rregullime ligjore.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, mandati i të cilit përfundon pas pak muajsh, në frymën e Schumanit foli për një "Evropë që mbron, bashkon dhe vepron”. Sipas tij, kjo Evropë duhet të jetë "sovrane, e bashkuar dhe demokratike”, e frymëzuar nga projekti i paqes dhe mirëqenies që synuan etërit themelues.

Metz, një nga vendet në zemër të Evropës së dikurshme të shkatërruar nga luftërat, u bë për Leonin një shembull pozitiv përballë konflikteve që vazhdojnë në botë. Metz dhe rrethina e tij dëshmojnë se "pajtimi është i mundur vetëm kur ekziston guximi për të thyer zinxhirin e mllefit”, tha ai në paraqitjen e tij të fundit publike gjatë kësaj vizite, në predikimin në katedralen e qytetit.

Edhe aty, ashtu si në çdo ditë të kësaj vizite në Francë, Papa u prit me duartrokitje dhe entuziazëm./DW

papa leoni xiv evropë francë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin