LIVE UPDATES
Bota

Partia në pushtet në Japoni humbet shumicën në zgjedhje, kryeministri përballet me një të ardhme të pasigurt

Në zgjedhjet për Parlamentin japonez, partia në pushtet LDP e kryeministrit Shigeru Ishiba dhe partneri i saj Komeito pësuan humbje të mëdha. A do të jetë Ishiba kryeministri japonez me mandatin më të shkurtër?

28 October 2024, 15:17 Nga r.ll
Partia në pushtet në Japoni humbet shumicën në zgjedhje,
Shigeru Ishiba

JAPONI- Kryeministri konservator i Japonisë Shigeru Ishiba përballet me një të ardhme të pasigurt pasi koalicioni i tij qeverisës humbi shumicën në zgjedhjet për dhomën e ulët të parlamentit. Partia e tij Liberal Demokratike (LDP) e tronditur nga një skandal donacionesh dhe partneri i saj i vogël Komeito, do të mbajnë vetëm 215 nga 465 mandatet në parlament, duke humbur kështu objektivin e tyre minimal për të mbajtur të paktën shumicën. Më parë, kampi i koalicionit qeveritar qeveriste me një shumicë komode prej 288 mandatesh në dhomën e ulët të parlamentit. Ishiba tani duhet të përpiqet të gjejë partnerë të tjerë për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Ishiba u bë kryeministër vetëm në fillim të tetorit

Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike Kushtetuese e Japonisë e ish-kryeministrit Yoshihiko Noda, e shtoi dukshëm mbështetjen, por gjithashtu nuk ka një shumicë.

Parlamenti tani duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme brenda 30 ditëve, më pas të dyja dhomat duhet të votojnë për kryeministrin. Po të zgjidhet Ishiba, ai do të formojë një kabinet të ri. Megjithatë, nëse Parlamenti zgjedh një kryeministër të ri, mandati i Ishibas do të ishte më i shkurtri në Japoninë e pasluftës, siç theksohet nga mediat japoneze pas zgjedhjeve të dhomës së ulët. Ishiba u bë kryeministri i ri i Tokios në fillim të tetorit.

Kampi opozitar në Japoni i fragmentuar

Nëse askush nuk merr shumicën në votimin për kryeministrin në Parlament, mund të zhvillohet një balotazh midis Ishiba dhe Nodas. Gjatë zgjedhjeve për në dhomën e ulët, partia e Nodës përfitoi kryesisht nga zemërimi i votuesve pas skandalit të donacioneve për partinë LDP. LDP-ja dhe partia e Nodës pritet të fillojnë të bisedojnë me partitë e tjera opozitare me synimin për të krijuar një koalicion apo aleancë. Kampi i opozitës në Japoni është shumë i fragmentuar.

Skandale tronditën partinë në pushtet

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryetar i LDP dhe fillimit të detyrës si kryetar i qeverisë në fillim të tetorit, Ishiba shpalli zgjedhje të reja për të siguruar mbështetje për politikën e tij të reformës. Të dyja funksionet janë të lidhura ngushtë. Paraardhësi i tij, Fumio Kishida, dha dorëheqjen në gusht, pasi LDP humbi masivisht popullaritet pas një skandali të donacioneve partiake. Për më tepër, reputacioni i partisë vuajti nga inflacioni i lartë.

Ishiba, 67 vjeç, kishte bërë të ditur se donte të rigjallëronte rajonet e dobëta ekonomikisht dhe t'i përgjigjej rënies së popullsisë së Japonisë me masa miqësore për familjen, siç është orari i zhdërvjellët i punës. Ai foli gjithashtu në favor të një aleance ushtarake rajonale sipas modelit të NATO-s - por tha edhe se kjo "nuk do të ndodhte brenda natës"./DW

zgjedhjet ne japoni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin