LIVE UPDATES
Bota

Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika! WSJ: Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake

Muajin e kaluar, Jennifer Hegseth thuhet se mori pjesë gjithashtu në një takim me dyer të mbyllura në Bruksel gjatë takimit ministror të NATO-s, i cili përfshinte përfaqësues të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një grup prej rreth 50 vendesh që koordinon ofrimin e armëve dhe ndihmës për Kievin.

29 March 2025, 22:37 Nga r.ll
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën
pete dhe jennifer hegseth

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth po përballet me kritika të reja pas zbulimeve se gruaja e tij, Jennifer, mori pjesë në dy takime zyrtare me zyrtarë ushtarakë të huaj, ku u diskutuan çështje të klasifikuara. Sipas Wall Street Journal, një nga takimet u zhvillua më 6 mars në Pentagon me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes John Healey, një ditë pasi SHBA njoftoi se po ndalonte ndarjen e inteligjencës ushtarake me Ukrainën.

Takimi u zhvillua në një kohë kritike për aleancën transatlantike dhe kishte të bënte, ndër të tjera, me arsyetimin e këtij vendimi si dhe me veprimet e ardhshme të përbashkëta ushtarake. Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të tjerë të lartë, si Admirali Tony Randakin, kreu i forcave të armatosura britanike. Nuk dihet nëse Jennifer Hegseth ka ndonjë nivel sigurie, dhe Pentagoni nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

Muajin e kaluar, Jennifer Hegseth thuhet se mori pjesë gjithashtu në një takim me dyer të mbyllura në Bruksel gjatë takimit ministror të NATO-s, i cili përfshinte përfaqësues të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një grup prej rreth 50 vendesh që koordinon ofrimin e armëve dhe ndihmës për Kievin. Aty shkëmbeheshin informacione që nuk ishin të destinuara për botim, si donacione anonime nga shtetet.

Përkundër faktit se një ministër mund të ftojë këdo që dëshiron në takime të tilla, sipas zyrtarëve të Pentagonit, ftesat janë të kufizuara për ato me leje përkatëse sigurie. Në takime të tilla respektohen rregulla strikte të konfidencialitetit, me kontroll të hyrjes dhe masa të shtuara sigurie.

"Kur keni takime me ministra ose zyrtarë të lartë të NATO-s, bisedat pothuajse gjithmonë përfshijnë çështje të ndjeshme të sigurisë kombëtare," tha ish-sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Chuck Hagel. "Prania e një gruaje ngre pyetje: pse është ajo atje? Cili është roli i saj? Kjo krijon siklet dhe konfuzion për atë që mund të thuhet para saj."

Çështja po merr përmasa edhe më të mëdha, pasi anëtarët e Kongresit nga të dyja palët kanë shprehur shqetësime kur u zbulua se Hegseth dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë përdorën aplikacionin Signal për të organizuar dhe ekzekutuar një sulm ajror kundër Houthis në Jemen, biseda në të cilat dyshohet se u panë edhe nga një gazetar. Senatorët Roger Wicker (republikan) dhe Jack Reed (demokrat) i dërguan një letër Inspektorit të Përgjithshëm të Pentagonit, duke kërkuar një hetim mbi incidentin.

Përveç gruas së tij, Hegseth shoqërohet shpesh nga vëllai i tij Philip Hegseth, një producent podcasti në Institutin Hudson. Sipas një zëdhënësi të Pentagonit, Filipi kohët e fundit mori një rol ndërlidhës midis Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Pentagonit. Dy vëllezërit vizituan së bashku Guantanamon muajin e kaluar dhe morën pjesë në takime me forcat aleate në Azi. Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk ka komentuar përfshirjen e Philip Hegseth. Jennifer Hegseth, e cila punoi për vite në televizion dhe u takua me bashkëshortin e saj kur ai ishte producent në shfaqjen "Fox & Friends", u martua me Pete Hegseth në vitin 2019.

pete hegseth jennifer hegseth

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin